Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati i shprehu sot dhimbjen dhe solidaritetin kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për humbjen e jetëve njerëzore nga tërmeti që goditi vendin.
“Senati italian dhe unë ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, të lënduarit, me të gjithë njerëzit që vuajnë si edhe me ekipet e shpëtimit të jetëve njerëzore. Në këto çaste të trishtuara rikonfirmojmë bashkëpunimin, solidaritetin dhe ndjenjat vëllazërore të popullit italian për popullin shqiptar”, tha presidentja e Senatit Italian Maria Elisabetta Alberti Casellati.
Po ashtu, Ruçi mori edhe një letër solidariteti nga Presidenti i Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Židan.
“U jemi pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre. Simpati e solidaritet me popullin shqiptar”, tha ai në letrën dërguar Ruçit.