Galliani rrëfehet mbi gjithçka: Icardin dhe Conten i doja te Milani! Nuk pështyj aty ku kam ngrënë!

25 Nëntor 2019, 11:55Sport TEMA
Galliani rrëfehet mbi gjithçka: Icardin dhe Conten i doja te Milani!

Adriano Galliani, ish-administratori i deleguar i Milanit për më shumë se 20 vjet, i ftuar në “Tiki-Taka”, ka folur rreth shumë temave, teksa e ka nisur duke thënë se “provova të merrja Antonio Conten, por ishte e vështirë.

Edhe me Sarrin kam pasur biseda. Giampaolo dukej perfekt me idetë e tij, madje e kam biseduar edhe me mikun tim Allegri”.

“Do të kisha dashur që Milani të provonte të merrte Icardin, sepse është i duhuri përpara portës.

Interi më duket një makinë lufte, e pashë bashkë me Allegrin përpara një pice ditën e shtunë, pasi ndoqëm Milanin në stadium”.

“Kritika? Nuk pështyj te pjata ku kam ngrënë për shumë vite! Nuk duhet ta bëjë asnjë, kurrë!”.

“Ancelotti? Carlo është një njeri për sa mbari dhe di të menaxhojë skuadrën. I kalon kritikat lehtë”.

“Ibrahimovic? Dashuri që nuk harrohet. Nëse është mirë fizikisht, bën ende diferencën. Sigurisht që do ta doja sërish te Milani”.

“Montella? Unë zgjodha Giampaolon, por kinezët Montella. Kishin të drejtë, sepse një trofe u fitua, Superkupa”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje