25 litra benzinë ish- të fejuarës, shqiptari në Itali rrezikon 16 vite burg

25 Nëntor 2019, 22:00Kronika TEMA

Prokuroria e Perugia-s në Itali kërkon 16 vite burg për 25-vjeçarin me origjinë shqiptare Hasan Varoshi.

Në vitin 2017, i riu tentoi të vriste ish-të fejuarën duke i vënë flakën asaj dhe shtëpisë.

Përveç kësaj, viktima kërkon 250 mijë Euro dëmshpërblim për dëmet e pësuara.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Janar të atij viti në shtëpinë e Alessandra-s, ish të fejuarës së shqiptarit, në Gaifana.

Varoshi ndërpreu energjinë elektrike të banesës për të çaktivizuar sistemin e alarmit.

Pasi hyri në shtëpi kërcënoi ish- të fejuarën dhe e goditi me shkop.

Pastaj derdhi 25 litra benzinë nëpër dhoma, mobilje dhe mbi vajzën e re.

Pasi i vuri flakën, Alessandra pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në fytyrë, duar e këmbë dhe disa plagë në bark.

Shqiptari u vu në pranga pak kohë pas ngjarjes dhe deri më tani është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg.

1 komente në “25 litra benzinë ish- të fejuarës, shqiptari në Itali rrezikon 16 vite burg”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    fundi i nje ”amore” me nje korrak turkoshqipfoles Hason……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje