“Vila në Surrel”, Rama i përgjigjet komentuesit: Në raport me tërësinë e banesave të shqiptarëve, është një më shumë

25 Nëntor 2019, 11:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komenti në Facebook mbi banesën e tij gjatë prezantimit të programit 2-vjeçar të qeverisë.

Një komentues përmendi “vilën në Surrel” dhe kreu i qeverisë u përgjigj kështu:

“Vila ime në Surrel, në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptarëve, është një banesë më shumë dhe kaq”.

“Për të gjithë ata që kanë hedhur pa fund baltë lidhur me këtë, them se shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe me çdo faturë dhe do të isha shumë i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit në hapësirën publike të zhurmës politike do të binim dakord që të bënim një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat dhe sa korrespondojnë të ardhurat me produktin”, shtoi Rama.

“Ne kemi bërë një inventar me ministren Ogerta Manastirliu në funksion të një programi për të ndihmuar familje që janë shëmbëlltyrë e mjerimit.

Janë shtëpi që bëjnë lajm dhe kur shfaqen në rrjete sociale bëhen virale. Inventari që kemi bërë tregon se këto shtëpi nga Tropoja deri në Konispol janë 1600 e pak. Por sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit?

Këtu kam parasysh shtëpitë me 2,3,4 kate që kanë qenë produkt i punës  dhe për ato që nuk kanë qenë produktin i saj do flasim më pas.

Vila ime ka një formë të ndryshme, siç jam unë i ndryshëm nga të tjerët.

Në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptarëve është një banesë e një familje shqiptare më shumë. Kaq”, vijoi Rama.(TemA)

4 komente në ““Vila në Surrel”, Rama i përgjigjet komentuesit: Në raport me tërësinë e banesave të shqiptarëve, është një më shumë”

  1. Mirush Dorda says:

    Rama po te ishte gjyqtare nuk e kalonte dot vetingunn me kete vile, te tjerat i kuptoni vete te nderuar .

    1. Kalec Dega says:

      Duhet degjuar vetingu per vilen e Rames dhe jo cfare llomititi ne gjuhe te huaj shoku Rama.

      Ka nje pakete kunder krimit e korrupsionit Rama, hiq mos u merzisni ju te Sali derrit….

    2. Deti says:

      Mos u bej karabush, o Mirush. Ajo vile me ato te Gjirit Lalsit s’krahasohet Jo e Jo, por as me shume nga ato ne Koder Kamez apo Gerdec.

  2. Ton says:

    Pse je I ndryshem? Se ben vete…pa lidhje…pra vilat i legalizove nuk te gjen gje me vile por me makine luksoze e hanger…pa lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje