“Të gjithë anëtarët e gjykatave ngelën në Vetting”, raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Ja pse po vonohet Reforma në Drejtësi

24 Nëntor 2019, 14:45Politika TEMA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka hartuar një raport për krijimin dhe funksionimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, duke monitoruar procesin në periudhën nga prilli i vitit 2018 deri në marsin e këtij viti.

Pjesë e raportit është i gjithë procesi i ngritjes së institucioneve të reja; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi por edhe veprimtaria e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm si dhe veprimtaria e Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në ngritjen e KLGJ.

Në vlerësimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, pavarësisht nga të gjitha vonesat, pengesat dhe sfidat, reforma gjyqësore vijon të sjellë rezultate sa i takon krijimit dhe funksionimit të organeve të reja të drejtësisë.

Por KSHH vëren se një prej faktorëve për vonesat e zbatimit të reformës në drejtësi janë ritmet e ngadalta të vettingut.

“Një faktor tjetër ndikues në zbatimin e ngadaltë të të gjithë reformës kanë qenë ritmet jo dinamike të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, disa prej të cilëve ishin njëkohësisht kandidatë për institucionet e reja të qeverisjes së drejtësisë”, shkruhet në raport.

Komiteti shqiptar i Helsinkit vëren se “Pastrimi i sistemit filloi nga gjykatat më të larta, nga ku rezultoi se gati të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë u shkarkuan dhe një minorancë e tyre u dorëhoqën, ndërkohë që edhe Prokurori i Përgjithshëm dha dorëheqjen gjithashtu. Ky proces kemi mendimin se evidentoi se sa urgjente ishte reforma në drejtësi”.

Por nga ana tjetër emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj është penguar, duke krijuar një pengesë tjetër të aksesit në drejtësi të qytetarëve në një periudhë të konsiderueshme.

3 komente në ““Të gjithë anëtarët e gjykatave ngelën në Vetting”, raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Ja pse po vonohet Reforma në Drejtësi”

  1. Tiranasi2020 says:

    Te githe duhen fshire si hajduter.

  2. Luli says:

    Sistemi I drejtesise Shqiptare kishte ngritur organizaten e tyre me emrin KCK e cila dote mbroheshe nga Sali Berisha dhe Ilir Meta

  3. h says:

    Se gjykatesit ,prokuroret dhe gjykatat shqiptare jane te gjithe per ne litar,
    nuk mund ta kete fajin vettingu.
    Ai perfaqson BE dhe USA.Pa ata do vazhdonin te vidhnin ,korruptonin dhe ushqenin kriminalitetin.
    Poshte drejtesia shqiptare.Rrofte USA dhe BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje