Pse Ilir Meta nuk e thirri në takim ish-presidentin Alfred Moisiu?!

25 Nëntor 2019, 11:27Politika TEMA

Kriza me Gjykatën Kushtetuese, e cila u thellua edhe pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të anëtarit më të ri të dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, e detyroi këtë të fundit të zhvillonte takime të rëndësishme me ish-presidentët e vendit.

Meta thirri të parin në takim ish-presidentin Rexhep Meidani, që e ka mbajtur detyrën e kreut të shtetit nga viti 1997 deri në 2002, më pas “kokë më kokë” zhvilloi takim me ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Sali Berisha.

Madje ky i fundit në vend të komenteve zgjodhi heshtjen deri në momentin kur u takua me Ilir Metën. Pas Berishës në zyrën e presidentit Ilir Meta, që ka hedhur tashmë idenë e një referendumi mbarëpopullor u ftuan ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Por, ai që ka munguar në ftesën e Ilir Metës ka qenë ish-presidenti Alfred Moisiu, që erdhi në detyrën e lartë të kreut të shtetit përmes një kompromisi politik. Nuk dihen arsyet se përse Ilir Meta nuk ka menduar të thërrasë në një takim për të diskutuar krizën institucionale ish-presidentin Moisiu.

Ka nga ata që e lidhin mungesën e një ftese për Moisiun me një papajtueshmëri të qëndrimeve të ish-presidentit me Ilir Metën, ndonëse kjo gjë nuk është thënë asnjëherë publikisht nga asnjë palë.

Gjithsesi mbetet e çuditshme, sesi Meta nuk e thirri në takim Alfred Moisiun, ndërsa për zgjidhjen e krizës kërkoi edhe ndihmën e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

4 komente në “Pse Ilir Meta nuk e thirri në takim ish-presidentin Alfred Moisiu?!”

  1. Moisiu ushte gjeneral, gjenerali nuk merr urdhra nga nje ushtar qe nuk di te nderoje, por imiton Ducen

  2. Sali Sh. says:

    Lajmi me idiot qe nuk perben lajm fare. I shkruar dhe i postuar ketu nga njerez pa formimin minimal te gazetarit.
    Po ku e dini ju qe nuk e ftoi? Po sikur ta kete ftuar dhe te mos i kete vajtur Moisiu?

  3. Noli says:

    Moisiu eshte ish presidenti me institucional qe ka
    patur Shqiperia. Nuk mund te perfshifet ne
    karagjozlleqet e Metes ndaj edhe nuk jane takuar.

  4. Cfar mundet t’i thoshte koqeve te ishPresidetit
    nji kok si ajo e Mutit ga Cepani ?
    Ju lutemi tani ,(do thoshte Avokadi i Shqiperise )
    Te Gjatit i kane dale ato jashte funxioni nderkoh qe vet koqeMuti Xhuxhi i Cepanit ,
    ka lind i tredhur !!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje