Sulmet e Presidentit Ilir Meta janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës. Kështu u shpreh sot kryeministri, teksa komentoi edhe rolin e partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër krimit.
Sipas Edi Ramës, ambasadorët janë këmbëngulës në pastrimin e “llumit”.
Sa i përket qëndrimeve të Metës, Rama tha:
“Presidenti që vijon të rrijë ë zyrë na bën me turp të gjithëve. Sulmet ndaj ambasadorëve nuk janë dëgjuar që prej kohës kur është shpikur Kanuni dhe ku shkruhet se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.
Turp turp turp, jemi në një linjë me SHBA sepse ne e bëjmë këtë për gjeneratat e tjera, sepse kjo është rruga e duhur, që e çon vendin tonë në një nivel si ai që e shohim me admirim nga larg.
Në cdo hap për reformën në drejtësi, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kemi qenën 100% në një linjë me partnerët tanë.
Ata nuk janë në Shqipëri, as për të qeverisur e as për të marr dardha janë për të garantuar interesat strategjike në lidhje me Shqipërinë”, deklaroi Rama duke sulmuar Meten.