Ministri i Brendshëm Lleshaj: Ja boshllëqet që do plotësojë paketa anti-KÇK

25 Nëntor 2019, 22:10Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zbuloi detaje të reja mbi paketën anti-KÇK, të prezantuar sot nga qeveria, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Lleshaj tha se kjo është një nismë dhe vullnet politik për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në nivel të panjohur më parë.

“Do them që kjo nismë ligjore është nismë politike. Nëse flasim për përdorim politik po, pasi është nismë politike, vullnet politik për t’i dhënë goditje krimit e korrupsionit në nivel të panjohur më parë. Lidhet me situatën në të cilën ndodhet vendi sot. Ndodhet në një situatë, që karakterizohet nga Reforma në Drejtësi, dhe tashmë kjo reformë po afrohet drejt fazave finale të saj”, tha Lleshaj.

Më tej, ministri Lleshaj sqaroi dhe boshllëqet, që pritet të plotësojë kjo paketë anti-KÇK.

“Ka një demotivim, ose motivim për keq, të atyre që parashikohet të mos e kalojnë Vettingun. Këta po krijojnë kosto, përmes vendimeve skandaloze, që po japin, duke bërë që persona me rekorde kriminale të mos dënohen, të dënohen pak, ose të lirohen në sallë e gjyqit. Kriminelët të dalin dhe të bëjnë sërish krime. Kemi një trup të caktuar gjyqtarësh e prokurorësh, që po bëjnë të kundërtën e asaj që duhet.

Për të mbuluar edhe boshllëkun e SPAK, BKH, ne kërkojmë të adresojmë dhe zgjidhim këtë problem. Ka dy qasje, e para të dekurajojë krimin, kokat e krimit që kanë komoditetin për të bërë më shumë krime, dhe të fuqizojë instrumentet e luftës ndaj tyre”, deklaroi ministri.

2 komente në “Ministri i Brendshëm Lleshaj: Ja boshllëqet që do plotësojë paketa anti-KÇK”

  1. Dembelizem i policise says:

    O z. Minister, disiplino dhe trajno policine. Te jene te rrepte dhe rigoroz me zbatueshmerine e ligjit.
    Policine rrugore e ke komplet jashte kontrollit. I rrofshin gjithe ato makina qe i ka dhene shteti

  2. Zorro says:

    Krimin dhe korrupsionin nuk e luftojne ligjet por njerezit me pushtet,qe jane militante te pa afte e te korruptuar qe ne vend te ligjit zbatojne urdherat e “maliqit”!
    Shqiperise i mungon STRATEGJIA E ZHVILLIMIT KOMBETAR, qe duhej te ishte hartuar e miratuar qe ne 90-ten,qe sundimtaret e ketij vendi te mos grabitnin pasurite kombetare per vete,ndersa popullin e lane ne varferi!
    Pse duhet ky ligj kur Rama vete i doli ne mbrojtje tenderit kriminal te unazes se re duke u drejtuar gazetareve se “ku eshte ketu korrupsioni?”
    Kur nuk e sheh kryeministri korrupsionin,o eshte i PA AFTE ,o eshte babai i korrupsionit!
    Pse duhej nje ligj KCK kur me ligjet ekzistuese,ne rastin e tenderit skandaloz te unazes se re,prokuroria te hetonte te gjithe tenderat rtj te meparshem te 6 viteve te fundit,qe me siguri do jene po kaq skandaloze si ai i unazes se re,meqenese Rama e mbrojti!?
    Pse heshti krye prokurorja Marku?
    Ketu eshte e keqja e jo tek ligjet tip GESTAPO!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje