Nga Spartak Ngjela
Në një krah po vjen SPAK, kurse në krahun tjetër po ç’thuren mendërisht heronjtë e korrupsionit shqiptar.
Nuk mbushin dot fare këta të korruptuar. Po bëhen qesharakë me Perëndimin, se po flasin me frikë, por edhe për një forcë të madhe që thonë se kanë.
Pyetja normale për forcën e tyre do të ishte kjo: sa divizione kanë Meta dhe Berisha; dhe sa mjete motorike lufte kanë në dispozicion? Asnjë divizion, madje asnjë togë, dhe asnjë mjet motorik për luftim.
Atëherë me çfarë po i kërcënohet Meta Uashingtonit dhe Brukselit?
Me asgjë. Por nuk e ka me ata. Këta tanët, me këto dokrra mbajnë përkrahësit e tyre injorantë dhe interesaxhi. Për ata e bëjnë.
Prandaj kanë të drejtë që tallen politikat e mëdha me këta qesharakë. I marin në telefon dhe iu flasin për Venecian. Iu kujtojnë së largu edhe ndonjë fakt korrupsioni apo ndonjë proces të nisur kundër tyre, dhe i lënë që të llomotisin në jerm e përçart nga frika.
Tallen me ta. Kurse Meta po pret që ata të tërhiqen, duke kujtuar se do të mendojnë që ky mund të destabilizojë Shqipërinë.
As që iu shkon ndërmend ndërkombëtarëve kjo. Ata duan vetëm një gjë: të ecë reforma në drejtësi.
Por, brenda kësaj tallavaje që po e këndon vetë dhe vetëm, Meta kërkon referendum: përse? As vetë Meta nuk e di.
Kushtetuta për t’u ndryshuar me amendamente, shkon domosdoshmërisht vetëm mes Parlamentit. Kjo është kushtetuta.
Në anën tjetër, Ligji për Referendumet është bllokues për minorancat, sepse, që referendumi të jetë i ligjshëm, duhen 50+1përqind të zgjedhësve në pjesëmarrje. Metës i duhet një ligj i ri që ta hedhë në referendum për të ndryshuar ligjin e vjetër. Referendumi, do tre muaj të zhvillohet. Gjatë këtyre tre muajve Meta mund të jetë nën arrest.
Por, siç e theksuam, miratimin me referendum të ligjit të ri nuk e lejon as ligji aktual.
Me ligjin aktual, që të jetë aktiv si fitues, në referendum duhet të marrin pjesë si votuesë 50+1 përqind e trupës elektorale. Trupa elektorale në Shqipëri sot është 3.5 milionë vitues. Domethënë Metës do t’i duhen rreth 1.7 milionë votues. Asnjëherë nuk është arritur kjo përqindje në votime, se 1.8 milionë votues janë jashtë shtetit. Për Metën do kthehen këta?
Por, është edhe elektorati socialist që sigurusht që nuk del në votin.
Si nuk kuptoi kurrë dot asgjë nga jeta moderne dhe nga qytetërimi modern ky fshatar i rëndomtë!
Është luftë me mullinjtë e erës kjo lufta jote, zoti Meta. Sepse ke një mur përpara, dhe, për të rrëzuar murin, ke vetëm një kokë. Mos e provo! se do të thyesh kokën dhe jo murin.
E njëjta psikologji aqytetëruese dhe e një niveli të ulët të një province mesjetare është mentaliteti Meta në polemikë. Ka marrë dhe një grusht pseudo gazetarësh që kanë të njëjtën mendësi dhe mungesë të theksuat kulture qytetare.
Me këta, Meta përgojon ambasadorët deri në erotikë. Për t’i treguar përkrahësve të vet qorra që nuk është as Uashingtoni, as Berlini dhe as Brukseli kundër Metës, por ambasadorët e korruptuar.
Të gjithë këta, njerëz të paqytetëruar, nuk e njohin moralin e hekurt të qytetërimit Perëndimor në cënimin e dinjitetit diplomatik. Kundërpërgjigjia në raste të tilla historikisht ka qenë e përbindshme edhe pa asnjë tërheqje.
Prite Meta!!! E ke çështje ditësh.
Edhe gazetarët e implikuar nuk do ta kenë të lehtë. Kjo sepse pikerisht në Shqipëri luftën kundër krimit të organizuar e drejtojn politika amerikane dhe FBI.
Çfarë fiton historia e Shqipërisë me likuidimin e të korruptuarëve të mëdhenj?
Historia e Shqipërisë nis një rrugë të re të zhvillimit të saj. Ajo që do të vijë pas likuidimit të kësaj klase politike të korruptuar, është në të vërtetë kërkesa 100 vjeçare e Shqipërisë.
Por kjo do të sjellë edhe frikën e çdo pushtetari të ardhshëm që, paratë e shtetit dhe abuzimi me pushtetin, do të jenë ferri për këdo.
Çdo popull, në historinë e tij të zhvillimit, ka pasur një pikë kthese që e ka zhvendosur të kalojë nga pasiviteti i varfërisë së imponuar prej abuzuesëve me pushtetin politik, në aktivitetin e punësimit, prodhimit të madh dhe pasurimit të tij.
Kjo do të vijë.
Po si do të vijë? Cila është rruga?
Rruga është e përcaktuar saktësisht në Kushtetutën e Shqiperisë: organet goditëse dhe hetuese për gjendjen aktuale, dhe kontroll i rreptë asgjësues për shtetarët dhe administratën shtetërore që do të vijë.
Kryesori është SPAK, i cili sot filloi shfaqjen e tij si instrument ligjor i zgjedhur që do të vijojë punën për likuidimin e klikës së korruptuar të shtetit shqiptar, dhe të krimit të organizuar.
Suksese…
Ngrihu Servantes , te shkruash ndonje gje per kete Donkishotin e Sancopancot tane!
Spartaku nuk eshte burre i keq. Madje futet Tek burrat e mire.
Ka vetem diçka Tek Taku. Çdo nate fle me amerikanet, dhe ne mengjes zgjohet me shqipetaret.
Por nuk ka faj. Eshte nga Zagoria, dhe zagoritet vdesim per Ameriken.
PO KY LIGJJ KCK NGA NA MBIU PARALEL ME SPK , ???!!
Ligji KÇK është pikërisht në funksion të SPAK-ut, o kombi.
OFL arreston, SPAK akuzon dhe GjS dënon.
Kaq e thjeshtë është. Nuk ka struktura paralele, por ligje në funksion të DREJTËSISË SË RE. Tung.
Edhe ti o Taku qe dallohesh per analiza te pavarura, ne kete rast tregohesh naiv dhe nuk na spjegon arsyet se pse Iliri do te veje ne referendum.
Iliri, zoti Taku, as qe e can koken per referendum. Ai kerkon thjeshte zollomahi. U be apo su be referendumi, fitoi apo jo Iliri, doli apo sdoli polulli, Iliri do beje zollomahi parape dhe nga e para. Ai shton temat e sherrit te tij te hadutit me Shqiperine. Shtyn ditet dhe enderon qe dicka do ndodhe dhe ai do shpetoje. Ai mendon se prape e prape do shpetoje. Kete ai e mbeshtet ne eksperiencen e tij te vjedhjes se floririt dhe hajdutelleqeve te tjera ordinere. Duke bere zollomahi nje here nga e majta, nje here nga e djathta arriti te behet dhe President. Eshte zollomahia qellimi I tij dhe jo llogjika qe kete radhe zoti taku e perdor pa vend. Me kot kerkon te zbulosh arsye qe kane kuptim. Iliri eshte komleks i nje skixofreni qe e ka pesuar goditjen ne tru nga mahnia e floririt. Ilirin vetem psikolloget mund te na e spjegojne.
SPARTAK=SPAK. I vetmi politikan i cili nuk e ka luajtur boshtin, qe ia di fundin kesaj beteje qe ka nisur. Qe e di se strehen e maskarenjve pune ditesh e javesh e do ta marre era. Se jane porositur e po vijne me qindra e mijera pranga. Po, sic thote populli, nuk ka nje te keqe pa te mire edhe per keta: Ne burgun e ri e modern te Recit do te kene mundesi te pjekin geshtenja, se Reci eshte hambari i tyre. Aferim!
O i nderuar Spartak !
Lartmadhnia e tij z.Meta ,nuk e ka hallin tek referendumet e mohuara apo te bllokuara, por po ben thirrje per te filluar trazirat ne vend, te destabilizoi vendin dhe te shkaterroi reformen ne drejtesi. pas kesaj … e di vete Ai me Saliun se c’far do beje, ne se do t’a lene dhe a do t’a mbeshtesin ndo nje grup studentesh leseiste e opozitare .
Mreti ka dale lakuriq.
Po i vjen fundi.
Lidhe qenin Ti moj qene…. se eshte i terbuar !
Ke thene fjale me vend Taku kur e quan Meten: ” te paqytetruar”. A ke vene re fjalorin e Metes ne intervista apo biseda televizive? Jane biseda me nje fjalor te varfer, me numer te kufizuar fjalesh, pa rrjedhshmeri dhe pa figuracione, njeri I rendomt.
Meta ka ik per lesh, ka filluar te bej rreshtore ne presidence. Komandanti i Qim Pekes, mbushes topi Besi, mona sekretare grupit lemeria.
Taku,
Meta, Rama, Luli .. nje brum jane: te korruptuar!
Po ti, shet fyryren per Ramen, ti kone e shtrenjte e Rames…
Kerkon te vecosh Ramen nga ”plehu”, ky eshte i vetmi qellim i “ shkrimeve” te tua( budallalleqeve te tua).
Dikur te shkonte kjo “ paanesi” , sot je i diskredituar.