Zv.ministri i Mbrojtjes: Meta po sillet si çun problematik, premton publikisht grusht shteti. Eshtë në gjendje të rënduar psikologjike

25 Nëntor 2019, 21:30Politika TEMA

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale sa i takon qëndrimeve të ditëve të fundit të presidentit Ilir Meta.

Presidenti ka kërkuar çuarjen e vendit në referendum, ndërsa ka paralajmëruar edhe një tubim me qytetarët të dielën e 8 dhjetorit.

Por për Koçin, zhveshja e presidentit nga kostumi i kreut të shtetit është absurde, ndërsa shprehu bindjen se Meta po sillet si çun problematik.

“U rikonfirmua se kush eshte ushtari i pare ne krah te Berishes per te goditur institucionet dhe reformen ne drejtesi!

Meta 2019, si nje fotokopje e Berishes 1996 ne raport me SHBA! Halli hallit ndodh qe i ngjan!

Sheh rrushi rrushin dhe kalbet!

Meta u shndërrua nga President në Çun Problematik! Meta, në 8 dhjetor nis rrugën e kthimit në LSI. 

Ilir Meta premton publikisht Grusht Shteti! 

Gjendje e rënduar psikologjike”, deklaroi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në rrjetet sociale.

2 komente në “Zv.ministri i Mbrojtjes: Meta po sillet si çun problematik, premton publikisht grusht shteti. Eshtë në gjendje të rënduar psikologjike”

  1. Tiger says:

    Ju rrobqirat e Sorroait do ta hani karin. Poshte Amerika kurve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje