Një test mjekësor për Ilir Metën s’do ishte fundi i botës! Eshtë dakord dhe vetë Presidenti

24 Nëntor 2019, 14:16Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk është një qenie e epërme që të mos preket nga sëmundjet, pasi frymor është dhe ai, pavarësisht që shumicën e kohës e harxhon me përgatitje fizike, ngjitje të mal apo dhe në vilën e tij në Gjirin e Lalzit.

Në ato momente ku gjendet në zyrën e tij apo në krye të punëve të Presidencës, tonalitetet e larta që ka përdorur në përballjen me miqtë tanë ndërkombëtarë, kanë lënë një shije të hidhur tek qytetarët shqiptarë që besojnë në masën 99% tek SHBA dhe BE.

As Berisha kur ka qënë President nuk ka arritur kaq larg në akuzat ndaj SHBA, siç ka arritur presidenti aktual që akuzon SHBA se është përzier në përpunimin dhe trafikun e kokainës në Xibrakë, akuzon BE me çfarë i del përpara, madje dhe e shantazhon ambasadorin me video.

Nuk mund të kalohet pa përmendur dhe etiketimi i ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë të Uashingtonit dhe Brukselit si “palaço” e “vagabondë” dhe kërcënuar se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për ta, me argumentin se po shkelin Kushtetutën, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë.

“Gabimi” që kanë bërë partnerët tanë ndërkombëtarë sipas Presidentit Ilir Meta fillon me njohjen e 30 qershorit dhe rrëzimin e dekreteve të tij, për këtë shpalli “non grata” ambasadorin e OSBE Bern Borchardt, dhe guxuan e sygjeruan që ngërçin e Kushtetueses ta zgjidhim në “Venecia”.

Këto sollën acarimin e Metës, i cili në një mënyrë të ngjashme me liderin e një kohe të shkuar që nuk duam ta kujtojmë, bëri thirrje për të marrë vetë shqiptarët, pa partnerët, fatin e vendit në dorë, për të mbrojtur sovranitetin nga ambasadorët.

Askush të mos mendojë se në momentet kur zëdhënësi i tij del dhe mban qëndrim në emër të Presidencës, flet me fjalët e tij apo me kokën e tij, por vetëm me urdhër dhe diktim të Metës.

Ndërkohë që ditën e sotme Meta ka kërcënuar se nëse mazhoranca prek Kushtetutën për të ndryshuar institucionin ku do të bëhet betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe më gjërë, në përpjekje për të shmangur bllokimin e institucioneve, Presidenti do të hyjë në Parlament, bashkë me popullin për ta bllokuar këtë proces.

Nuk do të ishte aspak dinjitoze që shqiptarët ta përjetonin një moment të tillë, për të parë Presidentin të mbuluar nga gazi lotsjellës apo larg qoftë pas qelive të burgut si një keqbërës i rëndomtë. Ka plot akuza të tjera që mund ta bëjnë një të gjykuar më dinjitoz Metën.

Duke mbajtur shënim këto qëndrime radikale, që pavarësisht se të gjithë kanë mirësinë të mos i marrin seriozisht, por që dalë nga goja e Presidentit, dhe shoqëruar me gjeste aspak frymëzuese për shqiptarët, si përshëndetja “alla Duçe”, nderimi ushtarakisht i një gardisti, fotot në pozicione aspak të përshtatshme, ia vlen të mendojmë se duhet një test mjekësor.

Fundja nuk është fundi i botës nëse kërkohet që shëndeti i i Presidentit të “skanohet” nga koka e deri te këmbët, pasi dhe ndërkombëtarët që na kanë ndihmuar më gjithfarlloj ekspertësh për reformën në drejtësi dhe kudo, do të na e gjejnë një “treshe” mjekësore sa për te kaluar në test Ilir Metën.

Madje dhe vetë Ilir Meta ka deklaruar se është gati t’i nën shtrohet një testi të tillë, në përpjekje për të sifiduar Edi Ramën, deklaratë e bërë një muaj e gjysmë më parë.

“Duhet të jemi të qartë se presidenti vetëm e ka mbrojtur Kushtetutën. Le të thotë dikush se cilin nen ka shkelur presidenti. Unë nuk ndaloj as Komisionin e Venecias, as Kushtetuesen dhe as OKB-në që të çmendet, por të jeni të sigurt se jam i gatshëm kurdoherë që të kontrollohem në çdo raport mjekësor dhe çdo kontrolli tjetër nëse mendoni se përdor ndonjë doping apo tjetër gjë.

Kjo histori ka mbaruar dhe Kushtetuta e Shqipërisë ia jep të drejtën për datën e zgjedhjeve vetëm presidentit. A është anulimi i zgjedhjeve një akt normal. Jo nuk është. Situata ka qenë alarmante, ju e dini me gaz, keni parë demonstrues të plagosur, keni parë policë të plagosur”, ka thënë Meta më 8 tetor të këtij viti.

Do të qetësoheshin të gjithë nëse do të shpjegoheshin dhe shkencërisht dhe me terma mjekësore të gjitha lëvizjet më të fundit të Ilir Metës, nga pozicioni i Presidenti të Republikës./ M.Nikaj

19 komente në “Një test mjekësor për Ilir Metën s’do ishte fundi i botës! Eshtë dakord dhe vetë Presidenti”

  1. shqip says:

    Eshte pak si me te hedhur kjo teori. Dmth tre mjeke e nxjerrin si jo normal menderisht, dhe ky nuk shkon ne qeli. Me pak fjale, i çmenduri nuk gjykohet. Gezuar Ramazonin, floririn vilat, plus parate e bllokut qe flene ne Offshore!

    1. Edkari says:

      Presidentit ti behet nje kontroll per shendetin mendor dhe nje kontroll ne se eshte perdorues i lendeve narkotike e jo perpara se kontrolli per perdorim te lendeve narkotike ti behet Kryeministrit Edi Rama.Kryeministri nuk ka nevoje per kontroll te shendetit mendor mbasi ka qene pacient i spitalit psiqik e kartela e tij klinike eshte e deklaruar.

  2. h says:

    Ore hiqeni mendjen se fshatari-meta nuk e liron presidencen me paqe,
    sepse e di qe nuk ka asnje mbrojtje per te shpetuar gjene e vjedhur.
    Do grindet,zihet,shaje,ofendoje,perplasi koken ne mur,te shkuli floket (zedhenesit),
    te hipi dhe kanoset nga taraca e presidences,etj,etj.
    Ky nuk pati turp kur u kap me video duke vjedhur,
    shpresoni te turperohet para nderkombetareve per ligjet ???

    1. Komentuesi says:

      Meta eshte me te meta.Duhet testuar te mjeku.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Sic do e leronte Presidencen po ta nxirrte ne shkelje Komisjoni I Venecias?!?!

  4. Kuq e zi says:

    Pra meta ben budallain dhe mbaron filmi?
    Ai qe mbron kete plan eshte me i lig se ai

  5. Jimmy Trendelina says:

    Une jam dakord qe Meta t’i nenshtrohet testeve mjeksore. Po me te njejten logjike kerkoj qe edhe Saoiu te beje te njejten gje, kurse Edvini i Anetes ti nenshtrohet testeve te droges. Tashti Iliri me Saliun po dolen te cmendur, s’kemi c;bejme, semundja nuk eshte turp, i mbyllim ne cmendine dhe kaq. Ama po na doli Edvini i Anetes i droguar nuk duhet te shkoje ne cmendine po ne BURG.

    1. pse me detyroni? says:

      Jo moj trendelina ne radhua; e shpetove nga burgu ilirin e saliun? veru veren tende perpara dhe rroçken e edit prapa.

      1. Jimmy Trendelina says:

        or ti qe detyrohesh nga te tjeret, paske ra permys per rroçken e Edvinit te Anetes. Akoma nuk e ke marre vesh zotrote qe edhe Edvini po ajo bajge si ata te tjeret eshte. Na myten torrollaket.

  6. Luli says:

    Mire thone::::::: Vdes Duchja apo Hitleri , por ngrihen mijra te tjere per te zevendesuar ata
    Dhe eshte ngritur nje Duche tjeter ,apo Hitler
    ne Shqiperin e vogel qe quhet Ilir Meta ose ne gjuhen popullore LIke floriri
    Dhe duan Shqipetaret te hyne ne EUROPE !!!!!!!!!!!!
    Kush mund te te pranoj me nje president te tille?????????

  7. Ton says:

    Ta bejne njekohesisht Edi,Meta,Sala….rroft Albini

  8. Rama says:

    Dmth like floriri test mjekësorë kurse Pashaj i surrelit jo test antidrogë?!!

  9. Pellazgos says:

    Nuk do ishte mire zoti Mero edhe nje test per ju qe mendoni se Ismail Beu dhe Frashellinjte “ngateruan” rrugen dhe shkuan ne Stamboll,kurse Epirotet dhe Arvanitasit kishin rreth 5-6 decada qe luftonin per clirim nga Osmanet?
    Loja e Fuqive te Medha me Kombin tone Ilyro Epirote qe ne marreveshje te fshehta me Turqine me turqit si Ismaili qe te mbante Epirin,Ilyrine, Kostandinopolin,Smirnen Ataturku.
    Po pse mndoni qe amerikanet “demokrate” u pergjigjen me te drejte per krimet e Milloshevicit dhe jo te Qemal Ataturkut?
    Mos kini vetem ju Mustaqe?
    Apo,o Mete per vete?
    Krimet jane krime,ska rendesi kush I ben.
    Amerika shikon vetem interesat e Saj.
    Evropa kurve bashke me American e futi Turqine edhe ne Nato nje vend Islamic,pushtues,vrases dhe i formuar nga qindra mijera pengje nga gjiri i nenave.
    Shqiperia dhe Greqia luftohen se jane problem per fashistet,turqit,amerikanet po te bashkohen.
    Jo vetem kaq,por I dhane edhe 1/3 e Qipros cifutet.
    Akoma nuk njohin Genocidin Turk kunder Epiroteve,Arvanitasve,Grekeve,Ilyreve dhe Armeneve amerikanet “demokrate “,kur vete Franca dhe Gjermania e kane njohur.
    Pse gjithe kjo Hipokrizi e Angloamerikaneve dhe cifuteve.
    Kufijte e Kombit tone Ilyro Epirote nuk jane atje ku duan te semure mendore shqipetare me Mentoret e tyre fashistet dhe turq ne Preveze,por Magna Grecia e Pirros dhe Ionia ku shkel Turqia eshte Adheu jone.

    1. Pellazgjak. says:

      Pellazgos,
      Eshte mire qe edhe ti ti keputesh nje vizite tek mjeku. Clidhje kane keto qe thua me artikullin e mesiperm? Ke nje ngecje ne tru qe nuk te le te ecesh perpara.

  10. Durim says:

    Z.Nikaj!
    Ka te drejte Shqip!
    Meta i bene te qellimshme!
    Versioni i pare qe i jep mundesi per te vijuar ne politike per te vjedhur dhe grabitur eshte qe Ai te futet ne burg me status presidenti, dhe mbas kesaj ai te pretendoj se u fut brenda per poltike sepse kundershtoi Ameriken, Europen dhe Ambasadoret, etj. Ne kete rast ka ruan pasurine e vjedhur ose te korrupsioni dhed shpallet hero nderkombetar ( rus, kinez). Nese ai vizitohet dhe del i mete ose i semure menderishte ai humbet politiken, shmang SPAK dhe shpeton pasurine. Pra ka vetem nje opcion qe e ploteson kerkesen e popullit! Shkarkimin e tij nga parlamenti dhe arrestimin e tij te menjehereshem, si inagurim i fillimit te punes nga SPAK, per korrupsion. Per kete i behet nje padi per deformim ose falsifikim te vendimit te gjyqit 7%, i cili ka qene 4 kunder ose abstenim 1. Pra jo 5 me 0 sa thuhet ose ndoshta eshte shkruajtur. Dvorani e ka lene me shkrim kundershtin. Ky mund te jete kasusi per rishikim te gjyqit! Ky arrestim nuk eshte politike. Ceshtjet e tjera vijojne, nga Spak. Omarten ta harroj.
    Lufta e Mets dhe e Blushit im eshte pikerishte kjo. Blushi ka ndoshta ujdi me interese me te per ta nxjerr ne hullin qe shkruan apo poston ti zoteri. Vete Blushi po luan duke e mbrojtur politikizht, me fjali qesharake! Eshte menyre qe Blushi te mbaj nje shteg hapur vehtes.
    Shkarkimi po shtyhet per shkak te voneses se SPAK. Ne fakt politikan shqiptar dhe nderkombetaret e kane kuptuar!Prandaj qendrojne te qete ata dhe maxhoranca po heshtin. Per kercenimet per hyrje ne parlament te ILIR- Blushi im … mendoj se Sander Lleshi ka eksperiednce te lavderueshme per perdorim gazilotsjelles dhe per te bere nje dysh te fuqishem.

  11. Alban says:

    GJENDJE KRITIKE E SHENDETIT MENDOR TE PRESIDENTIT ILIR META

    – Shqiperia nuk e ka luksin te paguaje harxhet e skizofrenise te asnje politikani ne ankth

    – Politika e diplomacia nuk Jane ngritje shtange as… por shkence Zoti Meta

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pjesmarrja e Samitin te Evropes Juglindore ne Sarajeve, perjashtues dhe etniko -diskriminues ndaj nje shteti te lire dhe te pavarur si Kosova, sanksionuar edhe nga e drejta dhe Drejtesia Nderkombetare, duke i bere karshillek qeverise dhe diplomacise se Shqiperise, deshmon qarte se ashtu si dora e zeze e Beogradit dhe Moskes ne Tirane Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini edhe Ilir Meta po ben argatin e Athines, Beogradit dhe Putinit.
    Vete turravrapi i tij per te uruar fitoren e Micotaqisit ne Greqi eshte nje deshmi tjeter e ketij roli dhe misionit te tij ne sherbim te Trekendeshit antishqptar te Bermudeve Moske- Beograd- Athine.
    Kiriakos Micotaqis nuk u zgodh President por kryeminister e Greqise, pra nuk eshte homoligu i Ilir Metes, por i kryeministrit Rama.
    As Partia Demokracia e Re nuk eshte e spektrit politik te LSI-se se Ilir Metes por i perket se djathtes .
    Eshte po ky presihor, turpi i Shqiperise dhe kombit shqiptar, 95 per qind proamerikan , sulmoi ashper dhe hapur aleatin dhe mikun me te madh te Shqiperise dhe Kosoves, te mbare shqiptareve si komb SHBA-me dhe BE-ne, anetare e se ciles eshte edhe Greqia, eshte nje vetakuze per axhenden thellesisht antishqiptare dhe thelbesisht antiamerikane te Ilir Rexhep Erdoganit shqiptar, Like Flori kryehajduti dhe kryemafiozi i Shqiperise !
    Eshte kjo aresyeja qe akuzave te renda e teper te renda per shkelje te Kushtetutes se Shqiperise I shtohet edhe roli i tij obstruksionist- rrenimtar edhe ne politiken e Jashteme dhe diplomacine shqiptare, per cka ai jo vetem duhet shkarkuar, por edhe ndeshkuar ligjerisht .
    Agjenda, rendí i dites, strategjia e taktikat diplomatike nuk jane domen, perzgjedhje e vendim personal i nje personi qofte edhe President, aq me pak i nje shteti Republike Parlamentare, si Shqiperia.
    Ato jane pjese e pashkeputur dhe jetike e krejt politikes se tij dhe askush nuk mund ta vendose veten e aq me pak ti jape vetevetes kompetenca, qe nuk i ka, cka eshte edhe shperdorim i mirefillte detyre pra jo vetem shkelje kushtetute, por efhe veper penale qe prish imazhin dhe reputacionin e shtetit shqiptar.
    Edhe ky fakt deshmon se Presidenti Ilir Meta ka shenja te dukshme lajthitjeje mendore, qe edhe ne kete rast, por sidomos ne sulmet dhe akuzat skizofrenike ndaj SHBA-se e BE-se, kane kaluar ne shkalle kritike te shendetit mendor te tij, aresye madhore kushtetuese jo vetem per shkarkimin e tij te menjehershem, por edhe per izolimin e tij ne psikiatrine e Tiranes, Elbasanit apo Vlores ose ne klinika te posacme evropiane apo amerikane.
    Shqiperia nuk ka luksin te behet prehe e skizofrenise se asnje politikani si Sali Berisha apo Ilir Meta per shkak te panikut dhe stresit paratraumatik, per shkak te lemerise dhe terbimit deri ne cmenduri te tyre nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja .
    Politika dhe diplomacia nuk jane shtangizem Zoti Meta. Aq me oak ndeshje demash!
    Jane shkenca te rendesishme dhe shume me te veshtira se ngritja e shtangave, alpinizmi dhe turizmi politik si vizitat tuaja te fundit ne Gjermani per tu takuar me “strategun ekonomik “ te Lulezim Bashes dhe “ Keshilltarin e Merkelit” Henze… Azerbajxhan, Nonewhereistan….
    Bjeri mbrapa e kujdesu per shendetin tuaj mendor. Qetesohu ! Mos rri shume gjate nen Diell vere sidomos ne det…
    Plotesoja nevojat fiziologjike bashkeshortes qe te qetesoheni te dy….
    Per me shume lexo ne Google.com ose keshillohu me psikiatrin!

  12. Pellazgos says:

    Po cfare “Shqiperie” flet o Alban,per ate qe krijuan turqit te ardhur nga stambolli,apo per Arvanitasit qe luftuan per Epir,Ilyri,Greqi.
    Jane te thjeshte gjerat zoti Alban.
    Nuk mund te mburret nje Shtet islamik (sic tha edhe Bushi) me veprat dhe Qytetet Greke ne vorio Epir.
    Saranda quhej Agi Saranda,Stambolli quhej Kostandinopoleos ne kohen e Kastriotit pewr 1100 vjet Perandori Greke Bizantine.
    Gje qe tregon se te paret tane jo tuajit pertej Anatolise i thonin Polis jo Qitet nga Cita,City italisht,i thonin Agia Sofia Ilyri Kostandin dhe jo Shen Gjin,apo Shen Sofia Italisht.
    Do tru dhe Ndergjegje te krijosh Kulture,Civilizim,Dhimokratia,Dhia-Llog etj.
    Ky vend eshte i pushtuar nga njerez qe jane fillo-italiane,fillo-turq,fillo-amerikane qe mohojne epirin apo vorio epirin e Pirros.
    A nuk eshte Hipokrisia qe “historianet” shqipetare thone neper kanale mediatike qe Perandori Kostandin i Madh ishte Ilyre,por a respektohet,nderohet kjo Figure ne Al-Banistane?
    Mire qe i dini edhe Emrin.
    Kjo behet se e dini mire se cfare ka bere Kostandini ne Historine e Botes qe hoqi gjuhen latine dhe vendosi ate te Tijen,Greken.
    Cdo gje varet nga Ne zoti Alban Dega.

  13. Arber iliri says:

    Meta eshte thjesht njefshatar skrapi hajdut i lindur, thjesht, kot e ngateroni me teste mjekesore.thjesht fshatar ne mentalitet dhe hajdut ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje