Nga Bashkim Kopliku
U bënë, deri tani, 32 vetë që i vrau “tërmeti”.
Por në fakt, ata i vrau Drejtësia jonë e para vettingut, me korrupsionin, me pangopshmerinë e saj, që ka lejuar të ekzistojnë ato banesa, që nuk i rezistuan tërmetit.
E kjo gjëmë do të ishte shumë më e madhe, mbase prej qindra jetë njerëzish, nëse qeveria, vetë kryeministri Edi Rama, dhe të tjerët pas tij, të mos kishin ngritur menjëherë të gjithë shtetin në këmbë, duke filluar e para policia, në ndihmë të njerëzve që i zunë përfund ndërtesat me cen, ato poshtërsi të lejuara nga Drejtësia jonë para vettingut, ajo e gjithë këtyre viteve të kaluara, me gjyqtarë e prokurorë, e me të gjitha hallkat e saja të korruptuara. Janë të gjitha ndërtesat ose jashtë standardit ose të cenuara, ato ku u vranë njerëzit, pothuaj të gjitha kanë pasur histori ankesash të qytetarëve tek Drejtësia.
E këto ankesa, kanë dështuar para mbrojtjes korruptive të “esnafit të Drejtesisë para vetting”, këtij tarikati të krimit, që ishte bërë i paprekshëm në kullën e tij të “pavarësisë” nga … ligji. Kemi një KÇK sot, por kishin një klan të tërë prokurorësh e gjykatësish, në shërbim të ndërtuesve abuzivë.
Kësaj here shteti, shoqëria jonë, shumicë dhe opozitë së bashku, duhet të analizojnë çdo rast të ndërtesave ku humbën jetën ata 32 vetë: kush i projektoi, kush i miratoi lejet e ndërtimit, kush i zbatoi, kush i mbikëqyri punimet, kush aprovoi të drejtën e përdorimit të atyre ndërtimeve, kush nuk iu përgjigj ankesave të qytetarëve për cenet e ndërtesave e modifikimeve të tyre. Legjislacioni ynë i ka të specifikuara këto veprimeve administrative, kështu që është e lehtë të gjenden emrat konkretë të zyrtarëve fajtorë, ata, që janë përgjegjësit direkt të kësaj gjëme.
Për shumicën e ndërtesave të cenuara, me ambiente në katet e përdhese të modifikuara në lokale etj., ka pasur ankesa nga qytetarët, kallëzime, por që kanë përfunduar në kosh të plehrave nga zyrtarët e Drejtësisë.
Duhet të gjendet e të vihet para Drejtësisë pas vetting, ata prokurorë që pushuan çështjet, apo që ngritën akuza qëllimisht të lehta e anësore, që fajtorët të dilnin të padënuar, apo me dënime qesharake, e ndërtesat të vazhdonin të rrinin si gracka vdekje-prurëse.
Prokurori ka krijuar në dyshe të pazgjidhshme me gjyqtarin, në komplotin e tyre antilogjor, që ka nxjerrë të pafajshëm ata ndërtues e zyrtarë, që kanë bërë të mundur këtë tmerr ndërtesash e modifikimesh të tyre, skandaloze.
Janë qindra raste ku ndërtesa identike në dukje, në të njëjtin vend, njëra ka qëndruar normale, kurse tjetra është rrëzuar, duke marrë jetë njerëzish me vete.
Pra, nuk është se “ishte tërmeti i jashtëzakonshëm”. Jo, intensiteti i tërmetit që ra, nuk justifikonte gjëmën që ngjau: 32 të varë e mbi 600 të lënduar. Ka një shtytje korruptive për ta nxjerrë këtë tërmet, më të keq seç ishte, që të kalojnë lumin fajtorët e vdekjes ë 32 vetëve, dhe plagosjes së qindra vetëve.
Tërmeti në Durrës, ishte diku te 6 – 7 ballë (sipas shkallës evropiane EMS), duke e lexuar vetëm sipas veprimit mbi njerëzit dhe objektet, dhe jo sipas dëmeve që pësuan ndërtesat, sepse do të ishte një absurd ta vlerësonim mbi bazën e tyre, kur bëhet fjalë për ndërtime jashtë standardeve dhe ndërtesave të cenuara!
E mos harroni, në Durrës, që në vitin 1980, ndërtimet ka detyrim ligjor, të jenë për të duruar tërmete 9 ballë e sipër!!!. Nëse do të zbatoheshin kërkesat teknike dhe ligjore, nuk do të kishte asnjë të vdekur nga ky tërmet.
Gjithemon ne shkrimet e tuaja I sakte e I vertete.
Nese do kete ndonjehere zot ne kete vend, eshte kollaj tu vihet emri nje per nje vrasesve te vertete te tragjedise. ATA Jane aty, I kini permendur ju me pozicione pergjegjesie, te fillojne procedimet , te martin ate qe u takon, te nxejne mend te tjetet qe vijne pas tyre.
I nderuar “Musto”!
Nuk e di, per cilin zot e ke fjalen; nqs per ate qe nuk e kemi pare ndonje here, atehere varja, se ai nuk na ben derman! Kur te na vdese lepuri qe kam ne bark une, (mbase) ti dhe me siguri shume te tjere bashke me ne, e te dalim te tere tok te zeme sheshet per te lare hesapet me ata qe na kane zene rrugen per te pakten rreth tri dekada: njerez medioker te pushtetit popullor, qe dinin vetem te duartrokisnin kur ligjeronte eprori i tyre – ne cdo nivel, pra servile te ndyre -; me tej, ata, qe na u prezantuan si superdemokratet dhe shpetimtaret e Shqiperise, por qe ne te vertete hapen lojen e madhe te kumarit ne kuplarane kapitaliste dhe ne tuafet i besuam, dhe u besuam qeveresjen e vendit ketyre banditeve, qe sot na shfaqen ne te gjitha format e mundshme qe bart kuplaraja, ku jetojme: ata pra na shfaqen sot si presidente aktual dhe ne pension, si kryeminister aktiv dhe ne pension, si administrate publike qendrore dhe lokale, si kryesues/e opozite brenda dhe jasht kuvendit, si njerez te medias, etj. Dhe bartesi i gjithe ketyre paraziteve, populli trutrashur e i pergjumur! Aq i pergjumur, sa u deshen 6,4 balle ta zgjonin disi! Te shpresojme, qe ky i fundit nuk do kthehet e te vazhdoje gjumin e tij shumevjecar ne krahun tjeter. Autori i tekstit me mprehtesi konstaton dhe gjykon, se bota mediale ka filluar tashme ta pershruaje termetin sikur ky te kishte qene 640 dhe jo 6,4 balle dhe se kjo rrezikon, qe krimet e bera nga i gjithe zinxhiri administrativ ne veprimtarine ndertimore ne tri dekadat e fundit – qe nga projektuesi, zbatuesi, mbikeqyresi, etj. e deri tek reagimi i te ashtuquajtures Drejtesi ndaj ankimimeve te qytetareve – te mos merren ne konsiderate! Por edhe ne ama. edhe ne e duam nje dru te mire, pasi ne shume raste nuk jemi aq sa duhet kritik ndaj vetes si konsumator; gjithashtu edhe ndaj shitesit kriminel! Besoj se shitesi me integitet ne sistemin aktual zor se gjendet. Jo se nuk ka gjasa te ekzistoje nje shites me virtyte; por ne kapitalizem ne radhe te pare investohet – ne rastin konkret ndertohet – per te fituar; me pas, nese konsumatori eshte dhe mbetet i kenaqur me mallin e blere, mund te vije serish, apo te rekomandoje dike tjeter mbi cilesine e ofruar nga shitesi i besueshem. Nje gje duhet ta perserisim pambarimisht si konsumatore: investitori nuk gjendet aty per te me sherbyer mua! Ky mund te jete maksimalisht mjeti i tij me cfaredo lloj oferte! QELLIMI i tij eshte SURPLUSI/FITIMI/PROFITI!
Iku ajo periudhe. ne te cilen ndertohesh, per te strehuar njerez dhe respektimi i standarteve ishte i padiskutueshem! Per mua, si konsumator me dy mend ne koke, kjo menyre e te krijuarit te vlerave dhe te mirave materiale eshte dhe mbetet te pakten nje e keqe me e vogel, te cilen duhet ta kerkojme!
Po, shume te saketa.
A ke njeri ne familje,a ke te aferm te te tregojne se rrjedh nga trute o njeri. Po ato pallatet ne Thumane po ato pallatet me lejen e Gjushit” Drejtesia duhet t’ibllokonte. O zot dhe ky kz qene z. kryeminister
O tradita lexoje dhe nje here me ngadale se pikerisht ate qe thua ti po thote dhe z. Bashkim, prandaj mos ja fut si kau peles, pastaj nese ka pergjegjesi edhe qeveria e atyre viteve ku ky zoteri ka qen Zv. Km atehere eshte tjeter analize.
Sa për dijeni…
Tradita ka të drejtë.Z. Kopliku nuk shoh që më e pakta të bëjë një autokritikë se ka qëmë z.Kryeministër ,se dhe ai ka përgjegjësinë e tij.
Më burrërore do ishte ta fillonte nga vetja të thotë fajet e tij dhe ti dorzohet drejtësidë.
O Tradita,me sa duket i rrjedhuri je ti!
Lexove ndonjë rrjesht ti te ky shkrim që nxjer Gjushin nga përgjegjësia ti?
Kopliku nuk bën asnjë përjashtim.
Edhe pallatet e Thumanës kanë një histori si janë ndërtuar,si janë degjeneruar nga ndrtimet për rreth dhe nga ndërhyrjet brenda tyre.
Po ti mesa duket e ke mbushur kokën me tallashin e politikës së PD -që e ka shpallur B.Koplikun armik dhe i ke thënë mëndjes ik pirdhu.
Tradita!
A mos mbrojti gje Gjushin ky,qe Ju versule? Gjithecka shkruan zoti Kopliku,eshte e sakte dhe duhet vleresuar Tani per tani,duhet te perballohet situata,por neser,me qetesimin e banoreve te demtuar,sistemimin e tyre,organet e specializuar te shtetit,duhet te analizojne arsyen e ndertimeve jashte kushteve dhe standarteve sipas ligjeve,pergjegjesine e dhenesve te lejeve te ndertimit ne zona te rrezikeshme ku nuk duhet ndertuar,pergjegjesine atyre qe duhet te kontrollonin cilesine punimeve dhe materjaleve te perdorura etj…Vetem atehere do te dale pergjegjesi e sejcilit,qofte kjo dhe per zotin Kopliku.
Per ato pallate e ka fjalen por permend edhe shtesat e bera etj lexoje njehere pastaj fillo me sharje.
E adreson gabim fajin o Bashkim,vetem tek drejtesia!
Fajin kryesor e ka qeveria e Rames,qe i eshte bere mendja tender,koncesion dhe PPP!
Ka harruar popullin,u ka mbyllur gojen njerezve te ankohen ne te gjitha shkallet e pushtetit dhe t’u zgjidhen menjehere!
Ka shkaterruar shtetin ligjor,administraten dhe ka nxitur korrupsionin!
Shikoni cfare modeli shembullor jep Kosova,me profesioniste te perkushtuar,me pajisje moderne,me qen zbulues te stervitur etj!
Ndersa Rama per emergjencat coi ca civile te gjetur ne rruge,mobilizoi ca mjete ndertimi private dhe mblidheshin 50 vete koke me koke pa ditur cfare te bejne!
Nuk mbahet shteti me cunaker,me bukurane,me te kollarisur te afte vetem per t’iu servilosur kryeministrit!
Emergjencat civile duhet te kene njerezit dhe logjistiken me moderne se sa e kishte ushtria e Enver Hoxhes,te sterviten cdo dite dhe te jene ne gatishmeri te perhereshme!
Pse nuk mesojne nga bota?
Dhe mbi te gjitha duhen ligjeruar rregulla te rrepta per ndertimet e jo si sot qe i kane lene ne dore privateve pa shpirt dhe te pangopur ndersa kur bie termeti pasojat i perballon shteti,ky shtet i pa afte dhe i korruptuar qe sundohet nga nje njeri delirant ne ekstrem,mendjemadh dhe harbut pa kufi,qe shtetin e konsideron lope qe do mjele!
Ai jeton jashte realitetit,do qe cdo gje qe behet ketu duhet te dale nga mendja e tij fycke,aq sa kundershton me perbuzje dhe tallje cdo kritike apo keshille!
Nje njeti qe mos e paste as armiku!
Qenke nje Gomar ( Gomari te më fal per krahasimin)
Bravo miri se je pergjigjur si zog gomari!
Dukesh qe i njeh mire pergjigjet e gomereve!
Te lumte zoti Kopliku ,nje evertete , qe ka vite qe uleret .ULERET …………30 vjet demokraci …….
Tradita!
A mos mbrojti gje Gjushin ky,qe Ju versule? Gjithecka shkruan zoti Kopliku,eshte e sakte dhe duhet vleresuar Tani per tani,duhet te perballohet situata,por neser,me qetesimin e banoreve te demtuar,sistemimin e tyre,organet e specializuar te shtetit,duhet te analizojne arsyen e ndertimeve jashte kushteve dhe standarteve sipas ligjeve,pergjegjesine e dhenesve te lejeve te ndertimit ne zona te rrezikeshme ku nuk duhet ndertuar,pergjegjesine atyre qe duhet te kontrollonin cilesine punimeve dhe materjaleve te perdorura etj…Vetem atehere do te dale pergjegjesi e sejcilit,qofte kjo dhe per zotin Kopliku.
I vrau Sali mortaja qe me ardhjen e tij ne pushtet me 91 c’montoj cdo lligje e rregull ndertimi qe funksiononte ne ate kohe…..ne kohen e Dulles te plasnin brenda te hapje nje dritare pa leje…..ne kohen rrumpalle te Sales mund te ndertoje nje Pallat pa leje e pa standartet e kerkuara vetem e vetem per perfitime…..dhe ky mentalitet ka zene rrenje te keqija ne ate vend….ky eshte “termeti” i vertete qe kercenon ate popull……
RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për SHKRIMIN i NDERUAR Bashkim Kopliku !! SUPER SHKRIM
Po zoti Ing Bashkim keni te drejte. Parashikimet beheshin per termete 9 balle ose me shume. Por ishte ligj ne sistemin ku Njeriu ishte Kapitali me I cmuar. Ike ajo kohe prandaj ikin njerzit me shpejte se kafshet.
Super i telektual eshte zoti Kopliku, te gjitha shkrimet e tije ke qejf ti lexoshe,…..
Ky dhe plot te tjere jane demokrate qe Sali maloku, krimineli me i madh i hodhi ne rruge….
Komentet idjote si ky i keti malokut qe shkruan me pseudonimin TRADITA tregon qe ka plot gomere e derra ne vendin tone…..
Baçi, shko e myty ne pusete te mutit, he te keqen..
Baçi, shko e myty ne pusete te mutit, he te keqen…
Shum sakte z. Bashkim! E keqja eshte mbarsur qe ne vitet e zaptimit te trojeve e ndertimeve pa leje, pa tjeter qe do te vinte nje dite qe do te pillte! Qofte e vetmja pjelle e se keqes!
Mendohu or mire ç’thua … ?! Mbetet me politiken edhe ne keto raste. Pse s’vete te Sala yt pastaj??? Rama s’kishte lindur ne 90ten…
Sigurisht me natyren nuk perballet njeri por me Drejtesine duhet te perballet cdo njeri ! Dhe per te mbrojtur jeten e njerzeve ligji duhet te funksionoj ! Jane ngritur ndertesa jashte studimeve teknike te specialisteve dhe kane jetuar dhe jetojne mijra shqiptare ne banesa te pabanueshme dhe me kushte shume te keqia !
Po !
Nje Termet i forte duhet te ndodh edhe ne Pallatin e Drejtesise mafies shqiptare !
Bravo Bashkim Kopliku !
Bravo Kopliku, shume sakte.
Ne vitet e shfrenuara, nen moton, bani ca te doni, u gerryen themelet e shume pallateve, per tu bere dyqane. Kjo sipas rrumpalles ishte menyra e punesimit, pa cka se kjo do te sillte dobesimin e strukturave te pallateve. U shpik ndertimi me plinta, po ne kete kohe pas 90-es, duke anashkaluar ngritjen solide te themeleve. U lejuan ndertimet kuturu, ne zona ranore dhe toka nenujore duke sjelle keto pasoja ne raste termetesh apo permbytje shtepish ne zona ku lumenjte shfryjne, ne raste shirash.E thote edhe emri i zones Keneta, dmth qe me shume se dy kate ne kete zone nuk duhet te ngrihen ndertesa ose duhen bere themele te fuqishme inxhinjerike dhe jo ne menyre amatore.
Po, shume te saketa.
Po na jep.mend tani ti qe ndiqje zagarin qelbesire, serbin e ndyre, armikun E popullit tone…she tani na thua pse u lejuan keto ndertesa te ndertoheshin etj, etj…Po pra, i lejove ti me qelbesiren tende ne qeveri, apo e harrove ato qe bete ne kohen e qeverisjen se kohes se gangstereve ku ti ishe pjese dhe qeshje kur shteti I ganstereve me ty bashke, lejonte te shkelej cdo ligj. Te te jap nje keshille qytetare…qepe gojen dhe mos shkruaj me artikujt se nuk ke fytyre ti, te na tregosh se si u vu shteti ne vend prape. Ke te drejte kur thua se Edi Rame, formoi prape shtetin qe ti dhe barbaret e Shqiperise e shkateruan pa meshire, per shume vite. Ke pak dinjitet the respekt per te vdekurit te pakten dhe mos dil te na japesh mend tani qe njerezit kane vdekur si pasoje e barbarive qe bere ti me ceten e barbareve. Harram ta kesh qe ke fytyre dhe shkruaj artikujt ti. Vetingu duhet te tregoje vendin ty the barbareve qe udhehoqen vendin me ty. Race e keqe.Ne Spac e keni vendin. Ah Enver Hoxha, ku je. Cohu nja dy Tre dite dhe ver nderin e te dashures tone Shqiperi ne vend again.
E ke shume drejt, ndertues projektures, preventivues, dhenesit e lejeve mbikeqyresit edhe dien edhe nuk dihen se ku jane disa edhe mund te kene vdekur, por ne kemi edhe nje shembull tjeter ne gerdec u vrane 27 veta 400 te plagosur qindra shtepi te renuara nje tremet mbi termete. Fatkeqesisht dien shkaktaret ata jane perseri ne politike me disa vila e pallate ne pronesi, cfare beri drejtesia ? u denuan disa leva te tyre me 2-3 vjet burg, madje morren edha pafajesine dhe u shperblyen perseri nga taksat tona. Bashklim edhe per kete termet duhej te flisje ketu se eshte nje rast korrupsioni i paster dhe i dukshem !!!!!????????????????