Inxhinierja e njohur: Para viteve ’90 ishte e ndaluar kategorikisht ndërtimi në plazhin e Durrësit

29 Nëntor 2019, 20:22Sociale TEMA

Inxhinierja e ndërtimit, Prof. Dr. Luljeta Bozo, duke folur në RTSH24 lidhur me shkatërrimet nga tërmeti në plazhin e Durrësit, kujtoi se në këtë zonë ishte kategorikisht e ndaluar të ndërtohej para viteve ‘90.

Ndërkaq, “pallatet në Thumanë janë ndërtuar para viteve ’90 me kontribut vullnetar”, tha ajo.

“Në disa pallate të shembura brezi sizmik mungon”, tha zonja Bozo.

“Për çdo lloj dëmtimi nga tërmeti duhet gjetur shkaku”, sugjeroi ajo.

“Nëse do të zbatoheshin kushtet teknike, nuk do të kishte kaq shumë dëme”, tha Prof.Dr. Luljeta Bozo në RTSH24.

Ajo ishte kategorike kur tha se “nuk duhet lejuar të ndërtohet në zonat që janë të rrezikshme”.

Prof. Dr. Luljeta Bozo tha se më e keqja ka kaluar, por tani duhet shumë kujdes në vlerësimin e dëmeve dhe situatës.

9 komente në “Inxhinierja e njohur: Para viteve ’90 ishte e ndaluar kategorikisht ndërtimi në plazhin e Durrësit”

  1. Gjergji Simaku says:

    Kjo na tha ate qe kemi thene te tere!!!! Po per inxhinieret debila qe ka nxjerre kjo do na thote ndonje gje???

  2. Jimmy Trendelina says:

    Po mire me fal o zonja inxhiniere, po Hotel Adriatiku, Hotel Butrinti dhe Hotel Kruja ku ishin ndertuar? Po vilat e bllokut te udheheqjes legjendare ku ishin ndertuar. Perse pallatet e Thumanes ndertuar para vitit 1990 paskan qene jashte kushteve?

  3. Fredi says:

    Inxhineria veterane tha se ndertimet e tanishme behen me kodin teknik te vitit 89, kohe kur ndertimet gradacela nuk ishin norme. Ne ditet e sotme, sqaroi ekspertja, ne Shqiperi jane ndertuar godina deri 42-kateshe, pra ka nje nevoje uleritese per rishikimin e standarteve te ndertimit.
    Mendje si kjo e zonjes Bozo dhe te tjera ne pension duhet te vihen ne sherbim te nevojave te vendit. Jam e habitur se si kjo grua kaq e mencur nuk eshte akademike. Kemi akademike leshi si puna e Fuges, apo edhe bedelave te tjere qe marrin rrogen kot, dhe nuk kemi akademike te kalibrit te kesaj intelektualeje. Mendje si puna e kesaj zonje, bota i puneson si konsulente deri sa jane aktive menderisht dhe fizikisht.

  4. Mos e nderuar Profesoreshe .Po i prish pune Vangjush Dalos ,ku ju , kete bandit e keni pasur edhe student .Kemi vite qe kemi paguar me taksat tona policite e ndertimit qe vareshin nga kryet .e Bashkive . Nuk kane kontrolluar ,por jane mare vetem me gjoba ,me pazare ,per dhenie toke ne rere ,ne kembim te parave ,si ne mall te babes ,vetem per perfitime personale te ndara bashke me shefat e tyre ,Kryetareve te bashkive .Ja ku i kane ,ja ku eshte Vangjush Dako ,pse nuk i kerkon llogari kryeministri RAMA , kelyshit te vet Vangjush Dako (betonit ).Prandaj e nderuar profesoreshe …….????? Ky hajdut i korruptuar ka prishur te gjitha vendstrehimet per perfitime ne toka shtetrore per perfitime m2 ndertime ,tamam si abuzimet makabre ne plazhin e Durrsit ,se vete Dako nuk lahet ne ate plazh ,i di koka se merr infeksion .

  5. h says:

    Nuk ekziston asnje normative apo enti i kontrollit.
    Lejet leshohen me ryshfete.
    Banesat mdertohen nga kushdo.
    Nuk ekziston asnje studim apo shpim gjeollogjik mbi token.
    Ishte vetem ceshtje kohe.
    Nuk mund te improvizosh me teknikat e ndertimit dhe normativat.
    Kur drejtova godinen e pare pasi u dipllomova nuk kisha eksperience dhe ndjenja frike per
    pergjegjesine e madhe ne nje moshe shume te re.
    Shkova tek nje mik i famijles,inxhinjer i vjeter dhe shume i njohur dhe e pyeta,
    – cfare duhet te bej te luftoj peshen e pergjegjesise ? Ai u mendua pak dhe mu pergjigj,
    Respekto me ndergjegje manjake te thelle projektin,rregullat dhe ligjet,
    Pastaj kthehu ne shtepi dhe fli i qete. Edhe une zbatova keshillen e tij te mencur.
    Kjo keshille mbetet akoma e vlefshme edhe sot.

  6. pusht-etaret says:

    Nje nder te paktat nga brezi i saj me njohuri te thella teorike e praktike.Vijeni kryetare te komisionit te vleresimit e mos u mernime pseudo ing.

  7. Tomorri says:

    Respekt per profesoren Luli, e thjeshte e pa
    korruptuar me te njejtin stil veshje thote
    nje te vertete te madhe. Duhen denuar ata
    qe shkelen keto rregulla

  8. Arditi says:

    Me kto katet e bara ktu ne tiron qe jane bo duqone stallore si me ja bo. Qe ska ngel injoront pa thy mure e pa shkely themele. Jena tu prit qe te vij termeti ne tiron ksaj rradhe e ta boj tironen shesh

  9. Shpata says:

    Antiheroi shqiptar, deputete, politikane, keshilltare bashkije, inxhinjera, jurista, seksere, kryeinspektore, ministra dhe kryeministra keto fytyra qe ngjajne aq shume nga krimet qe kane kryer se bashku, do te duhej te ngelnin ne nje monument qe me ne fund populli dhe kultura shqiptare ti kujtojne ne shekuj per te mos e harruar kurre kete tragjedi qe per nga injoranca po kalon kufijte e tragjedise se vertete, qofte greke qofte shekspiriane! Se fundi vetem nje artist gjenial qe mungon sot, do te krijonte nje veper ku te tregoheshin vuajtjet e ketyre ‘funksionareve’ ne Ferrin e mikut tim Dante! L.B. Inxhinjer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje