Përplasja institucionale me presidencës dhe Mazhorancën në Kuvend, ka bërë që kjo e fundit të shohë nevojën për të marrë masa të tjera ligjore apo mekanizma zhbllokues për situata të ngjashme si ajo me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të saj.
Ndryshimet u parashikuan të ndodhin edhe në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë,në të cilën thuhej se Kuvendi në kuadër të shmangies së çdo tentative për bllokimin e reformës në drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin në të ardhmen të situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve Kushtetuese.
Burime për Report tv bëjnë me dije se mazhoranca ende nuk e ka një dokument gati lidhur me ndryshimet ligjore që pritet të realizohen pasi javën e ardhshme pritet të ketë konsultime me ekspertë ligjorë të Komisionit të ligjeve, por edhe të Euralius dhe Opdat. Duket se ne diskutim është formula e betimit te anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë se Përgjithshme, SPAK etj, institucione që do të ngrihen së shpejti e të cilat rrezikojnë të kenë fatin e Gjykatës Kushtetuese.
Edhe kryeministri Rama parashikoi ndryshime në legjislacion pasi nga seanca plenare e disa javëve më parë u shpreh i bindur se Kuvendi duhet të marrë masa ligjore kushtetuese, për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti flagrant dhe brutal bllokimi nga ana e presidentit Meta.
Kështu në rast të refuzimit të betimit nga ana e Presidentit, kërkohet mekanizmi që anëtarët të bëjnë betimin tek institucioni që i ka zgjedhur apo emëruar ata. /shqiptarja.com/
Yes sir…
Do ndryshoje kushtetuten ed rama me kujtim gjuzin?????
Nese e besojne seriozisht, jane te semure rende ose kane ndonje hall shume te madh.
Kushtetuta ndryshon ose me dakortesine e partive kryesore ose me referendum.
Nuk ka asnje mundesi tjeter.
Cdo tentataive tjeter thjesht zhben shtetin dhe e con shoqerine ne lufte civile
Sepse ed rama me kujtim gjuzin mund te vendosin edhe qe shqiperia te behet mbreteri me ed ramen mbret dhe kujtim gjuzin mekembes por nuk ka asnje vlere.
yes sir.ti mendonit pasojat para se ti linit karriget..luft provuat po sbet dot,fli i qete ska lufte civile:)…nje mik qe ju do te miren
Arsyet qe do behen keto ndryshime, gjinden ne funksionimin e brendeshem te ketyre organeve. Funksionimi i tyre do jete me indipedent, ashtu si e kerkon dhe statusi i tyre. Nuk do kete me nevoje qe te emerruarit apo te zgjedhurit te “fallen” tek te cemenderiti, imoralet apo hajdutet, qe do kerkojne sherbim si shperblim per emerimin ne detyre. Eshte jashte llogjike qe organi qe i zgjedh dhe qe eshte i pavarur me kushtetute, te varet kur do emeroje dike. Kandidatet ne te arthmen do “luftojne” per te marre miratimin brenda organit. Ne kete menyre keto organe do funksionojne me “benzinen” e tyre dhe edhe neqqoftese do te degradohen, shteti do e kete me te lehte te rregulloje nje organ qe nuk eshte ne nivelin e Presidentit, Kryeministrit apo Parlamentit.
Pra mendoj qe shkrimi i lartepermendur nuk eshte me vend sepse nuk spjegon arsyet se pse duhet te behen ndryshimet. Ato nuk behen per inat te Ilirit apo parlamentit por per vitalizimin e ligjit ne Shqiperi.