Monika Kryemadhi iu ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të tërmetit.
Në një shënim në facebook Kryemadhi bën thirrje për sa më shumë solidaritet dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.
“Qytetarët shqiptarë po përballen sot me një situatë shumë të rëndë si pasojë e një tërmeti të paprecedentë.
Shpreh ngushëllime nga zemra për të gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe dhimbja ime bashkohet me dhimbjen e tyre.
I uroj shërim të shpejtë të gjithë të traumatizuarve dhe të plagosurve. T’i lutemi Zotit të na japë forcë dhe kurajë për të përballuar këto momente të vështira për të gjithë ne.
Gjej rastin të shpreh solidaritetin tim të plotë me të gjithë ata, që po kontribuojnë për të shpëtuar jetët e njerëzve. Të gjithë personelin mjekësor, mjek dhe infermierë që po trajtojnë të plagosurit, punonjësit e emergjencave civile, zjarrfikësit, punonjësit e policisë së shtetit dhe anëtarët e forcave të armatosura.
Çdo minutë është e shtrenjtë në këto momente, ndaj mos të kursehet asgjë dhe të vihet në dispozicion gjithçka, që kjo fatkeqësi kaq e rëndë të përballet me sa më pak humbje jete njerëzore.
Sot më shumë se kurrë na duhet solidaritet me njëri-tjetrin!
Zoti e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! ???”- shkruan Kryemadhi. (TemA)
Vini dhe ju ne dispozicion vilen e Lalzit per te pastrehet dhe parate e vjedhura shqiptareve per riparimin e demeve. Yyyyyyyt rrace e ndyre hajdutesh te felliqur. Ju bertisni me shume se te tjeret per solidaritet dhe humanizem. Ju imorale hajdute qe per tu pasuruar e rropet kete popull. Ju medioker qe keni hak gjykimin dhe transferimin ne Rec. Si guxoni ju monstra flisni per humanizem?!!
Banjo e maces Sasha nuk ka pesuar gje !?
Kjo ka rendesi !
Foli dhe buallica