FOTO/ Sandër Lleshaj publikon flamurin kombëtar të gjetur mes rrënojave në Thumanë: 28 Nëntori na gjen të goditur fort, por jo të thyer

28 Nëntor 2019, 09:34Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka publikuar një foto të flamurit kombëtar, i cili u gjet nga forcat e kërkim shpëtimit shumë pranë viktimave të fundit  të nxjerra nga rrënojat e banesave në Thumanë.

Lleshaj shprehet se le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare

“28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer.

Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.

Ishte ky flamur, i nxjerrë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.

Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare.”- shkruan Lleshaj. (TemA)

1 komente në “FOTO/ Sandër Lleshaj publikon flamurin kombëtar të gjetur mes rrënojave në Thumanë: 28 Nëntori na gjen të goditur fort, por jo të thyer”

  1. Plugu says:

    Bravo zoti minister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje