Pasojat e tërmetit, reagon Juncker: Keni mbështetjen tonë të plotë

27 Nëntor 2019, 15:04Politika TEMA

Kreu i Komisionit Euriopian, Jean-Claude Juncker i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministrit Edi Rama.

“Me hidhërim mësova për tërmetin shkatërrimtar në Shqipëri, i dyti brenda dy muajve të fundit. Shpreh ngushëllimet e mia për viktimat, për familjet e tyre dhe të gjithë popullin shqiptar”, thuhet në mesazhin e Juncker.

Junker thotë se Komisioni Europian shpreh solidaritet me Shqipërinë në këto momente të vështira. “Keni mbështetjen tonë të plotë”, thotë Juncker.

3 komente në “Pasojat e tërmetit, reagon Juncker: Keni mbështetjen tonë të plotë”

  1. Shqiponja says:

    Nje mik i madh i shqiptareve ……

  2. Ai says:

    Faleminderit zotri!
    Vetem nga Franca, Spanja. Serbia, Hollanda, Greqia dhe Rusia nuk duam ndihma as ngushellime.
    Ata jane armiq te kombit shqiptar.

  3. Olimpia says:

    Z.Junker,eshte folur shume per perballim te perbashket te fatkeqesive natyrore,sepse ne rast sulmi kemi NATO. n d.m.th.amerikanet.Atehere ,pervec moralit ,tunduni…BE me 500 milione banore dhe superfuqia e pare ekonomike me prodhim te pergjitheshem afro 17 mije miliarde dollare, ndihmen per termetin ne Shqiperi e ka nje therrime ,as,0.1 % te ekonomise vjetore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje