Ilir Meta nuk përmbahet më: Deledeputetët e PS i kam respektuar më shumë seç duhet, s'merrem më me ta!

25 Nëntor 2019, 20:27Politika TEMA

Ilir Meta i quajti ‘deledeputetë’ dhe se i ka respektuar më shumë seç duhet, ata që kanë kanë ngritur një sërë akuzash për të në Komisionin Hetiomor, përfshirë edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër presidenti i bëri thirrje të gjithëve, pa dallime politike që në 8 dhjetor në orën 12:00 të bashkohen me të në sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti.

Për të gjithë ata që kanë ndërmend të shkojnë me flamuj, presidenti Meta ka një porosi: “asnjë flamur partie nuk pranohet”.

Pyetje: Zoti president dua edhe një qëndrim nga ana juaj pasi pritet që t’ju shtohet edhe një tjetër akuzë ndaj jush nga ana e mazhorancës në Komisionin e Posaçëm Hetimor lidhur me dekretimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë PS i ka mbledhur edhe firmat për ta depozituar në Komisionin Hetimor. Keni ju një qëndrim lidhur me këtë?

Presidenti: Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur këtu. Me deledeputetët presidenti nuk ka asnjë shqetësim, i ka respektuar më shumë seç duhet, siç e keni vënë re ju vetë gjatë gjithë këtij procesi. Presidenti ka vetëm një raport tani me popullin shqiptar. Kaq!

Edhe të gjithë atje në 8 dhjetor, në orën 12:00 vetëm me flamuj kombëtarë, asnjë flamur partie nuk pranohet. Janë të ftuar të gjithë të vijnë pavarësisht bindjeve politike që kanë apo që nuk i kanë.

7 komente në “Ilir Meta nuk përmbahet më: Deledeputetët e PS i kam respektuar më shumë seç duhet, s’merrem më me ta!”

  1. Muco says:

    Hahhaa po ata jane vertet dele po dele te zgjebosura ama

  2. Policani says:

    Ik pirdhu o Like Muti o hajdut.

  3. USA says:

    Jep doreheqjen mer vete saliu dhe deputet e ps per rec djali.

  4. mik says:

    Qe do bahet dikush ” koke turku ” ne Shqiperi, asht e padiskutueshme. Shenjat jane Rama ose Meta.

  5. Emigranti says:

    Qysh e katandise vehten keshtu ,o te marte ymrin qe e turperova Skraparin ,o shytua i Cepanit.

  6. Emigranti says:

    Qysh e katandise vehten keshtu ,o te marte ymrin qe e turperova Skraparin ,o shytua i Cepanit.Nuk eshte fare e vertete kjo qe thoni ju te gazetes.Kurre nuk e ka thene njeri kete perfundim te merituar te ketin bandilli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje