Fatos Lubonja: Rama është koka e bandës. Meta po gabon, ndërsa Basha është këputur fare

25 Nëntor 2019, 18:47Politika TEMA

Fatos Lubonja e konsideron si “rrëshqitje” drejt një shteti policor paketën e propozuar sot nga kryeministri Edi Rama që i jep fuqi ligjore policisë të bëjë përgjime pa pasur nevojë për vendim gjykate apo leje nga prokuroria.

I ftuar në studion e “News 24”, Lubonja tregon se kush është në krye të të ashtuquajturit “KÇK”, ndërsa flet edhe për referendumin e propozuar nga Ilir Meta.

Lubonja: KÇK është kap ç’të kapësh për gjyqtarët, e para gjë që mund të thuhet; Po Reforma në Drejtësi çfarë ishte? O do pranojmë dështimin e Reformës në Drejtësi, ose të dyja bashkë nuk shkojnë. Është një konfuzion mendor i kryeministrit, ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se çdo gjë që mendon ai se i bën mirë atij, i bën mirë dhe shqiptarëve. Ligji përveç të tjerave është forcimi i një regjimi policor.

Ky do të bëjë institucionet e tij paralele, të partisë së tij, siç kishte Hitleri SA-në e famshme. Ky është në pushtet, i ka të gjithë institucionet dhe ndërton edhe institucione të tjera që janë komplet në kundërshtim me atë që është propaganduar, një reformë në drejtësi që do të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar, do jetë e fuqishme, e pavarur nga politika, etj. Është për të vënë duart në kokë.

Anti-KÇK-ja ishte për gjyqtarët, kjo ishte në fillim, banda kap ç’të kapësh është e gjyqtarëve. Kjo është për t’iu hedhur hi syve njerëzve, sepse normalisht banda e vërtetë me në krye KÇK-stin e vërtetë është Edi Rama. Kapet ai me vetting Muçi për 15 mijë euro, për apartamente, gjëra të vogla që hajt ta kapim. Ti ke një kryeministër që ka deklaruar se tokën në Surrel ka deklaruar se e ka blerë me paratë e emigracionit. Nuk ka vetting për këta. Kush është banda këtu? KÇK, apo KÇKK-j?!

Të vetët, veten në qafë paçin nëse e ndjekin se po na marrin në qafë edhe ne. Me këto që bën ai, nuk ka sensin e realitetit të shëndoshë. Është absurde fare. Dmth nuk di çfarë t’u thotë partnerëve ndërkombëtarë që mbështetën reformën në drejtësi. Ore, ne të mbështetëm në reformën në drejtësi mund t’i thonë nga ambasada amerikane nëse u ka ngelur pak pavarësi, objektiviteti edhe atyre. Si e bën tani këtë?! Ose Evropës. Këtu jemi në situatën se mund të dalë situata nga duart. Problemi është si ndalohen këto veprime.

Lëvizjet e Metës

“Më duket si shenja e parë që kemi të bëjmë me këtë krizë, që i ka nxjerrë jashtë institucioneve të gjithë, si kryeministri, edhe presidenti është jashtë institucionit. Është vështirë të shohësh që Presidenti del në një situatë ku do bëjë protesta, qoftë dhe për referendum. I ka konsumuar të gjitha mjetet institucionale, duket si lëvizje e dëshpëruar. Po të më kishte kërkuar mendim, do thoja se duhet të bëjë luftën në institucion deri në fund, kur ta heqin, duhet të dalë në shesh.

Jam dakord që populli duhet të lëvizë, të mbrohet se nesër mund të ndërtohet një regjim policor. Po se kush do ta organizojë popullin pastaj, partitë, shoqëria civile apo presidenti, ka një problem këtu te presidenti, se duket sikur del nga roli i institucionit.

Por, që ka të drejtë se këtu duhen bashkuar të gjitha forcat demokratike për të ndaluar këtë rendje pas pushtetit të Ramës, që s’ka marrë asnjëherë mësim, se këta tjerët kanë marrë mësim, edhe Meta, edhe Berisha.

Në këtë aspekt, duket se kur të ikë ky, do të ikë edhe Shqipëria. Do ta çojë në zero fare, institucionet, por edhe ekonominë. Në këtë aspekt është e vërtetë se duhet bërë diçka, por presidenti duhet të qëndronte në rolin e tij me instrumentet që ka. Si në krye të një proteste e shoh jo shumë bindëse.

Basha duket sikur po pret që molla t’i bjerë në dorë, është këputur, në rastin më të mirë. Në rastin më të keq, ata s’kanë më fuqi t’i mbledhin njerëzit, s’kanë fuqi ekonomike, janë lodhur. Pastaj ka ndikuar një lloj pozicionimi me ndërkombëtarët, se ju duket sikur i kanë me vete dhe do iu japin dorën.

Basha ishte tani me partitë popullore dhe dhanë një mbështetje, por nuk mendoj që ata të jenë aq aktivë, sa të sigurojnë pushtetin. Pushteti, me këtë lloj bande, nuk merret aq kollaj. Më duken shumë pasivë për situatën që ndodhemi, do duhej më shumë goditje.

Ideja e referendumit është që të shkohet në zgjedhje, por të zgjidhet dhe presidenti përmes këtyre zgjedhjeve. Është një formë për të bërë që populli të vendosë se kush do të jetë në pushtet. Është një referendum pro ose kundër Rama, pro ose kundër Meta dhe opozita.

Nuk e di sa është e realizueshme kjo dhe kjo kërkon sërish një bashkërendim. Kemi një hall të madh se partitë tona marrin pushtetin dhe eliminojnë tjetrin, kjo është mendësia e tyre. Këtë lojë duket sikur e ka fituar Rama, i duket atij të paktën, por çdo bandë e ka një fund.

Më duken lëvizje pak që nuk di çfarë mund të sjellin. Deri dje opozita ka ngritur çështjen se këtu nuk ka zgjedhje të lira. Por a ka referendum të lirë? A je i sigurt për këtë? Unë pyes sa janë realistë këta, sa njerëz mund t’iu dalin në shesh?

14 komente në “Fatos Lubonja: Rama është koka e bandës. Meta po gabon, ndërsa Basha është këputur fare”

  1. Tironsi says:

    kurse ti jo kokrra e K…,si svure njehere mend o i dituri kokes se K… te eshte bere Rama mankth te del ne enderr por ay do e kesh edhe per 4 vjet se e duan shwiptaret

  2. Ragipi says:

    Shiko bre Lubonja veq kot po ia fut cdoher ke dal ne serrnishte sa anej sa kendej por eja jeto ne shqiperi dhe beje revolucionin qe ishte kunder perendimit dhe tani ty dhe iliri dukatit te ju besojm e Amerikes jo po shko ne rrote te s. Se nuk je kerkund mos na caj trapin.

  3. Tosi says:

    TE BESHE BURGUN E ENVERIT DHE TE DALESH NORMAL KY ESHTE KOMPLET I PJERDHUR

  4. indinjata says:

    Ka plote qe debila i bene stresi i jetes duke i sfazuar!Kam pershtypjen qe ti ke lindur i tille or T.Lubjana!

  5. KCK says:

    Llafazan i.mutit na ke car rrocken me kaq shum llafe sa meresh, burr merum impotent ske pasur asnjeher dashnore ne jeten tende

  6. Ngjalat says:

    Shkrim shume i dobet. Konsideron Ramen nje bande qe do i vije fundi dhe Ilirin e quan President. Qe Iliri eshte bande kete e din edhe gomari i xha Dulos. Del qe gomari i xha Dulos eshte me i zgjuar se Ngjela.
    O Ngjala, kete te ben levizja rreshqitese. Mundohu te ngrihesh ne kembe dhe te besh analiza me llogjike.

  7. Rei Teneqeja says:

    O Rama ,Te Lutem hidhe ne gjyq kete njeri te peshtire,ose faktet ose ta mbylle halen e qelbur perdite neper kazane eshte.

  8. ish i persekutuar politik says:

    PER DISA BURRA KURVA, ANTIKOMBTAR TE RREZIKSHEM SI FATOS LUBONJA NUK DUHEJ TE ISHIN HAPUR BURGJET, BILES DUHEN RIHAPUR SPACI E QFBARI. PAK LIDERA SHQIPETAR KANE PUNUAR PER POPULLIN DHE SHQIPERIN ME AQ PERKUSHTIM SA EDI RAMA DHE QEVERRIA E TIJ DHE TI O I PA FYTYR E QUAN BANDE? PO KUSH SIPAS TY JANE PATRIOTA? ATA QE DOGJEN E SHKATERRUAN SHQIPERIN DHE QE KERCENOJNE HAPUR PER LUFT CIVILE DHE DJEGIE TE SHQIPERIS?

  9. betixho says:

    Lubonja po mbulon kokën e krimit duke devijuar OBJEKTIN. Duhet marrë si i pandehur sepse po kryen dy krime njëkohësisht.

  10. Pellazgos says:

    Zoti Lubonja,je nje Njeri patriote,Njeri qe kupton vlerat njerezore,por jeton ne nje vend qe nuk ka Ideale,nuk ka Patriotizem,nuk ka Mirenjohje per Istorine,Identitetin.
    Ne debate ke thene llogjikshem qe Tereza keqperdoret nga Klika te ndryshme me interes ne dem te Shqiperise.
    Ketu ne Shqiperi,hipokrizia dhe servilizmi eshte pjese e karakterit te popullit.
    A nuk te duket hipokrizi qe thuhet per Kostandinin e Madh qe eshte Ilyre dhe jo vetem qe nuk Nderohet,Respektohet,Festohet por keqperdoret politikisht.

  11. pirro says:

    Lubonja mbetet nje ish bllokmen qe Enveri e futi ne burg ate dhe te atin sepse kerkonin me shume privilegje. Sot ky legen na hiqet si i persekutuar politikisht dhe vjell vrer kunder kujtdo sepse mendon qe i kane ngrene hakun.
    Te persekutuar te vertet kane qene njerezit e thjeshte dhe jo keto plehra qe kane 30 vjet duke share e ndotur vendin ashtu sic bene edhe ne kohen e PPSH kur ishin drejtues te Shqiperise dhe shkelnin me kembe popullin e atehershem. Yurp. Na ngeli ky legen ne tv.

  12. Jimi says:

    O poshtersi qe e ke emrin Lubonj!

  13. Babale says:

    O ndyresi, qe e ke emrin Lubonja!

  14. ben2 says:

    Te vjen shume keq qe Tosi, ka arritur ne kete gjendje shpirterore dhe shendetsori! Keshtu ka qene gjithmone qe i vogel,qe kur vodhi tezat e matures ne 1971! Por fatkeqesia eshte se ka “idiote” te tjere si ky! Bushti i ri prane!Keta edhe kur te ikin nga kjo bote do te kerkojne qe t’ja u lene gojen jashte per te llapur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje