Numri i tërmeteve që kanë janë regjistruar në Shqipëri këtë të martë i tejkalon dy shifrat. Intensiteti i tyre varian, nga tërmete që nuk ndjehen nga banorët, e deri tek lëkundjet si ato të orëve të mëngjesit, që fatkeqësisht lanë pas edhe viktima.
Një hartë e “Earthquake” tregon me njolla të kuqe tërmetet me epiqendrën e tyre të regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Nga harta kuptohet se foleja e lëkundjeve është Durrësi, ku të shenjuar me yje janë tërmetet që tejkalojnë 4 Rihter, përfshirë këtu tërmetin që shkatërroi banesa dhe shkaktoi të vdekur. (gazetasi)