Përplasja me SHBA-BE, pas Mic Sokolit e Avni Rustemit, 'sovranisti' Ilir Meta u 'tregon' ndërkombëtarëve se kush ishte Mujo Ulqinaku

24 Nëntor 2019, 13:31Politika TEMA

Në kulmin e një betejë të shpallur më ndërkombëtarët në emër të sovranizmit, duke i akuzuar këta të fundit se po i sjellin dëm Shqipërisë, presidenti Meta vendos të dekorojë Mujo Ulqinakun, njeriun e identifikuar me 7 Prillin, duke u kujtuar ta potencojë si vlerë kombëtare tani në nëntor.

Megjthatë, për të karguar çdo spekullim, Meta potencon arsyen, duke thënë:  “Kush më shumë se Mujo Ulqinaku, simboli i rezistencës kundër pushtimit fashist, e meriton këtë Dekoratë me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut”.

“Për heroizmin, trimërinë dhe sakrificën më sublime në mbrojtje të sovranitetit territorial të atdheut, lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, si shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë, si simbol i mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, si model i ushtarakut që i qëndron deri në fund betimit para Flamurit Kombëtar”, thuhet në dedikimin e kreut të shtetit.

Por nuk ka sesi të mos lexohet mes rreshtash të fjalët e mëpastajme të Metës, pikërisht përplasja e tij me ndërkombëtarët, ku pra, Mujo Ulqinaku zgjidhet në këtë rast si një vetëidentifikim me njeriun që shkrehu armë, për koiçidencë, drejt perëndimit nga po vinte pushtimi, ai fashist. Në këtë pikë, Meta i kujton Europës disa mëkatë të saj.

“Shumë vende të tjera në Europë ndihen të turpëruara se nuk bënë asnjë rezistencë ndaj pushtimit Nazifashist. Ne shqiptarët jemi krenarë se kemi historinë e lavdishme të Heroit tonë të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, që bashkë me disa shqiptarë të vërtetë, edhe pse të braktisur, i treguan mbarë botës se dinjiteti kombëtar dhe besnikëria ndaj Flamurit Kombëtar janë më të rëndësishme se jeta pa dinjitet dhe pa liri”, shkruan Meta, që më shumë ngjan se i ka këto fraza për ata me të cilët kë tashmë një konflikt të hapur në emër të sovranizmit.

Shqiptarët e thjeshtë shpesh kanë bërë atë që udhëheqësit tanë duhet të bënin të parët!”, përfundon kreu i shtetit.

Kujtojmë se Mujo Ulqinaku ka qenë te emrat që Meta përzgjodhi muaj më parë për t’u identifikuar me ta në kuadër të një beteje politike me fokus ndërkombëtarët e Reformësnë Drejtësi. Aty ai përmendi se do ishte një Mic Sokol, një Avni Rustem, apo pra dhe një Mujo Ulqinak. /tesheshi.com/

4 komente në “Përplasja me SHBA-BE, pas Mic Sokolit e Avni Rustemit, ‘sovranisti’ Ilir Meta u ‘tregon’ ndërkombëtarëve se kush ishte Mujo Ulqinaku”

  1. Ivan i madh says:

    Ky është njeriu me i pa cipet i Shqiperise dhe me maskarai pa shtylle kurizore që ngreh vepren e lavdishme te heroit Mujo Ulqinakut dhe shan manarkine. Kur ky mostra bashke me bucen e tij i Moniken priten me lule familjen e satrapit Zog ne Rinas që la heroin dhe bashkeluftetaret e tij ne balte . Kjo familje le që është hajdute dhe e koruptuar po dhe hipokrite dhe është shume e peshtire per shqipetaret dhe popullin shqipetar.

  2. Lirka says:

    Mujo Ulqinaku ishte thjesht ushtar i Abaz Kupit ku bashke me nje grup vullnetaresh kryesisht nga fshatrat e Krujes dhe qyteti i Durresit luftuan kundra Italise me dt 7 prill . Paradoksi eshte se Mujo Ulqinaku eshte hero ( me te drejte ) Abaz Kupi eshte tradhetar .

  3. Spartakos Thraks says:

    Nuk i bëj krah Metës, por të vërtetës dhe nuk ka rëndësi arsyeja ose qëllimi që ka ai për këto që ka deklaruar.
    Dekorimi i Mujo Ulqinakut është vepra më e lartë për nderimin e tij 80 vite mbas rënies së tij duke kryer detyrën.
    Nuk ka asnjë keqkuptim për këtë figurë se nuk ka qenë as komunist as ballist.
    Në rast se ky vendim dekorimi nuk i pëlqen Italisë, Gjermanise dhe Europes, është problem i tyre, por ka akoma disa vende që këtë veprim do ta përshëndesin me respekt. Se është Heroi i parë që la jetën kundra fashizmit.

  4. Agim says:

    Tradhetaret kriminelet meritojn vdekjen si caushesku i rumanis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje