Lëvizja më e re, “Nisma Thurje” ka nisur aksionin e saj në disa qytete të vendit, ndërsa një ditë më herët, gjatë aktivitetit në Gjirokastër, në takimin publik të zhvilluar prej organizatorëve, të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.
Prania e tyre në këtë lëvizje të re u publikua me një foto nga vetë Gjoni, por ata nuk kanë preferuar të flasin, vetëm të dëgjojnë ligjërimet e përfaqësuesve të Nismës Thurje, por prania e tyre ka ngritur pikëpyetje nëse dy deputet po përgatisin një lëvizje të re politike?!
Nuk ka asgjë të keqe që Rudina Hajdari siç dhe Ralf Gjoni të bashkojnë forcat për të krijuar një parti të re. Fakti është se nga opozita e re në parlament, ata janë ndër të vetmit me më shumë eksperiencë politike dhe moshë të re. Rudina vinte nga listat plotësuese të PD dhe ndonëse gafat e saj gjatë fjalimeve publike kanë qenë spektakolare, Rudina ka pasur kurajën të distancohet nga çdo veprim i Lulzim Bashës dhe drejtuesve të opozitës jashtë sistemi. Ralf Gjoni nga ana tjetër ka qenë një prej njerëzve më të afërt të Ilir Metës përgjatë viteve të fundit, por pas zgjedhjeve të 2017, i lënduar me këtë të fundit, pasi nuk iu ofrua një pozicion fitues në listat e LSI, ai u shfaq tejet kritik ndaj ish shefit dhe nuk ngurroi të merrte mandatin plotësues në shenjë hakmarrje ndaj Ilirit dhe Monikës.
Sigurisht që Rudina dhe Ralfi e kuptojnë shumë mirë se grupi i tyre parlamentar nuk vlen asnjë lek. Ralfi dhe Rudina janë drejtues të një grupi që as në parlament nuk voton si dy drejtuesit, ndërkohë që Rudinën si kryetare grupi e shpëtoi në minutën e fundit lëvizja e Gramoz Ruçit që i shtoi fiktivisht numrin e deputetëve, pasi Rudina dhe Ralfi e kishin humbur shumicën në grupin fillestar.
Nga ky pikëvështrim, me zgjedhjet e përgjithshme të 2021 vetëm një vit e gjysmë larg, sigurisht që Rudina dhe Ralfi duhet të mendojnë për partine e re që mund t’i mbajë ata në Parlament. Dhe sigurisht, më mirë se t’i bashkëngjiten PS, PD apo LSI, ata duhet të mendojnë për një alternativë të re. Por a është nisma thurje e Besjan Peshës, në aktivitetin e të cilës në Gjirokastër u panë dhe Rudina me Ralfin, zgjidhja më e mirë?
Besjan Pesha nuk është emër i ri në skenën shqiptare. Dikur në lëvizjen Mjaft, Besjani së bashku me Ralfin migruan në LSI. Besjani u ngrit në detyrë deri në drejtor të AKBN gjatë qeverisjes LSI-PD, por më pas u largua nën akuza për korrupsion e shpërdorime. Fakti që u hoq nga Ilir Meta tregon jo pak, por ajo që është edhe më e rëndë është se formalisht Besjani nuk u afrua më kurrë në LSI.
Sot Besjani ka ndërtuar një lëvizje të re të shoqërisë civile. Nismën Thurje. Ku pas Endri Shabanit, po tenton të afrojë edhe Rudinën me Ralfin.
Por a duhet Rudina, e cila deri më sot është parë nga të gjithë si pika e dobët e ndërkombëtarëve, të bashkohet me lëvizjen e themeluar nga dikush që edhe në qarqet e të huajve përflitet për nivele të korrupsionit?
Se çdo të bëjë Rudina do të shihet në ditët në vijim. Kurse Ralfi, si gjithmonë, e ka ndarë mendjen pa u menduar mirë.
Rudina dhe Ralfi mund të krijonin shpresë në radhët e opozitës me një lëvizje gjenuine dhe të papërfolur e papërlyer. Nga dje në Gjirokastër, Rudina, Ralfi dhe Besjani duken njësoj. Por mund të jetë thjesht një firmë. Për Ralfin ndoshta është vonë, po për Rudinën është ende në kohë, t’i shpëtojë rënieve, nga shiu, në breshër…(Realstory.al)
E siguruan me Besjanin dhe Panon ,as njeri e as tjetri gjirokastrit.Panua nga Peqini ai tjetri nga rrethinat.
Besjani, hajdut makinash me eksperience
Ky Besjani ta dredh në tepsi të byrekut ska pike burrërore, tip leshilikes, leshimonikes
hec e merri vesh kto metodat e reja sexi te Opozites
dy mashkuj me e presu rudinen ne mes lidh dmth shtrengu fort
me njoni-tjeterin !
bash koh t’veshtira po vijn per femnat e opozitarve
ca po i majn kombt perpjet ,
ca te tjera e dun me u thur pas karuci ,
hec e merre vesh ,perse paguhen kto ga taxapaguesi shqiptar
qe ngeli me car m,’dor tu lexu kto sado masot e batht ngrit perpjet .
eh c’na gjeti
Ca besiani dhe pano jane hajdutet e mones rrine gjithe diten te colis i mones.
Pa e krijuar partine, e morem vesh se kush eshte dhe Besiani. Nje pyetje: te krijoshe parti, duhen leke. Ku i gjejne se une nuk gjej doit? patjeter qe ka diçka te paligjeshme dhe kerkojne te ligjerohen vete. Mbaroi pa filluar dhe kjo partiçke.
Jo Rudina, jo Ralfi. Ju dhe kafe smund te pini me Peshen, njeri i diskredituar. Mos.
Besjani kur ishte drejtor në AKBN sillej si perëndi. Hoqi nga puna rreth 75 inxhinierë dhe i zëvendësoj me këngëtarë dhe të rinj me punë sociale në një agjensi tërësisht me profil inxhinerik. Bashë me Panajot Sakon që e emëroj drejtor financiar vidhte çdo gjë. Dieta, naftë, shantazhonte koncesionaret. Kapricioz, hakmarres, inatci pa sedër dhe moral. Çudi si nuk u morr prokuroria me gjithë ato abuzime. Unë personalisht sa të formohet SPAK do t’i kallezoj në prokurori.
Mire keta qe dihen se kush kane, po ata qorra qe shkojne ne takim?