Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e Luan Kapaj, zjarrfikës nga Vlora i cili që pa gdhirë po punon së bashku me kolegët e tij vlonjatë për të nxjerrë qytetarët nga gërmadhat.
“Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY.
Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj.
Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave.
U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.
E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim!
Luani është ende aty, tani që po flasim. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit #HERO“- shkruan Rama teksa poston foton e tij. (TemA)
debil, sikur mbaruan zjarrefikesit. I fut dhe KM me vilen si gjithe te tjeret nje elegji per Luanin..
Heronjt e vertet jane gjithmon te heshtur dhe askush si njeh!
Rrespekt per te e qdo njeri qe ju vjen ne ndihem ketyre njerzve ne hall Zot past meshiri per ne Zot e bekoft shqiprine??????
Zoti i dhente jete ketij heroi dhe ja shperblefte me te gjitha te mirat si dhe familjen e tij Kjo eshte shembull per te gjithe Nuk eshte koha te perfitojne kermat e politikes qe nuk njohin emancipimet e shoqerise Kur dhe ne keto momente vazhdojne neper intervista ne emer te viktimave dhe dhe prpogandimin politik Rasti i ketij heroi dhe shume shoke te tij eshte nje shuplake per ta Turp per plerat e LSI
TUNGJATJETA VELLA …. !
– Hero nuk lindet askush … asnjehere !
– Hero behesh ne situata qe kane nevoje
per heroizem deri ne vetsakrifikim !
Heronjte behen aty ku me shembullin, mundin, sakrificen e vetvetes bejne heroizma!
Luani eshte njeri prej tyre sepse si luan lufton per jeten kunder vdekjes, per nje jete me shume kur me afer ka vdekjen, per ….
Tungjatjeta Luani i jetes!
Me gjeni nje popull a komb tjeter ne Bote qe uron si i yni…
Tungjatjeta vella,
shok a mik
edhe ne qofsh hasem
a qofsh armik
kur je ne hall
kur je ne rrezik
prej meje mos u frik
prej meje mos ik
se bese une kam
nuk jam i lig!
Luani eshte ajka e nje populli luanesh !
Heronjt jane mes nesh!
Askush nuk lind hero
E gjithkush mund te behet i tille
Kur rrezikoi edhe jeten e vet per te shpetuar
nje jete qe eshte ne dhembet e vdekjes pa asnje dallim nese eshte femija apo nusja, nena api gjyshja, vellai apo babai i dikur tjeter apo i tij.
A ka heroizem me te madh se te luftosh e te sakrifikosh edhe jeten tende per jeten !
Tungjatjeta vella!
Tungjatjeta !
undefined
Respekt dhe mirenjohje per cdo polic, ushtar, zjarrfikes, mjek, infiermier dhe ekipet e shpetimit nga cdo vend mik, perfshire kosovare, serbe, greke, italiane, zviceriane, franceze per ndihmen qe po japin dhe cdo jete te shpetuar. Mbi te gjitha jemi njerez dhe pertej fatkeqesise me vjen mire qe njerezit jane bere kaq vizionare dhe shohin perpara drejt paqes dhe ndihmes per fqinjin dhe vendin partner. Mirenjohje, nderim, respekt
Keta jane heronjte e Shqiperise, njerez te thjeshte, ndoshta me shume halle ne shtepite e tyre, por jane te gatshem te sakrifikojne dhe jeten e tyre per te tjeret! Respekt dhe mirenjohje per ta!
Nder dhe respekt per Luan Kapaj dhe te gjithe ATA mijra njerez me dhe pa uniforme qe po punojne dhe rrezikojne jeten per shpetimin e njerezve ne fatkeqesi.Dhe turp deri ne ne perbuzje per Meten dhe Mecon,Zhejin dhe disa plehra te tjere qe me nje dinakeri politike dhe gazetareske te ndyre perpiqen te denigrojne makinen organizative dhe shtetin.Hipokrizia helmuese e Mecos eshte shembulli me tipik i nje gazetarie te degjeneruar derì ne palce,qe per para luan me vdekjen e njerezve.Pashe vetem disa minuta dhe me neveriti…
Nje propozim,qeveria te ngreje nje grup te posacem i cili te merret vetem me strehimin e perkoheshem .Jane me mijra apertamente bosh ,sidomos te emigranteve.Me mire nje qira normale dhe strehim i sigurte se sa strehim ne hotel e,ku edhe shpenzimet Jane me te medha dhe rrezikohet sezioni turistik.
SOLIDARIZIM .BRAVO KETIJ TRIMI
Në ditë të vështira dalin dukshëm njerëzit me moral të lartë e me humanizëm të thellë! Burrat vlonjatë duken të ashpër, por kanë kurajo e zemër të madhe! Bravo Luan, mirënjohje të thellë!
RESPEKT!… si vlonjat dhe si shqiptar, jete te gjate pac
Keta duhet te jene “VIPAT “ e Shqiperise Burra si Luani dhe te gjithe qe po ndihmojne ( jo siliconat)
Zoti I ndihmofte dhe dhimbja te behet sa me e lehte
ALBANIA STRONG