Opozita e shqetësuar nga veprimet e Ilir Metës: Po na zë vendin ne, nuk po sillet si president

25 Nëntor 2019, 18:00Politika TEMA

Aksioni i Ilir Metës për të mbrojtur kushtetutën e Shqipërisë, për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, është brenda kornizave institucionale që duhet të ketë një kryetar shteti.

Por kur bëhët fjalë për thirrjet e tij për organizimin e protestave popullore, Shehi është kategorik dhe i kujton presidentit se po hyn në terrenin e opozitës, e cila prej 6 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha.

Presidentit i prezantuan kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por përballë kanë një kryeministër që nuk e konsideron opozitën në pozitat për t’i mponuar vendit zgjedhje të reja.

Dhe këtë herë përgjegjësinë Shehi e sheh te vendimarrja  e kreut të opozitës për të ndalur protestat.

Sipas aleatit të demokratëve, nëse në 2020-tën nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme, nxitimi për një reformë të re zgjedhore është i panevojshëm.

Shehi kërkon që forcat e opozitës të rrisin presionin ndaj qeverisë, duke e detyruar kryeministrin Rama të çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme, duke kujtuar se zgjedhjet e 2021 do të ishin një goditje e fortë për opozitën por edhe për të gjithë vendin.

4 komente në “Opozita e shqetësuar nga veprimet e Ilir Metës: Po na zë vendin ne, nuk po sillet si president”

  1. Sali kerma says:

    O Dasho te ka fol rakia 3 here. Heren e pare kur the osht budallalik me dal nga kuvendi; heren e dyte kur the s’ka zgjidhje tjeter – duhet me dal nga kuvendi. Heren e trete: c’osht e drejta bom gabim qe dulme.
    Vazhdo rakinë tani derisa t’iu therrasin me von’ ne nji firme se nuk ju pjerdh njeri mo. Po ju thirrën se kam pershtypjen se s’ka per t’iu thrrit njeri.

  2. Bureto says:

    Dasho, na trego:
    Si i doni zgjedhjet e parakohshme, me Ramën kryeministër apo pa të?
    Pa kodin e ri zgjedhor apo me të vjetrin me ca axhustime siç janë rekomandimet e ODIHR?
    Pa ndryshuar sistemin zgjedhor, që ju dhe opozita parlamentare e keni kërkuar me forcë?
    Pa u krijuar GjK dhe GjL?
    Pa filluar nga puna SPAK dhe BKH?
    Pa u çelur negociatat me BE në maj siç është premtuar dhe nëse kjo do të ndodhë?
    E pra, e shikoni sa shumë punë janë për t’u kryer! A mendon se mund të bëhen zgjedhje të parakohshme pa u plotësuar këto të gjitha dhe a nuk janë këto dhe kushtet e Bundestagut? Kështu a mendoni se aleatët tanë strategjikë do lejojnë që të futemi në zgjedhje, të cilat pa institucione solide s’dihet si shkojnë dhe e çojnë zgjidhjen e këtyre problemeve jetike për vendin në kalendat greke? Ndaj harrojini ato. Edi Rama me dëshirë nuk i do ato, veç po e detyruan, që për sa më sipër s’ka gjasa ta bëjnë. Ndaj mblidheni mendjen dhe punoni fort për t’u përgatitur për zgjedhjet e qershorit 2021. Por kujdes, se me lidershipin që ka opozita zor se i fitoni edhe ato. Ndoshta është kjo frikë që ju ka çuar deri më sot në rrugë të gabuar, ku dy më kryesoret janë lënia e mandateve dhe mos-hyrja në zgjedhjet lokale. Por jo më pak dhe faktit që keni zbatuar verbërisht strategjinë e çiftit Berisha-Meta, të cilët u kanë tërhequr zvarrë për ‘kokën’ e tyre, e cila rrezikohet seriozisht nga e kaluara, por për Metën edhe e sotmja. Politika është arti i të mundshmes. Deri më sot nuk i keni gjetur këto mundësi, ndaj keni kohë të reflektoni.

  3. Parazitet says:

    Keta jane langaraqet qe vijne anes si pordha neper breke dhe nuk u ka thene kurkush puna e mbare. Imagjinojne sikur jane kryetar por realiteti eshte ndryshe per keta parazite e qylexhinj. Mos i nxirni me neper gazeta apo kur diskutojne me halenistet ne tv per hallet e popullit. Te neveritshem dhe te pafytyre.

  4. Plugu says:

    Te jini te sigurt,nqs opozita fillon edhe njehere protstat,atehere populli do te iritohet dhe nuk ka per t’a votuar kurre dhe Basha nuk ka per t’u bere kurre kryeminister.Populli eshte merzitur dhe i lodhur nga protestat e dhunesheme te opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje