Meta i mban sytë te Rama, por mendjen e ka te Basha

24 Nëntor 2019, 14:17Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Dy lëvizje dukeshin në sy të parë, me interes sot. Ajo e Metës, që paralajmëroi njerëzinë për Referendum dhe vizita e Bashës në Germani. I pari, do t’i drejtohet popullit, për të rivendosur rregullat me Kushtetutën, që duket se po lëndohet nga Rama dhe i dyti, premtoi se do të kthehet me duar plot nga Gjermania…

A janë të lidhura të dyja çështjet, me njëra-tjetrën?

Disa prej komentatorëve, mendojnë se në këtë betejë të hapur midis Presidentit dhe Kryeministrit Rama, Basha ka qëndruar i distancuar. Theksohet akoma, se në pikun e krizës, në vend të mbante qëndrim, Basha vajti të bënte dialog me fermerët e Urës Vajgurore… Bën përshtypje akoma, se pothuajse gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka ndërruar kursin plotësisht dhe në vend të demostratave, a gjërave të ngjashme, ka vendosur t’i kthehet rrugëve që karakterizojnë çdo demokraci normale. Por, para se të theksojmë nga buron kjo qetësi e tij, le t’i kthehemi titullit të shkrimit.

Referuar një pjese të komentatorëve, Meta, ka vendosur tërë arsenalin e tij mendor në çështjen e mbrojtes së Kushtetutës. Kjo pasojë e qëndrimit të socialistëve, që o kërkojnë t’i uzurpojnë kompetencat nëpërmjet emërimit të antarëve që ka të drejtë t’i emërojë ai, ose nëpërmjet ngacmimeve që i bëjnë herë pas here, nëpërmjet komisionit faktmbledhës që i thonë te veshi, se ai ka shkelur Kushtetutën.

Siç ndodh rëndomtë në Shqipëri, këto tridhjetë vitet e fundit, nuk ka beteja reale, por vringëllima armësh që kanë të bëjnë me ngjarje politike që të kërcënojnë të ardhmen, qoftë edhe të largët. Kështu që është mirë që të shihet përtej tymit të pushkëve sportive, se çfarë mund të ngjasë realisht…

Për disa analistë që gjykojnë momentin, Rama, që ka faktikisht, të gjithë llojet e pushteteve, po tenton të rrëmbejë edhe të fundit, nëpërmjet Kushtetutës. Vetë, mendoj diçka tjetër.

Rama e njeh po aq mirë sa të tjerët, që udhëheqin vende të një natyre si i yni, se ditën e fitores së madhe, duhet zbatuar Rregulla e artë e Makiavelit, që thotë: Ditën e fitores armatos të mundurit…

Të mbash tërë pushtetet, kur po zhvillohet një betejë për Reformën në Drejtësi nën syrin e ndërkombëtarëve, kur ke për thuajse çështje muajsh, përsëri problemin e Asocim-Stabilizimit dhe ca më shumë, kur arka e shtetit është jo shumë plot, duhet të jesh jo vetëm mosnjohës i rregullës së Makiavelit, por ca më pak. Unë, këtë nuk e besoj. Thjesht mendoj, se tërësia e fuqisë që ka Rama nëpër duar, tani për tani, e bën atë të testojë më me nge se kundërshtarët, sa të aftë janë palët opozitare në një betejë të ardhshme, qoftë edhe në zgjedhje lokale, apo të përgjithshme të parakohshme…

Meta, e di më mirë se të tjerët, këtë gjë. Pavarësisht sesi gjykohet nga analistët partiakë, a jo të tillë, ai mbetet një nga politikanët me instiktin më të mirë natyral politik, këto tridhjetë vjet.

Dhe besoj se, ajo që di më mirë Meta, është se rreziku real që i qëndron në krye, lidhet jo me Kushtetuesen, po me ato që mund të ndodhin, nëse nesër a pasnesër, Rama i shpie palët në zgjedhje.

Kërcënimet me shkarkim, apo ndikimet e mëdha në Reformën në drejtësi, që do të shpien edhe në kasaphanë shumë eksponentë të politikës, majtas apo djathtas, apo ndoshta gjithë klasën politike, nuk janë në dorën e Ramës. Kjo edhe sikur të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, t’i caktojë vetë me dorën e tij. Kjo pjesë e filmit është në dorë të ndërkombëtarve dhe ashtu si Meta, këtë e di dhe Rama, dhe gjithë ata që e kuptojnë realpolitikën. Ajo që mund të fitojnë palët këtu, është vetëm diçka në hapësirën kohore të kësaj beteje, që siç e theksova, s’e kanë kurrë vetë në dorë.

Meta e di mirë, se fuqia reale e tij është LSI. Dhe në këtë çast kritik, ai nuk e di se kush do të jetë fati i saj. Talenti i tij politik e mbajti atë, për 10 vitet e fundit, thuajse tërë kohën në pushtet, por sa vazhdon kjo histori?

Në 2017-ën, LSI u rrezikua tri a katër muaj para zgjedhjeve, të shtypej nga pesha e të mëdhenjve, që mund të bënin aleancë midis tyre, duke marrë secili pjesën e LSI-së, që i takonte nga rrjedhjet nëpër vite… Meta e ndaloi me një manovër brilante, kur marshoi nga zyra e tij, tek e Berishës, atë kohë… Po tani?

Basha, duket e ka kuptuar mirë, se nga zgjedhjet e 2009-ës deri në ato të 2017-ës, që ishin plot pesë, tri herë i kishte numëruar vetë votat, me shumicën që kishte në komisione. Kështu,  nuk mund t’ia vidhte kundërshtari në atë masë të tmerrshme.

Nga ana tjetër dhe një sy budallai e shikon që në këto dhjetë vjet, 2009-2019, ndërsa PS është rritur me një mesatare normale, gati dhjetë a dymbëdhjetë mijë në vit, PD ka humbur gati tridhjetë mijë çdo vit. Ndërkaq, votat e LSI-së u trefishuan dhe të PDIU-së, u pesëfishuan.

E kam thënë dhe herë tjetër, dhe vetëm një që nuk di aritmetikë, nuk e kupton, se PD, për hir të aleancave taktike, ka shpërndarë andej-këndej tek aleatët, votat e saj e nuk ia ka vjedhur njeri. Berisha, që ka pasur fuqinë reale atë kohë, mund të justifikohet me të drejtë, se nuk kishte si të bënte ndryshe, veçse të ndante sa më shumë pushtet e vota tek aleatët. Kjo, sepse që nga viti 1992, ai nuk ka pasur asnjëherë, vota më shumë se PS.

Po lojës i ka ardhur fundi. Bashës i duhet të vendosë. Të luajë variantin e vjetër të Berishës? Pra, t’i mbledhë të gjithë në një çadër kundër PS-së dhe në krye të vendosë LSI-në? Apo të presë me durim, një dobësim të kundërshtarit, që vjen i lodhur, pas 6 a 7 vjet qeverisje?

Po të bënte variantin e parë, do të kishte hyrë në zgjedhjet e fundit lokale. Të thuash që beson të dytën është më logjike. Do të ishte i justifikuar në sytë e Europës dhe do të bënte konstruktivin. Fundja edhe Berisha, që humbi në ’97-ën dhe vetëm Zoti e binte në pushtet, erdhi megjithatë, në 2005-ën.

Këtu është thelbi i çështjes. Dhe besoj në atë që kam vënë si titull të këtij shkrimi. Meta, sytë i ka te Rama, por mendjen e mban te Basha. Më shumë se agresiviteti në dukje, i Ramës, atë e tremb konstruktiviteti, apo qetësia e madhe e Bashës. Të ketë marrë ndonjë vendim, thua?

Meta i mban sytë te Rama, por mendjen e ka te Basha…

8 komente në “Meta i mban sytë te Rama, por mendjen e ka te Basha”

  1. Lexuesi says:

    E lexova, por nuk kuptova asgje. Thashe me vehte se do kuptoja se pse Iliri I mban syte nga Rama, por mendjen e ka tek Basha. Ne vend te kuptoja dicka, u bera me konfjuz. Faleminderit per perpjekjen, por ishte e panevojshme.

  2. Ylli says:

    Nazarkonja e pare.

  3. ETHEM LALAJ says:

    Z.Nazarko.E ke shtrydhur shume mendjen,por bej me shume gjimnastike andejnnga PD+LSI e u thuaj se:
    1-PD duhet te reformohet pa Salin,Lulin,Mulerine,Salianerine…ndryshe nuk vjen kurre ne pushtet.
    2-LSI shkon drejt shkrirjes nese nuk kthehet Likja kryetar.Dhe Likja do kthehet aty nese shpeton nga SPAKU.Se Hotel REÇI nuk eshte bere per mua pesionistin me 15000 lek ne muaj.Nese kjo nuk ndodh,qe REÇI te mbushet me te degjeneruarit qe nga v.1992-kjo do te thot se populli te iki nga syt kembet.
    3-Amerika e ko..e kan falur Saliun shume here,ne 96,97,98,Gerdecin,21 janarin,R.Hoxhen,Trebicken,Hahdarin,Xhindin,Olldashin..20.000 te vrare gjithsejt prej tij…nuk besoj ta falin qe ne pushtet te vije BERISHIZMI,BIRI TIJ POLITIK L.B I ARDHUR NGA UMNIK-ku NE SHOQERI TE ARGITES..!

    1. Drini says:

      Jo more Teme mashtruesi se ti nuk merr15000 leke ne muaj,por mbi 40000 leke ne muaj,prandaj leoin Ramen poshte e lart!

  4. Komentuesi says:

    Zoti Nazarka! Me pelqejn shkrimet e tua se jane teper te arsyeshme,por Meta,Berisha,Basha,pa le pastaj Fallxhorja,te bejne ç’fare te duan,ata ne pushtet nuk vijne dot se, me keto lloj sjelljesh rdikale e puna nen rrogoz,e ka rrezuar shume reputacionon dhe populli nuk jua jep voten.Populli tha,shyqyr qe na u hoqen njehere nga pushteti se po talleshin me autoritetin e Shqipoerise.

  5. leferia says:

    Nazarko ne kete artikull ka folur sikur te jete apo te kete qene me LSI!E quan Ilirin talent e jo hajdut ,kumarxhi ku kishte mbledhur te gjithe dejtoret nga derdheshin parate lume e me keto para mbante LSI-ne ne kembe!Nuk thote qe kishte ozurpuar me drejtim te gjithe deget fitimprurese e qe ne vend qe te derdheshin fitimet ne shtet derdheshin ne LSI per te mbajtur nen trajtim te rinjte e LSI me bluzat e stamposura me siglen LSI!Eshte per te ardhur keq,se si ky analist ka rene kaq poshte duke argumentuar jo lojrat e pista te “xhuxhit” por hajdutllekun e tij duke na e shitur si “talent”!Ai shkateroi shtetin Shqipetar e Nazarkua i gjendur ngushte nuk e di per ç’fare motivesh na i paraqet portretin e ketij shtangisti me universitet(rast i rralle ky) si nje politikan kohe e jo si nje fshatar Skrapalli qe e beri si gjysmagjeli qe fjeti nje nate ne Krrabe e mbushi thaset me flori duke menduar se u be “Ali Baba me 40 drejtore hajdute” ai qe do te mbante peng kete vende e keta “kokepalare”!Ai o Shpete eshte nje halabak rrugesh qe i dehur nga pasuria qe ka vene duke e vjedhur kete vend e popull ,i duket vehtja sikur Bota tashme rrotullohet rreth tij !Ndaj do te qe me mire mos ta shkruaje kete artikull se ne vend qe te lartesoshe talentin e tij jo si politikan por si hajdut ke ulur vlerat e tua !

  6. Koba says:

    Shume Llafe per Asgje ! I a Ke Fut KOT o Nazarko.Meta e ka mendjen tek SPAK ,dhe BHK qe i ka ne Prag.,po ndjen tingellimin e Prangave !!! Kjo eshte e Verteta ,prandaj po sillet si i çmendur.

  7. Lani says:

    Po neve çfarë na duhet ky hall i ketyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje