Rindërtimi pas tërmetit, Rama do kërkojë financime në samitin e NATO-s

27 Nëntor 2019, 09:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë, të mbajtur mëngjesin e sotëm për situatën ku ndodhet vendit, tha se sfida e madhe është programi i rindërtimit.

Rama tha se do bazohet tek buxheti i qeverisë dhe i bashkive, por edhe në financime nga vendet aleate.

Kryeministri u shpreh se do takohet me krerët e shteteve në samitin e NATO-s ku do diskutojnë për mënyrën sesi do ndihmohet Shqipëria.

Gjithashtu Rama shtoi se ka edhe mbështetjen e Turqisë, ku do organizohet një tryezë me presidentin Erdogan dhe vendet e rajoneve lindore.

Edi Rama: “Sfida e madhe është programi i rindërtimit. Duhet që familjeve në Thumanë tu rindërtojmë banesat, të gjithëve, por familjeve në Thumanë  duhet ti rindërtojmë ato pallate që ishin dhe duhet të jenë shumë më forta dhe shumë më të mira. Është sfidë e madhe. Duhet të bazohemi tek buxheti i qeverisë dhe i bashkive, sikundër imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme por nuk mjaftin dhe për këtë po punojmë për një skemë financimi që ta në mundësojë një mbulim tërësor pa u kufizuar, pa u mbuluar thjesht me anën tjetër që është mekanizmi i financimit të jashtëm. 

Me kolegët evropianë kam folur para sesa të vija këto. Po komunikoja me kryeministrin  Danimarkës që kishte dërguar një mesazh të gjatë, e kështu me të gjithë. Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër duhet të jemi për pak ditë në samitin e NATO-s dhe të gjithë kam rënë dakord që sigurisht jo në tryezën e samitit por jashtë saj të bëjmë një diskutim sesi do adresohet kjo plagë e hapur në Shqipëri dhe sesi do të ndihmohet, shoqëria, shteti, njerëzit në nevojë në këtë proces rindërtimi. 

Me presidentin e Turqisë kemi rënë dakord që të organizojmë një tryezë me vendet e rajonit lindor, janë dy mekanizma, i Bashkimit Europian i afirmuar për të mbështetur dhe një komponent i tretë SHBA-të që kanë ofruar gatishmërinë tyre për të mbështetur. Duhet një kualitet kombëtar për rindërtimin

4 komente në “Rindërtimi pas tërmetit, Rama do kërkojë financime në samitin e NATO-s”

  1. MOS NA TURPERO OR KO.E says:

    OR BY,,,LEPIRES NUK KE NEVOJE TE LYPESH NEPER BOTE NDIHME FARE ,MERUJA ATYRE QE JU KE DHENE TENDERA KORRUPTIV SI PSH FUSHA SHPK KASTRATI ETJ ETJ MOS U BER SI GABEL OR KOQE OK

    1. Arlindi says:

      po ca bythelepire, ky eshte KALAMA komplet. Kenaqet e na e shet per gje te madhe qe ka folur me kete apo me ate… imagjino cfare kryeministri kemi te drejtoje kete vend!
      Jemi ne “dip shit” shkurt muhabeti!

  2. hasan says:

    Rama mire ben qe kerkon ndiham por duhet patjeter qe adiminstrimi dhe shperndarja e ketyre ndihmave te behet:
    -Te krijohet nje BORD JOQEVERITAR , mundesisht me te huaj dhe njerez me integritet nga shoqeria civile qe te marre vendimet per te shperndare ndihmat ushqimoret , veshmbathjet, cadra , batanije etj . Jooooooooooooo nga Shteti ose nga institucionet shteterore , jane te pabeshueshem, jane kriminele,hajdute, te pangopur , te pashpirt dhe e kane mendjen se si te bejne leke per veten e tyre dhe e keqja shkon deri aty sa ti lene edhe pa fryme . Jane te pangopur dhe e kemi pare babezine e tyre ne 30 vjet demokraci , i kemi te fresketa dhe te gjalla rastet e ketyre abuzimeve.
    Per ndihamt nga shtetet europiane dhe jo vetem , mos te kalojne ne shtetin e dhjere shqiptar si fonde , ndryshe nuk do ti dihet ku do perfundojne .Provojeni kete here me nje mekanizem joshteteror dhe do ta shihni qe do jete dicka ndyshe , te pakten te perfitojne ata qe kane nevoje dhe jo pisat qe gjithmone jane me “gojen e hapur” dhe “barkun e pangopur” sic edhe ka ndodhur.
    Ka shume biznese private , individe , shqiptare te mire jo vetem ata qe jetojne ne Shqiperi por kudo qe nuk kane besim tek shteti dhe per kete arsye edhe nuk kontribojne ne vlera monetare . I pari jam une se nuk dua qe te bej Show Kryeministri ose Lali Eri me sakrificen , shpirtmadhesine dhe dhemsurine qe kane shqiptaret per shqiptaret. MOS E BENI GABIMIN QE KEMI BERE NE KETO 30 VJET DHE NDALNI ABUZIMIN SHTETEROR TE PISAVE DHE HAJDUTEVE. KRIMINELEVE DHE VAGABONDEVE TE SHQIPERISE, QE NA KANE MARRE NE QAFE.

  3. Komentuesi says:

    Me sa kuptoje une se kryeministri Rama i ka hyre seriozisht dhe po bene te gjitha perpjekjet qe kjo gjendje e trisht pas termetit te kaloj sa me mire.Familjet te stabilizohen dhe ne te ardhemen,shtepit e rrenuara te behen dhe familjet te kene shtepi te reja dhe te forta.Komunikimi me vendet e Evropes dhe te botes,eshte nje gje mire,me fitim,pasi kemi shume nevoje per ndihma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje