Rama paralajmëron deputetët: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së

25 Nëntor 2019, 12:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në përfundim të prezantimit të paketës ligjore anti-KÇK tha se kush nuk e voton këtë do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist.

“Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS”- tha Rama.

Më herët gjatë fjalës së tij Rama tha se KÇK është një organizatë kriminale gjykatësisht dhe prokurorësh që janë shërbëtorë, bashkëpunëtorë ose edhe tutorë të krimit të organizuar.

“KÇK është një organizatë kriminale gjykatësisht dhe prokurorësh që janë shërbëtorë, bashkëpunëtorë ose edhe tutorë të krimit të organizuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e vettingut dhe me rezultatet e para të vettingut ka hyrë në fazën e vet më agresive. Janë njerëz që e dinë që nuk kanë asnjë shans ta kalojnë vettingut, ndaj po shfaqen shumë më hapur se deri dje kur puinonin me një ritëm më të avashtë dhe me bindjen që e kishin jetën para dhe askush nuk do t’i lëvizte nga vendi.

Tani kanë vetëm kohën e mbetur deri kur të dalin para vettingut që e dinë që nuk kanë asnjë shans. Prandaj motoja e tyre, nuk është fantazi, e thonë ata, është kap ç’a të kapësh, KÇK. Rasti i Durrësit është flagrant, për fat të mirë e solli rastësia, që u gjendën në një makinë bashkë, prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar. Dhe në bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura të prokurorisë, ato që për një kohë të gjatë, i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi në kurriz Donika Prelës.

Ndërkohë u gjendën në atë makinë. Cfarë duhet të bëjmë ne? Të presim vettingun e tyre? Ku për shkak të këtij sistemi drejtësie dhe fakti që kriminelët i kanë shpatul;lat e ngrohta ka një paturpësi ekstreme, mungesë ekstreme frike jo e jo, por edhe mungese për të fshehur gjurmë. Cmund të bëjmë ne kur një kriminel merr peng Hipotekën e Vlorës dhe policia nuk vepron për shkak se gjykata dhe prokuroria thjesht nuk vepron. Jemi në një vend ku për të ardhur këtu keni plotësuar një formular ku përtej të gjitha standardeve ndërkombëtarë ju është kërkuar të tregoni të vërtetën që nga momenti kur keni dalë nga barku i nënës, nëse keni shkelur vizat e bardha në dalje e sipër. Ka mbetur në fjalorin e përgjithshëm si dekriminalizimi, ligji i pastërtisë së figurës.

Tu kërkohet të provojnë që ato që kanë i kanë si rezultat i punës. Pse kjo u bëka për të gjithë ata që duhen të zgjidhen, për gjykatësit e prokurorët dhe nuk u bëka për këta, kush janë këta? Dhe mendoj se sot kjo është urgjente. Në këtë vakum midis drejtësisë së vjetër dhe të resë që po ngrihet, ku KCK është vënë në veprim intensiv, ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe të gjithë normave të ligjit anti-mafie ta kalojmë në kurriz të subjekteve të këtij ligji, të tyre dhe të familjarëve të tyre. Dhe të gjithë duhet të provojnë para gjykatës, që shtëpinë, makinën, biznesin, i ka si rezultat i punës.

KCK-së i duhet vënë kufi shumë i qartë, se jemi në kushtet kur një anëtar i KCK shkel ligjin askush nuk vepron. Ndërkohë që duhet sqaruar ligjërisht që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Gjyqësorit të marrin masë për pezullimin dhe inspektimin lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale. Deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nëse ne nuk e bëjmë këtë do bëhet nami në Shqipëri. Do kemi cdo javë shfaqje tërbimi në shkelje të ligjit. Në rast se inspektimi vlerëson që anëtari i organizatës kriminale, gjykatësi apo prokurori që ka shkelur ligjin është në shkelje, mbi të duhet të fillojë procesi anti-mafie. Të provojë nga i buron pasuria”, tha Rama. (TemA)

15 komente në “Rama paralajmëron deputetët: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    qeveria eshte grupi me i rrezikshem i mirestrukturuar kriminal, ia kalon cdo organizate kriminale. jam kurioz ca thote shoku spartakus ngjelius per kete rikthim te Drejtorise se Sgurimit te Shtetit ne strukturat e policise se shtetit.

    1. Roberto says:

      Drejtorite e sigurimit te shtetit ekzistojne ne te gjithe boten sa per dijeni por ju kerkoni ti emertoni sipas deshires me sens negativ duke perdorur emertimet e te kaluares qe po ta marresh ne teresi ishte shume e shume here me lart se policia apo SHIKU i PD dhe Sali Berishes te cilet kane bere kaq shume krime ne keto dhjetra vite sa qe nje zot e di. Juve nuk ju pelqen bile ju djeg shume dhe eshte normale nje reagim i tille. Ka akoma elemente qe kane mbetur neper strukturat e policise,prokurorise apo Shikut qe bejne loje te dyfishte duke bashkepunuar me kriminelet si njehere e nje kohe kur per shuma te medha parash mund te mbyllje nje dosje dhe dilje i pa fajshem,mund te tjetersoje pronat e te tjerve qe nuk kishin fuqi financiare,mund te vidhje apo beje vrasje,droge apo prostitucion dhe c’do gje mbyllej per bukuri. Ne kohen e Enverit te pakten gjera te tilla nuk kishte. Askujt nuk ja mbante te nxirte sekrete hetimi apo te favorizonte nje kriminel vrases,hajdut,imoral etj etj. Kishte te tjera gjera negative por ato ishin si pasoje e luftes se klasave dhe ne shumicen e rasteve ndaj personave problematike,te skeduar te te gjitha llojeve deri tek ata qe ishin kundershtare te rregjimit dhe merreshin me veprimtari armiqrsore gje per te cilen jane denuar sipas ligjeve te asaj kohe. Askush nuk deshiron me qe te kthehet ajo kohe dhe nuk e kuptoni dot qe jeni bere bajat duke i rene vetem ne nje vrime????? Ajo kohe ka pernduar njehere e mire.

    2. taras bulba says:

      Kur fillon komenti fillon me “Q ” dhe jo me “q “. Po keshtu kur mbaron fjalia dhe vendos pik” . ” Fjalia e re fillon me germa shtypi , injorant e gjysem je . Ik meso te shkruash shqip legen . E para , dhe e dyta , kujt i ruhen lesht per kureshtjen tende , mjafton te bej punen qeveria dhe konsolidohemi si shtet i se drejtes dhe jo shtet rumpalle , dhe ca tipa si puna jote i bejme ne mengjes pastaj terheqim kazanin …….

  2. 19 says:

    Filloje nga Belinda Balluku qe e ke krahun e djathte .pastaj mbaj fjalime .

  3. Qazim Mulleti says:

    Edi Rama po na befason perseri. Ai tregon njohuri te thelle ne artin ushtark popullor shqiptar qe percaktonte goditjen ne piken e dobet te kundershtarit si taktike per te arritur fitoren. Keshtu Partizanet sulmonin kollonat e armikut, godisnin depot dhe organizonin atentate. Ata rralle ose asnjehere nuk u futen ne lufte totale sepse mundesite tona ishin te vogla. Edhe Edi na shpiku artin e Ri te shkaterrimit te krimit. Do e filloje nga poshte. KCK(Keshilli I Clirimit te Kucoves), me strukture totalisht te kontrolluar nga policia do godasi bandat. Me e bukura eshte qe do godasi dhe ata qe pasuria e tyre nuk perputhet me mundesite e tyre financiare. Se si do ta bejne kete, kjo nuk dihet. Dihet qe per kete pune duhen njerez te zgjuar dhe profesioniste. Me sa duket Rama mesoi nga Saliu qe krijoji ushtrine e “juristeve te plepave” Ndoshta edhe Rama do I drejtohet plepave per te pergatitur policet e “hekurt”.
    Eh, mor Ram. Ne presim qe Iliri te bjere nga fiku. Ne presim Salen te dal ne “pension”. Ne presim e cnuk presim. Ti po na mbush gojen me halve te ftohte qe te fut daten. Ideja partizane qe luftetaret do pergatiteshin neper beteja, nuk eshte ide e mire per demokracine. Ka menyra dhe marifete me te shpejta dhe me efikase. Mjafton qe ta kesh seriozisht.
    Po te pyesesh Ameriken ata do te te thone qe menyra me e mire per te arritur fitoren eshte ta godasesh armikun ne piken me te forte. Sigurisht qe ne nuk jemi Amerika, por duhet te mesojme nga ajo. Cfare I mungon Shqiperise qe ta godisi krimin ne piken me te forte? Ndize ylyver or zoti Rama. Ndize ylyver dhe mos u merr me cikerrima, po qe se e ke seriozisht.

  4. Piro says:

    Qe prokuroria dhe gjykatat nuk Jane organe drejtesie kjo eshte e qarte. Gjykatesit dhe prokuroret tane ne bashkepunim me krimin vetem per te grumbulluar leke. Kjo gjendje vertet duhet ndryshuar, por mos i jepni policise te drejta qe si takojne, te drejta qe I takojne drejtesise, kujdes ruani raportet. Sepse ju theksoni rrezikun nga drejtesia e korruptuar, por dhe policia ka qene po aq e korruptuar.

  5. Fshatari says:

    Dakort me juve, por pa harruar qeveritë e 30 vjetëve të kaluar.

  6. ALFRED SAKAJ says:

    DDITE E ERRESIREN VRASTARE TE NJE KRIMI TE ORGANIZUAR NGA… PROKUROR-GJYKATES-KRIMINEL.
    FAKT.
    PROKUROR JULIAN ZONJA.
    OPGJ SHPETIM KARAKUSHI.
    GJYQTAR ALBERT MECE.
    GJYQTAR ARTAN GJERMENI.
    JANE TE LIDHUR ME NJERREZ TE BOTES SE KRIMIT TE CILET NE BASHKEPUNIM …
    KERCENOJNE ME GJOBEVENJE DHE NE RRAST SE NUK PAGUAN KE DY RRUGE TE THONE…OSE TE VRASIN TE FORTET…OSE NE SI PROKUROR DHE GJYKATE TE FUSIM NE BURG.
    KETIJ GRUPI SE FUNDMI I ESHTE BASHKUAR EDHE NJE PALACO BURRE MASHTRUES …PSEUDOBIZNESMEN …NJE BURRE QE HIQET SI NDERTUES I FUQISHEM…POR ESHTE VETEM NJE MASHTRYES DHE INSPIRUES I KRIMIT…
    AI QUHET HAJREDIN FRATARI…I CILI MASHTRON DHE SHET FEMIJET E TUJ PER QELLIME MAFIOZE…
    NJE PROKUROR I NDERSHEM DUHET TE ME PYESE PER TE GJITHA KETO QE SHKRUAJ…DHE TI DOREZOJ PROVAT SEPSE DERI TANI GRUPI I SIPERPERMENDUR NUK NGOPEN DUKE TENTUAR JO VETEM TE KCK POR TE XHVATIM GJITHECKA.
    THEKSOJ SE TENTATIVA E GRUPIT TE SIPER PERMENDUR DHE QELLIMI I TYRE ESHTE TE VJELIN GJOBEN 300.000 NGA TE CILAT 150.000 I KANE MARE NEPERMJET MASHTRIMIT.
    NA HAPIN PROCESE DHE FALSIFIKOJNE PROVA …DHE KETA HIJENA TE KRIMIT PRA PROKURORET E INKRIMINUAR NE BASHKEPUNIM ME GJYKATEN …NA PASKAN GHETUR NJE FORMULE…HAJT TI BEJME NJE KALLEZIM DHE GJOJA NUK E GJEJME DOT SE KU ESHTE DHE MARIM VENDIME NE MUNGESE
    PTUUUUU FARRE E NDYRE…
    JU E DINI SHUME MIRE SE KU JAM O VEMJE.
    POR NUK JU INTERESON TE ME PYESNI SE NDRYSHE NUK JU SHKON PLANI DERI BE FUND.
    DO JEPNI LLOGARI 1M1 JU O KCK.
    ALFRED SAKAJ.
    CHICAGO.

  7. ALFRED SAKAJ says:

    I lutem gazete tema ta postoje ne faqe te pare komentin tim, ose ta rreferoje prane prokurorise.

  8. cris says:

    Jam dakort me Ramen boll me keto medioker prokuror dhe gjykates, dikush duhet ti ndale dhe kjo eshte e vetmja menyre per ti ndaluar por momentin. Ato jane bere si doganieret njehere e njekohe qe te shikojne si nje viktime prej te cilit duhet te mjelin para.

    Bravo Rama.

  9. cris says:

    Seat back vazhdo se ke “vision”. Ne punojme perdite ne gjykata dhe e shikojme qe keto gjyqtare dhe prokurore nuk kane frike nga ligji dhe ndjehen te paprekshem. Te gjithe te barabarte para ligjit, kush shkell ligjin te pergjigjet.

    1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

      Jo po seat ibiza. ore kaq qorra jeni qe nuk e kuptoni qe kjo qe po ngrihet eshte nje instrument ne doren e KM per te shantazhuar kundershtarin, dhe problemi eshte se neser do vije nje KM tjeter i nje force tjeter dhe do perdori te njejtin ligj per tja u lëruar arat juve qe sot e mbroni kete ligj. kaq miope keni ngelur, kaq fort ju eshte shpelare truri. Rama do jete duke shkundur loqet ne karaibe ndersa ju do jeni duke shkulur leshte me KM pasardhes. Policia nuk mund te pergjoje pa vendim gjykate pasi cdo pergjim i tille ka zero vlere si prove ne gjykate, eshte shkelje e hapur e te drejtave te njeriut pasi askush nuk te garanton qe nuk do pergjohen kundershtaret politik dhe qe informacioni i pergjuar nuk do perdoret politikisht. Le hapesire per abuzime dhe shkelje te te drejtave te njeriut. Mjafton te ankimohet si ligj ne strasburg dhe do te kundershtohej prej saj.

    2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

      Jo po seat ibiza. ore kaq qorra jeni qe nuk e kuptoni qe kjo qe po ngrihet eshte nje instrument ne doren e KM per te shantazhuar kundershtarin, dhe problemi eshte se neser do vije nje KM tjeter i nje force tjeter dhe do perdori te njejtin ligj per tja u lëruar arat juve qe sot e mbroni kete ligj. kaq miope keni ngelur, kaq fort ju eshte shpelare truri. Rama do jete duke shkundur loqet ne karaibe ndersa ju do jeni duke shkulur leshte me KM pasardhes. Policia nuk mund te pergjoje pa vendim gjykate pasi cdo pergjim i tille ka zero vlere si prove ne gjykate, eshte shkelje e hapur e te drejtave te njeriut pasi askush nuk te garanton qe nuk do pergjohen kundershtaret politik dhe qe informacioni i pergjuar nuk do perdoret politikisht. Le hapesire per abuzime dhe shkelje te te drejtave te njeriut. Mjafton te ankimohet si ligj ne strasburg dhe do te kundershtohej prej saj..

  10. antipatrea says:

    Le të ta botojnë ku të duash ti o Fredo , por po t’a botojnë siç e ke shkruar ti Tema do mund të hajë gjobë për masakrim të gjuhës shqipe … Po s’të blinte babi fare qirinj kur ishe i vogël o i shkretë ????

  11. Ben says:

    Ore lush e ka hartuar kete ligjin? Ju te korruptuarit apo e keni marre nga jashte? Si ore I jep kompetence policit te beje cdo gje! Edhe ne. Kohen e merhumit polici nuk.mind te vented cdo gje. Pastaj, perse une I pafajshmi te provojene qe parate I kam marre me djerse! Me duket se ose ju ne Shqiperi nuk e kuptoni shtetin ligjor ose kerkoni te benI zhurme se gjoja po punoni. Nuk cdo vend demokratik, proluroria e ka per detyre te vertetoje qe une kam bere krim, per ndryshe jam I pafajshem. Ju ne Shqiperi beni te kunderten. Perfundimisht mund te them.qe ju nuk doni te benI shtet ligjor por te sundoni. Me kete ligj o kokemadh kriminelat nuk i gjen gje se nuk ia mban policit te merret me.ta. Me kete ligj ju vetem po ia fusni me keq fukarait dhe atij ” peshkut” te vogel. Ju te ” medhenjte# beni qehf. Kam pasur Shpresa se e kishe seriozisht luftën kunder korrupsionit pot tani e kam 100 per qind te sigurt qe ju jeni te gjithe Vemje. Mjere ai popull se ne jashte jemi ne rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje