Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme të plagosurit nga tërmeti, që po marrin mjekimin te spitali i Traumës në Tiranë.
Rama ka falenderuar uniformat blu, zjarrfikësen, mjekët dhe forcat speciale që janë angazhuar prej mëngjesit në ndihmë të qytetarëve të plagosur dhe atyre të bllokuar nën rrënoja.
Rama nuk ka kursyer as ironinë ndaj presidentit Ilir Meta, pasi ka falenderuar ambasadat e huaja që siç tha ai “kanë shprehur gatishmërinë”, për të ndihmuar Shqipërinë edhe pse në ditët e fundit “u vunë në shënjestër”.
“Ambasadat që, nejse, ambasadat që në ditët e fundit u vunë në shënjeshtër, sot që në mëngjes kanë shprehur gatishmërinë e tyre.
Më vjen mirë që po e them tani, qeveria është e gjitha në terren. Mbase ky është një moment i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam-gam, dhe se jeta është shumë e shkurtër për gam-gamin e përditshëm.
Siç bëmë me familjet në Korçë dhe Ersekë do bëjmë edhe me këto familje që janë shumë”, u shpreh Rama.
Deklarata e plotë e Ramës:
Kemi humbur jetë njerëzish. Kemi pasur jo pak jetë të shpëtuara. Kjo ditë ka qenë pa diskutim dita e atyre njerëzve të zakonshëm që me uniformën e Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, zjarrfikësve apo edhe uniformën e trupave speciale të ardhura nga Kosova që janë bërë shëmbëlltyrë e një bashkimi kombëtar në dhimbje dhe sakrificë.
Kanë qenë gjithë heronjtë e kësaj dite. Bluzat e bardha që i kemi përgojuar pa hesap në ditë me diell, sot kanë qenë në krye të detyrës për të kuruar jetë njerëzish. Për fat të keq, bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar por lus Zotit që të mos ketë përfunduar as bilanci i jetëve të shpëtuar nga rrënojat ku ende marrin frymë njerëz. Qe një ditë sa e rëndë aq edhe e mbushur me emocion dhe rezultat i një solidariteti të jashtëzakonshëm të shqiptarëve dhe miqve të këtij vendi.
Ambasadat janë vënë ditët e fundit në shënjestër. Sot në mëngjes herët në emër të SHBA-ve dhe BE-0së na kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që mund ta them që qeveria ka bërë maksimumin. Kemi qenë në terren të gjithë.
Është sureale të flasësh me Presidentin e Francës kur je përballë një gërmadhe në Durrës.
Nesër do të jetë ditë zie kombëtare. Sot kam punuar për të ndërtuar me shpejtësi një marrëveshje me gjithë operatorët turistikë, në Durrës dhe Kavajë pa diskutim por edhe në Durrës dhe në Lezhë për familjet që nuk kanë një çati. Nuk mund ta kalojnë dimrin në tendë. Kjo nuk është një çështje ditësh apo javësh, është një çështje muajsh. Nuk janë vetëm vendet e Evropës që janë të gatshëm të ndihmojnë sepse duam të rindërtojmë. Duam të rikthejmë njerëzit në shtëpi të reja dhe koha nuk pret.
Ju them të gjithëve duhet solidaritet, durim. Mbase ky është një rast i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam, gam, gam dhe jemi mësuar të qahemi dhe ankohemi shumë duke harruar se jeta është diçka pak më ndryshe se gam, gami i përditshëm. Ju siguroj që siç bëmë me të gjitha familjet në Korçë, do të bëjmë për të gjitha familjet, që këtu janë shumë. Ne do të dalim më të fortë nga kjo histori, por fatkeqësisht nuk do të dalim të gjithë pasi disa prej nesh nuk janë më. Fjalët për të ngushëlluar familjet e tyre janë të vështira për t’u gjendur.
Gjendje e emergjencës
Është e çuditshme ta dëgjoj këtë pyetje nga mëngjesi deri në darkë. Çfarë do të thotë? Akti formal i gjendjes së jashtëzakonshme?! Nuk është se sjell më shumë se sa ka sjell sot gjithë ky solidaritet. Nuk do të ndryshojë asgjë. Natyrisht, nesër është dita për të menduar për të gjitha.
Te lumte zoti Kryeminister!
Duket qarte se po ben te pamunduren per te perballuar kete fatkeqsi te rende natyarore!
Te mrekullon solidariteti i vellezerve tane nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por vecanrisht edhe solidariteti i fqinjve tane italiane, greke, kroate, malazes, serbe, por edhe solidariteti i partnereve tane strategjike, SHBA, BE e vecanrisht solidariteti i qeverise gjeremane, franceze, por dhe i shume shteteve te tjera europiane.
Perpara kesaj fatkeqsie natyrore duken edhe miqte e vertete, por duken edhe mafjozet e mafjes politike shqiptare.
Populli ka sy e vesh, degjon e shikon . Dhe vlereson.
Nje menaxhim perfekt i situates!
Pergezime!
Nji dy e tek Meta te shkon gjuha. Vete e zgjodhe e vete gezoje. Asnji s’jeni ma t’mire, njesoj jeni te gjithe.
Nuk asht koha me thane Meta ashtu e Basha keshtu, por asht koha per ndihme te qytetareve tuaj qe t’ kan zgjedh. Leri ambasadat, ka kohe tjeter per te zgjedhur ato probleme.
Fundi i fundit ne keto raste, ndihma asht e detyrim moral per te gjith.
ja bone sh mir karaputanes muta z.KM
ky popull kishte rastin ma te mir ,
me hjek qafe 3-shen e Shkerdhatave salibashmutin
fjalet nuk ndryshojn asgje .
Shkerdhatave u duhej vu tritoli ke Vilat e tyre kto dite
Zoti K minister!
Ju lutem mos hani MUT keto dit te pakten.
Sa te pelqen muti mor shejtan tarras..ne goje e mban ate te shkrete..shqiptareve po u digjet mjekra ti kerkon te besh interesantin me batuta te tilla…
Respekt zoti Kryeminister.Je kryeminister i popullit shqipetar dhe jeton me hallet e tyre.
Po leri thumbimet ore idiot se kemi probleme me te medha…
E kishte ngrene Meta mutin, te gjithe, s’kishte mbetur me per askend.
Një rrëshqitje e dobët e aspak e nevojshme.
Sot, pas një ngjarjeje kaq të rëndë për vendin, të tilla luhatje nuk i pati as kryeopozitari Basha e madje as Presidenti i shumëpërfolur.
.
..
Anne
Leri thumbat, shiko si te ndimosh njerzit qe kan nevoj ne nje situat si kjo.
Zoti Edi Rama!
Në emër të Zotit, të lutem nga thellësia e shpirtit, bëjë një gjë për të mirën e këtij populli, RRUAJE MJEKRRËN!
Është i vetmi mallkim prej nga po na vjen kjo e keqe e madhe që na zuri. Ju doni ti shëmblleni Ismail Qemalit por po merrni pamjen e Mulla Omarit.
Edhe një herë, të lutem me përgjërim, RRUAJE MJEKRRËN që të shpëtojmë…