Gjendja e shëndetësisë, Rama: Iku koha kur njerëzit vinin me batanije, çarçafë e aspirina me vete

25 Nëntor 2019, 11:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se kritikat ndaj qeverisë për sistemin e shëndetësisë janë efekt i reformimit të këtij sistemi, dhe rritjes së pritshmërive, por se shendetesia sot as qe ka te krahasuar me shendetesine e para 2013-es.

“Nuk është e vërtetë që në Shqipëri të lënë të vdesësh po nuk dhe lekë tek mjeku. 

Në trupën e bluzave të bardha ka të tillë që e njollosin bluzën e bardhë duke pasur sjellje korruptive në raport me njerëzit në nevojë, e vërteta tjetër është se këta janë pakicë. 

E them me bindje, se  e ndjek çdo ditë, dhe falë angazhimit të ministres, Ogertës, dhe njohjes të të gjitha problematike dhe ndjekjes në kohë reale të të dhënave të performacës, është e dukshme. Iku koha kur njerëzit vinin me batanije e çarçaf, e aspirina me vete. 

Dhe është normale që sa më mirë bëhet aq më shumë rriten pritshmëritë dhe aq më shumë shtohen ankesat”, tha kryeministri Edi Rama.

3 komente në “Gjendja e shëndetësisë, Rama: Iku koha kur njerëzit vinin me batanije, çarçafë e aspirina me vete”

  1. Viktor says:

    Tani nuk shkojn ne spital me batanije e aspirin, por shkojn me antibiotik..ik edhe ti se na e shpife.

  2. Niku says:

    Nuk ka lidhje të bësh krahasim me para vitit 2013. Dërgo dike ne spitalin e fëmijëve në Tiranë do të shohësh një realitet që ti dhe shumë si ty nuk duan ta shohin. Dhoma me nga 5 fëmijë të sëmurë, plus të paktën 5 prindër.. 10 ver në një dhomë në kushte jashtë çdo llogjike. Për mos folur që shumë herë të marrin gjak për analiza dhe të duhet të shkosh në një strukturë private për ti bere , kuptohet me pagesë. Ky është realiteti i hidhur:( dhe jo krahasimet pa lidhje. Ah sqaroj çdo gjë që shkrova me siper e kam përjetuar vetë para 1 muaji.

  3. Astrit says:

    Mos e besoni po deshet, Enveri me xha Brahon i Vasillaq Vangjelit tek Silloja perseritet me seriozitetin me te madh pas 40 vjetesh nga KM-ja ne nie salle me qindra njerez!!!
    Enveri thoshte tek skeci: Buken, gjizen, qepen i kemi siguruar ne vend dhe ky eshte vetem fillimi se sapo festuam 40 vjetorin e clirimit.
    Ky sot thote: Kemi arritje te medhaka ne shendetesi,pas 30 vitesh iku koha kur njerezit vinin me batanije,carcaf e aspirina me vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje