Portalet pranë opozitës “tërbohen” pse Mero Baze vlerësoi Bashën që po sillet normal: E duan si Berisha

29 Nëntor 2019, 11:50Politika TEMA

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, dje ka bërë një editorial, që vlerësonte Lulzim Bashën, që po sillet si politikan normal në këto ditë të vështira, ndryshe nga Berisha apo Meta.

“Lulzim Basha po përpiqet të bëjë diferencën me liderët e tjerë të opozitës së vjetër në këto ditë të vështira për vendin. Ndryshe nga përpjekjet për të minuar situatën, edhe ashtu të brishtë, ai është shafqur në publik në detyrën e një një lideri politik, për t’i bërë qytetarët të ndjehen të mbështetur nga të gjitha palët.

E vendosur kjo në një kontekst shumë agresiv të disa qëndrave të opozitës, sidomos Berishës e Metës, qëndrimi i Bashës është në kontrast të thellë me ta dhe bën diferencën” ka shkruar Baze në editorialin e tij.

Kjo ka “tërbuar” shumë portale radikale pranë PD-së e LSI-së, të cilat duan që të bëjnë Ramën përgjegjës për tërmetin dhe Lulzim Basha, në këto momente të vështira, të bëjë politikë dhe të sulmojë Ramën.

Pra, të mos sillet kështu si po sillet, po fjala vjen si Bujar Nishani, që thotë se viktimat e tërmetit i vrau Edi Rama, dhe në një situatë që për momentin duhet qetësi, ai del e i thërret kryeministrit vrasës e idiot.

I kujtojnë se gazeta TemA dhe Mero Baze e kanë sulmuar që në fillimet e tij në politikë, ndaj duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos sillet kështu si po sillet.

Aq më tepër që edhe vetë Rama postoi fjalimin e tij të një dite më parë.

Duan me patjetër panik, kaos e betejë politike, në një moment që duhet qetësi dhe sensibilizim me njerëzit e dëmtuar dhe ata që humbën jetën.

Pa merak, se edhe nëse Basha sillet si njeri normal për momentin, janë Berisha, Nishani, Meta etj, që po sillen siç “duhet”.

Dhe nuk është çudi, që dhe Basha t’iu nënshtrohet presionit të atyre.(TemA)

5 komente në “Portalet pranë opozitës “tërbohen” pse Mero Baze vlerësoi Bashën që po sillet normal: E duan si Berisha”

  1. Loni says:

    Qelbesirat…drejtesia e re ja per t’ja luajtut trullin jetyre krimineleve. EDI RAMA ESHTE ME FAT SROSE SA HERD E AKUZOJNE KETO PLEHRA (QE DIHET JA FUSIN KOT) AQ HERE EDIT I SHTOHEN PIKET NDER SHQIPTARE…POLULLI KA EDHE NJE RAST TJETER TE MIRE TE SHIKOJ EDHE NJE HETE SURRATIN E VERTETE TE KETYRE KRIMINELEVE SIDOMOS TE ISH BENZINATORIT SAKAT NISHANI, KELYSH KOMINISTESH E HSJDUT BERISHIST.

  2. Dinoja says:

    Qe Mero e ben kete vleresım per sjelljen e Bashes per kete moment tragjık eshte e drejta e tıj dhe ben mıre sepse jep shembullın e ıntegrıtetıt te tıj sı analıst, qe te krıtıkon kur dıcka e ben keq dhe te vlereson kur dıcka e ben mıre.
    Natyrısht te paudhet terbohen, kjo tregon se sa e urrejne njerı tjetrın.
    Megjıthate sa e njoh Bashen, mendoj se kjo menyre e te slellurı, e vetmja qe kur ka fılluar te merret me polıtıke, do jete sı nje qendrım ı vetem dhe ı fundıt. Aı do bjerı perserı ne fıs, qofte per natyren e tıj sı njerı qe per nje cıke post eshte gadı te shkatrroje gjysmen e Shqıperıse, qofte edhe per aresyen e thjeshte se aı nuk e ka fuqıne e duhur per t ju rezıstuar presıoneve te Berıshes, metes e Nıshanıt.

  3. USA says:

    fajtor per keto viktima eshte vetem nje …Sali Berisha qe eshte strukur dhe nuk ndihet fare ….te gjitha keto leje ndertimi jane firmosur ne kohen e tij,,ky maskara duhet te dali para gjyqit

  4. Engjëll Agaçi says:

    Ja pra pse eshte portal i besueshem, gazeta tema.
    E para mbi cdo tjeter

  5. Spartakos Thraks says:

    Merua si gazetar ka kryer detyrën e tij, ka thënë të vërtetën për qëndrimin e Lulit në këtë situatë, por në Shqipëri siç ndodh në çdo aspekt të jetës shoqërore, kush thotë të vërtetën urrehet dhe është i pa dëshirueshëm.
    Ato që përpiqen të nxjerrin Ramen fajtor për viktimat e tërmetit bëjnë një gabim fatal se po bien brenda me këmbët e tyre bashkë me ata që po mbështesin.
    Kur u dhanë lejet e ndërtimit për ato objekte në cilat vite? Kush ka qene qeveri kur janë dhënë lejet? Rama ka përgjegjësi për çfarë do të bëjë për ta nxjerrë këtë situatë, për momentin bën çka është e mundur. E harruan shumë shpejt tërmetin e 1997 këta zotërinj, mos vallë kërkojnë që tja ngarkojnë Edit edhe atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje