Tërmeti i fuqishëm, Rudina Hajdari: Qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

26 Nëntor 2019, 18:11Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar për situatën në të cilën gjendet vendi, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4.

Në një mesazh në “Facebook”, Hajdari shkruan se qeveria është e vetmja që ka në dorë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që sot, Shqipëria të ketë mjetet e duhura dhe strukturat e nevojshme për të përballuar këtë fatkeqësi.

“Gjendja e jashtëzakonshme ka pushtuar Shqipërinë sot, i gjithë populli shqiptar është solidarizuar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti! Ky tërmet numëron dëme të panumërta në jetë njerëzish, si dhe në të mira materiale.

Në funksion të kësaj, të gjitha strukturat e emergjencës me mjete sa të kufizuara, aq dhe bazike janë angazhuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga rrënojat e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Tërmete bien në vazhdimësi dhe kjo situatë ka vështirësuar akoma dhe më shumë ndihmesën ndaj të dëmtuarve, dhe rrezikun e shpëtimit të tyre dhe të qytetarëve që i janë vënë në ndihmë.

Në këtë gjendje emergjente, vërehet qartazi edhe gadishmëria dhe disponibiliteti i fqinjëve tanë për të na dhënë ndihmën e parë. 

Qeveria është e vetmja që ka në dorë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që sot, Shqipëria të ketë mjetet e duhura dhe strukturat e nevojshme për të përballuar këtë fatkeqësi”- shkruan  Hajdari.  (TemA)

2 komente në “Tërmeti i fuqishëm, Rudina Hajdari: Qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”

  1. TIRONA says:

    Na cate menderin ,me shpellare qe duan grada!

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Nuk kuptoj cte jep gjendja e jashtezajonshme??? Qe I bien te njejtit fyelli kjo me lulen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje