Ditën e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, Ilir Meta në daljen e parë për mediat, tha se ai e kishte paralajmëruar atë.
Ndërsa organi i tij jozyrtar, “Koha Jonë”, prej dy ditësh shkruan se Meta u tall nga Qeveria për paralajmërimin e tij, dhe sipas saj, atij i duhet t’i kërkohet falje që nuk e dëgjuan.
“Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që në muajin korrik të këtij viti, përmes një letre zyrtare kishte paralajmëruar kryeministrin e Edi Rama, ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtejs, Olta Xhaçka, për rrezikun që një tërmet shkatërrues do të godiste Shqipërinë.
Këtë letër, kreu i shtetit, e kishte shkruar i shqetësuar nga paralajmërimet që kishte dhënë sizmologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.
Tselentis kishte paralajmëruar një tërmet apokaliptik që pritej ta godiste Ballkanin, e që do të ishte 30 herë më i fuqishëm se ai që kishte goditur Athinën.
Megjithatë atë kohë mediat pro Edi Ramës dhe ministrat e qeverisë ishin tallur me këtë paralajmërim të presidentit, mbase edhe për shkak të raporteve të ftohura si pasojë e përplasjeve në mes të Partisë Socialiste dhe LSI-së e cila kishte bërë koalicion me PD-në e Lulzim Bashës.
Gazeta “Shqiptarja”, kishte nxjerrë letrën për publikun duke e cilësuar si një gafë dhe çmenduri të Ilir Metës.
“Gafa e rëndë, çmendet Meta, lëshon alarmin, tërmet apokaliptik në Shqipëri”, ishte titulli i kësaj gazete.
Ndërkohë me paralajmërimin e Ilir Metës ishte tallur keq edhe ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një reagim në llogarinë e saj në ‘tëitter’, vetëm dy ditë pas.
“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyjë atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, kishte shkruar Spiropali më 29 korrik të vitit 2019.
Megjithatë, vetëm afër 4 muaj më pas, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, një tërmet 6.4 ballësh ka shkundur zonat në afërsi të bregdetit, Durrësin e Thumanën.
Si pasojë vdekjen e gjetën 50 persona, mbi 40 u nxorën nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara si pasojë e lëkundjeve”, shkruan gazeta e Nikoll Lesit.(TemA)
Po mos të merrej me dekretime e ç’dekretime!
Të mblidhte shkencëtarët, siç mblodhi ish-presidentët për referendumin!
Na bën sot si Nostradamus.
E kemi patur dikur edhe kryeministër këtë vizionarin. Edhe nga koha e këtij katrahurë kemi trashëguar.
Mos na hapni barkun me Ilir Metën tani………
Delenxhinjte e rilindjes boll se na hapet barkun.
1) parashikimin e termetit nuk e beri ilir meta por 1 sizmiolog I famshem, 1 shkencetar qe fatkeqesisht doli I vertete.
2) ilir meta nuk ju drejtua publikut por institucioneve te shtetit qe kishin per detyre te mernin masa por fatkeqesisht bene ate qe kane 7 vjet qe bejne , tallen trapin.
3) Nese keto institucione do kishin mare masa mbas termetit te shtatorit, do kishin shpetuar jete njerzish.
Llumi I shoqerise shqiptare sot duhet te heshtni
@ben
Cfare masash duhet te kishin marre institucionet psh ???
Llogjika juaj habit edhe vete shkencetaret.
Si mund te merrni per baze disa parashikime qe as vete shkencetaret e nivelit boteror nuk i pranojne ?!!
Masat mund te ishin:
1- shtepite e demtuara me pare te ishin perforcuar apo te ishin shembur dhe te ishin ndertuar te reja
2- te mos jepeshin ato legalizimet me show sikur te ishte portokalli por te behej kontroll real dhe nese ndertesat kishin probleme te perforcoheshin
3- te kishin krijuar nje grup te hajrit per emergjencat civile, se mbeten keta te shkretet e ushtrise po perdoren qe nga mbledhja e mbeturinave ne plazhe te lufta me afganistan e te emergjenca e termeteve.
O injorante pse cfare masash do merrnin p.sh ASGJE me shume sec u morren prandaj boll me idjotesin e Ilir Metes.
@ben
Qenke vertet nje l..qe
Ta mbajme fort kete profet te diteve tona
Emri i tij nuk eshte Ilir Meta por hap kllape
(( ILIRIOS METAQIOS)) mbyll kllape
Ky profet eshte pasardhesi i fundit i linjes te profeteve te DODONES
Dihet qe vizionet e tij i zbresin ne shpellat e TOMORRIT dhe natyra e tij qe bredh vetem maleve e ben dhe me mistike historine
Ka dhe parashikime te tjera nga ky orakull qe pritet te dalin ne te ardhmen
1 Amerika do goditet nga 1 stuhi e madhe
2 Arabia do perjetoje 1 thatesire
3 Venecia do permbytet
4 Rusia do ngijne liqenet
5 Dhe 1 zjarr ne Amazone (kjo e fundit 50 % shance te ndodhe kete shekull sipas NASA
Po mire more vellezer qe Meta e parashikoi termetin e madh,po cfare te benin shqiptaret qe nga dita e paralmerimit,te flinin jashte kur nuk u tha meta oren dhe diten Edhe une po them se termete do bien me qe jemi brenda nje rrethi sizmik por smund te them oren dhe diten.
Sipas Like floririt njerezit per 4 muaj duhet te flinin ne çadra dhe te mos shkonin ne pune ,te mos merrnin fryme ,te pritnin me duar te kryqezuara termetin e Likes .Hajde llogjike hajde,hajde idiotesi dhe paturpesi…
O Korcar termetet jane fenomene qe perseriten periodikisht dhe te gjithe specialistet e prisnin nje termet ne keto vite. Kuptimi i parashikimit nuk eshte data apo ora e sakte por periudha dhe plus minus 10 vjet. Presidenti duke ditur gjendjen e emergjencave dhe situaten me cilesine e ndertimeve dha nje sinjal alarmi per te rritur vigjilencen jo nga mendja e tij por duke u bazuar te prof. Tselentis. Instancat shteterore po te ishin zgjuar atehere do kishin nxjerre njerezit nga shtepia ne thumane sepse ishin shpallur te pabanueshme qe me pare, do kishin sensibilizuar pronaret e ndertimeve te dobeta qe te benin perforcime te ndertesave minimumi do kishin blere disa pajisje per emergjencat dhe mbase do kishin trajnuar disa njerez. Keshtu qe nuk eshte Meta ne kete rast problemi jane instancat shteterore qe nuk ishin asgjekundi.
Hahahahahahaha… Like Floriri Profet. Hahahahahahahahaha… Hahahahahahahahaha… Ta marri Japonia dhe Amerika per ekspertize Like Floririn, se me qe te gjithe shkencetaret me te mire ne bote nuk mund ta parashikojne se kur bie termeti. E parashikon Like Floriri… Hahahahahahahahaha…Edhe ate “parashikim” qe beri ne Korrik e vodhi nga shkencetari Grek. I gjori Like. Qe vdes te vjedhi. Nuk mund te jetoi pa vjedhur Shqiperine dhe Shqipetaret. Po ama ka shume qef ato 700000 mijshet e Eurove. Vdes fare per ato 700000 mijshet e Eurove.
A ju jeni mjerane. Po he te na beje ca parashikime te tjera.
Njerez delirante
E vetmja falje eshte qe ti Nikolle Lesi meriton ate qe te beri Saliu dhe pak me teper: te te xhveshin lakuriq ne mes te Tiranes dhe mos kujto se nuk do ta bejne dhe te te fshikullojne me hithra. Ndersa Ilir Meten ta shkarkojne dhe te shkoje ne burg per ato qe ka bere. Ju jeni ata qe i bete varrin atij populli dhe vete jetoni ne luks; per hundesh do tu dalin dhe do perfundoni o atje ku shkojne te gjithe ne fund ose ne burgun e perjetshem. Bastarde kriminela! Juve qener qe u dhimbset populli.
Uuuu Ilir Meta “Nostradamusi i koheve moderne”! Po me cfare e parashikoj Meta, me bythen ne uje, sepse Nostradamusi vinte nje shkop ne uje dhe i dilnin imazhe! Nese sizmologu grek e paskish parashikuar cfare do te rekomandonte qe te benim? Te largoheshim te gjithe ne Greqi apo Itali apo Kosove! Sepse vetem termeti nuk mund te parashikohet. Keto jane pune pertej mendjes njerezore dhe forces njerezore.
O te djegte saliu edhe njehere ty ore.. se tani e ke hak!!!
Ky te kishte thene se çfarë të bënim nqs do te kishte vertet termet. Te flinim jashtë sa te binte termeti o Like?
Ti dhe bashkefajtoret e tu qe jeni nxitesit m eshtetesit financuesit e ketyre ndertimeve skandaloze jeni fatkeqesi e kombit!
Edhe une kam nje parashikim apokaliptik. Brenda 30 deri me 4 miliard ditëve, do te bjere shi i dendur.
Lus personat qe kane me shume njohuri te ndajne informacion. Une nuk jam ekspert i fushes, por ne baze te njohurive te mia termetet mund te jene te natyral ose te induktuar.
Midis ketyre te dyjave vetem termetet e induktuara nga veprimtaria njerezore mund te parashikohen. Ne termin anglez njohen si “induced seismicity” i cili ndodh si fenomen kur shqetesohen shtresat e tokes me ane te sondave per arsye te ndryshme (kerkime per burime natyrore, groposjen e lenedeve kimike etj…)
https://en.wikipedia.org/wiki/Induced_seismicity
Nuk dua te transferoj mendimet ne shtegje te gabuara, por une personalisht qe ne gusht kur ndodhi termeti i pare dyshoja qe termetet kane qene te induktuara si pasoje e aktivitetve qe mund te kene ndodhur ne Adriatik. Eshte e vetmja llogjike qe ben sens, dhe qe shpjregon faktin se qe e mundur qe te parashikohen termetet.
Pyetjet qe une shtroj jane:
1. A po kerkohet per nafte ne Adriatik (zonen e Shqiperise, Kroacise apo Italise)?
2. Armet e Sirise qe u demontuan ne det, cafre u be me mbetjet e tyre?
Nuk dua te krijoj konfuzion, se ndoshta dhe ky nuk eshte momenti i duhur, por thjesht po jap mendimin tim. Nuk jam ekspert i fushes. Flmn. dhe kurajo!
Si nuk ju vjen turp që vazhdoni dhe talleni me këtë popull! Jeni të gjithë për plumba ballit duke nisur nga presidenti sharlatan duke vazhduar me km sharlatan gjithashtu edhe opozita sharlatane e saliut. .ato deklaratat e Metës ishin skandaloze si përpara tërmetit gjithashtu edhe mbas tërmetit, Meta është president i Shqipërisë edhe sikur ti kishte thënë një sizmolog shqiptar për parashikimin profiterik nuk i takonte metës të fliste sepse nuk është sizmolog. ..aq më keq që paska dëgjuar një sizmolog grek. .ku ishte ky sizmologu grek që na parashikoka tërmetet në vitin 1999 ku tërmeti 5.9 rihter vrau mbi 150 persona në Athinë? ?mos vallë ky greku bëri studime në zonën Durrës -Tiranë dhe parashikoi një tërmet apokaliptik??apo ja futi pordhës nga Athina dhe ky dallkauku ynë e besoi..unë mendoj që Meta duhet të japi llogari sepse tani ka një përgjegjësi shumë të madhe. .kur e paska ditur dhe paska qënë kaq i sigurtë përse nuk mori masat…është numri 1i shtetit shqiptar dhe askush më shumë se ai ka leva për të menaxhuar situata. ..mbas kësaj tragjedie meta duhet të sqarojë shqiptarët mbi ‘profecitë ‘ e tij dhe ta dimë kush e ka fajin meta apo Rama që nuk e dëgjoi. .humbën jetën mbi 50 persona dhe dikush duhet të marri përgjegjësitë. .përderisa meta ishte i sigurtë mbi informacionet e tij atëherë kjo tragjedi nuk quhet si e shkaktuar nga shkaqet natyrore por nga neglizhenca kryeministër -president, plasni trutë dhe dilni të jepni llogari përpara shqiptarëve dhe fajtori të mari përgjegjësinë që i takon çdo devijim tjetër është i papranueshëm…boll dhisni dhe largoheni nga vendi i dhjerë. ..është koha që ato të dhjera ti hani vetë se vetë i gatuat. .dilni dhe jepni llogari përpara shqiptareve. .
O Nikoll Leshi pikerisht prandaj don me e shkarku Ramà se mund te jape shume si fallxhor se si predident u tregua krriç gomari se gomar nuk edhte bere akoma don efhe pak me u rrit .
Pyeteni Liken si do vazhdoje kjo pune te mbledhim mendjen
NA RROFSHA TOPET TI DHE ILIRI O BYTHQIR
Ilir FLORIRI do marri cmimin NOBEL per parashikim te termeteve…..
Ne fakt fallxhorja e ka pare filxhanin….
Nje pyetje per Nikolle Lesin qe gjithmone e denbabaden e ka gjetur nje majmun politik per ti lepire prapanicen. Tani ky majmun i ngjan Ilir Metes. Atehere meqe Shqiptarja dhe shume si ajo nuk i besuan Metes dhe e quajten te çmendur. Ata i besuan shkences dhe logjikes. Pyetja per ju matrapaze eshte kjo: çfare beri Presidenti Meta? A e perdori ai vilen me 11 banjo, Presidencen me 100 dhoma e oborrin e saj te strehonte te pakten familje qe flinin ne shtepi jashte standardi? Ku ishte shembulli personal i ketij majmuni qe na zhvishet perdite. Ai e dinte, ne nuk i besuam. Ju pritet qe te vdisnin njerez, gra e femije qe te ferkoni barkun? Ju jeni monstrat e vertete. Si guxoni te hapni gojen tuaj te qelbur?
O Zot ,nuk jane vetem Nikolla,Bushati,Buzhala, por ka shume gazetare mercenare te padroneve politik te te dy paleve te konfrontuara politike,te ciuleve fare nuk ju intereson objektiviteti dhe e verteteta ,madje edhe tragjedite e tilla i shfrytezojne per te arsyetuar gjellen qe e hane.Sherbehen edhe me absurditete te tilla si paralajmrimin e termeteve e cila gje eshte e pamundur ,dhe te cilat nuk i bene as vendet me te zhvilluara te botes.Turp i madh per Nikolle Lesin i te bjere ne nivel te tille.Mos te flas per Ilir meten i cili e ka humbur arsyen nga paniku i shkarkimit.
Po pse nuk vuri Likja ne dispozicion arin e vjedhur, cadren qe beri ditelindjen me 1000 vete ne gjirin e lalzit qe tr strehonte fakiret qe rrinin ne pallate prej kashte? Ai dhe Nikolla e dinin qe do te binte termeti. Pse nuk mobilizuan kisha e xhamia, qe te shpetonin njerez. Atehere do ja benim hallall sa ka vjedhur. Te iku ky shanc o Like. I le njerezit te vdisnin edhe pse dije. Apo ke gisht edhe ne kete pisellik?
Ore ky baba xhikja nxorri dekret per te anulluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe i vendosi ato ne 13 tetor!? Po mire more baba Xhike qe tu thafte dora, kur ti si i derguar i Pejkamberit dhe fuqiplote ne kete vend te harruar nga perendia, e more vesh qe dita e qametit do te binte me 26 tetor, pse nuk nxorre nje ferman dhe ashtu sic bere per zgjedhjet, e kishe anulluar edhe kete qamet per nje date me te larget, ne menyre qe ne varfanjaket per te cilet ty te keputet shpirti, te kishim kohe te pregatiteshim ku te fusnim koken !? Ca prej nesh te bujtnim ne vilen tende ne Gjirin e Lalezit, se shyqyr zotit e ke me dhjete hale , keshtu qe nuk do te prisnim rradhen per te dhjerre. Ca ne vilat e plazhit te Gjeneralit se edhe atje ka mjaftushem vila, mbase jo me dhjete hale .Ca te tjere andej nga Long Hill, se thone qe ata qe i kane ndertuar, kane vuajtur shum, jane rropatur rrugeve te botes deri sa i bene ato cika leke per ta ndertuar ate, por qe jane gati t’na i leshonin neve varfanjakeve per diten e qametit. Se kote nuk thone! Yti mishin ta ha, por kocken ta ruan! Keshtu me pac uraten, e me rruac, here tjeter mos e bej kete qe bere kete radhe. Selam baba Xhike!
O super felliqesire qen Lesi Cfare perralle na tregon Se na paska bere truthari i Skraparit parlajmerim se ne Shqiperi do bie termet Kete e dinte edhe bufi ashtu sic e dinim te gjithe qe termet do bjere nje dite, sepse nuk eshte e para here qe bie termet por e dinim qe do binte duke menduar per ndertimet e viteve 90 kur zoti Sali e la token ne meshire te fatit bashke me zoti Meta qe e kthyen vendin ne katastrofe me firmat e ndertimi ne cdo cm me kate gjigande dhe me cilesi te dobet Del pyetja se kush duhet te kerkoje falje ne kete mes Pse nuk paralajmeronte firmat e ndertimit zoti Meta kur e dinte se cfare do te ndodhte Dhe ti qen LESI ben mire te mos flasesh per momentin qe akoma famljaret e viktimave i kane syte me lote por kondribo dhe ti Kjo do te ishte mesazhi me i mire qe do te beje Boll me degjenerimet e juaja sepse ju ma dale boja Nuk ju beson me njeri juve funderinave
O super felliqesire qen Lesi Cfare perralle na tregon Se na paska bere truthari i Skraparit parlajmerim se ne Shqiperi do bie termet Kete e dinte edhe bufi ashtu sic e dinim te gjithe qe termet do bjere nje dite, sepse nuk eshte e para here qe bie termet por e dinim qe do binte duke menduar per ndertimet e viteve 90 kur zoti Sali e la token ne meshire te fatit bashke me zoti Meta qe e kthyen vendin ne katastrofe me firmat e ndertimi ne cdo cm me kate gjigande dhe me cilesi te dobet Del pyetja se kush duhet te kerkoje falje ne kete mes Pse nuk paralajmeronte firmat e ndertimit zoti Meta kur e dinte se cfare do te ndodhte Dhe ti qen LESI ben mire te mos flasesh per momentin qe akoma famljaret e viktimave i kane syte me lote por kondribo dhe ti Kjo do te ishte mesazhi me i mire qe do te beje Boll me degjenerimet e juaja sepse ju ka dale boja Nuk ju beson me njeri juve funderinave
Idjotesi+maskarallek….pse nuk ju drejtua presidenti popullit ne date 25 nentor meqe e dinte qe do te binte ky termet ? Qe u priste nje termet 35 -40 vite mbas atij te vitit 1979 kjo dihej por parashikim se cfare date do jete nuk ka shkence ne kete rruzull qe ta dije . Kesaj I thone te fitosh kredo politike me fatkeqesi te tilla. Si duket qellimi ka qene me shtu pak antaresimet ne LSI se ngeli me dy veta.
Une nuk e dua Like Hajdutin po ne kete rast dhe mund te ishin vene ne levizje strukturat per nje kontroll Rutine ,qofte dhe nje inspektim i zonave te banuara me probabilitet te rrezikut sizmik te Larte.
Likja është kryeministri i PS dhe jo I së djathtës.Ta gëzoni se të gjithë një surrat keni.
Tall bythen dhe Nikoll Lesi me Meten me duket!
Qellimi i ketyre eshte qe te bejne sa me shume budallenj qe nuk kuptojne rreth vetes
Shihet qartë tashmë që Hirësia e Tij, i zhytur në një betejë mitike përsiatjesh introspektive në zbulim të vetvetes, po i djeg me shpejtësinë e dritës të gjitha etapat:
Dikur fliste si Peshkop në emër të “Mirësisë dhe Dashurisë”; para pak muajsh u vetëshpall Shenjtor pa u flijuar ende e tash së fundi po na bën të ditur që është Profeti dora vetë.
Le të mos çuditemi nëse nesër do të zbulonim që Perëndia – Zoti i Madh e i Mëshirshëm – e paskësh emrin Ilir Meta.
Kjo gjallesë delirante mund të na duket një figurë folklorike dhe qesharake sa të duam, por fakti që banon në selinë e Presidencës e bën atë edhe tepër të rrezikshëm.
Poshtë ky President!
Gazetarit të “KJ” do të doja t’i kujtoja se Tselentis nuk ka bërë asnjë lloj parashikimi: ai vërtet mund të pranojë, mbështesë dhe shprehë publikisht mundësine e një tërmeti të fuqishëm në Ballkan, por nuk mund të vendosë dot gishtin në hartë, në kalendar ose tek akrepat e orës; përdryshe, brenda natës, nga shkencëtar do të gdhihej sharlatan.
Ky ishte një tërmet 6.3 ballësh e jo megatërmet. Ndodhi në një zonë aktiviteti sizmik modest, nëse marrim parasysh pllakën tektonike të Paqësorit.
Me këtë intensitet jo aq të lartë, efektet shkatërruese nuk janë vetëm për faj të tërmetit, por dhe – sidomos – të miletit: askush nuk i detyroi shqiptarët të ndërtonin keq, të mos mirëmbanin e, mbi të gjitha, të zgjidhnin në krye të tyre veç hajna e hajdutë. Këtë shtet e kemi bërë siç e deshëm vetë, siç jemi edhe vetë…
Nga padija ose ligësia, me pohimet e një profesionisti mund të spekulojë një luan internetas apo një gazetar i dobët, por jo Presidenti i Republikës.
Gjithsesi, secilit sipas rangut: asnjë nga të tre nuk mbetet i pafajshëm.
O Ben! Nqs do ishin mare parasysh mendimet e Metes per termetet apokaliptike,a do ishte e mundur te ndalej termeti.A kishte ndonje date se kur do binte termeti? Pse nuk e tha Meta daten meqe ky i parashikoka termetet? A ka fuqi me te madhe se perendia,apo zoto? jo,nuk ka, atehere edhe zoti nuk e ndalon dot termetin dhe jo pastaj qeveria e Edi Rames.Pse flisni budalleqe.Termeti eshte nje fuqi e madhe qe askush nuk e ka ndaluar deri sot.
Ndoshta mund t’më hidheni në kokë, por mendoj, jo vetëm që i meritonim si popull këto dy tërmete, për t’na sjell mëndjen në vënd,(gjë për të cilën edhe pas kësaj që na ndodhi as mund të shpresohet) por nënën t’na lërojë edhe “një i tretë, por i vërtetë”, sepse ne nuk dimë të jemi serioz me atë që të paktën duhet të jetë serioz një popull, me jetën e tij. Sepse, më thoni ju lutem, çfarë mund të thuhet për një popull që vjedh çimento edhe kur ndërton shtëpinë e tij, pale të botës? Ne jemi aq të “zgjuar”, sa presim degën ku qëndrojmë vet.
Parashikimi i termetit,doli.Termeti ra.
Po ku do binte ky termet,lagje rruga pallati nuk po i kerkojme po ama ku do binte.Ne jug,Ne Veri apo ne Shqiperine e mesmet,ne zona malore apo fushore bregdetare,apo ne dete.Se ma do binte ne Ballkan,dakort.Po ku.Shqiperi,Greqi,Kroca,Bullgari,Rumani.Ndaj komentatori qe kerkon te vej para pergjegjesise qeverin apo cfaredo qeverie per mos marrje masash per paralajmerimin e parashikuesit gabon.Edhe vete sizmologu grek nuk dinte ne cvend do bjere.Po ama ai perllogarite nga koha ne kohe si biqim sezonit qe mund te bie termet.
Pra dhe Like parashikuesi dhe sizmologu grek Akis Tselentis duhet ta percaktonin edhe vendin ku do bjere dhe vetem ne keto kushte cdo qeveri do bante njifare pergjegjesiet.Mbasi Termetet nuk jane te parashikushem.Nese po Njeriu do e kishte te garantume jeten nga cdo termet qe te bie.
SA SHUME MAGJISTARE E GOMARE PASKA KY VEND I BEKUAR NGA ZOTI E MALLKUAR NGA ROBI!
PROFETE APO SHTRIGANE KOBZI!?
– Zoti nuk i degjon kukamat e shtrigeve e magjjstricave ndjellakeqe…
– Pse nuk e parandalove o presi… shtangist i Kusarise!
– Asgje nuk ka vleren e nje jete te shpetuar !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Qe bien e do te do bien termete… uragane… cuname …. qe nje dite do zhduket krejt Bota bashke me Diellin e krejt galaksine tone eshte dicka qe dihet edhe nga lopa… edhe nga gomari o presihor.
A e di o idiot me brire se ne Gjithesi ka me shume yje, deri miliona here me te medhenj e me te fuqishem se Dielli yne, se kokrra rere ne te gjitha oqeanet, detet , liqenet, lumenjte, perrenjte, ranishtet e mbare Botes soñé…
A e di o magjistar faqezi bashke me ate kukumjacken tende se cdo te milionet te sekondes lindin e zhduken miliona galaksi deri miliarda here me te medha se Galaksia jone Kashta e Kumtrit!
A e di ore profeto- hajvan me ate shtrigen tende se planete si Toka jone nuk llogariten as sa nje kokerr rere ne Universin pa fund e pa ane ne kohe dhe ne hapesire!
A e di ore ogurzi se asnje shtet, asnje qeveri, asnje regjim tash e mbi 5 500 vjet qyteterim ne Toke nuk ka arritur as te parashikojne, as te parandaloje dhe aq me pak te ndaloje asnje termet….
Ndaj mos na beni profetin per dukuri te pashmangshme dhe te priteshme ne cdo moment kudo ne Bote.
Cfare duhet te bente qeveria apo kushdo qe ti akuzen se nuk te kane degjuar predikimet tuaja ogurzeze?
Me shume se profete ju jeni shtrigane te se keqes, paniku, tmerrit kobit te zi per shqiptare e shqiptari.
E Zoti nuk i degjon kukamat e shtriganave e krra … krramat e korbave te zi e aq me pak te magjistricave te se keqes .
Cfare bere ti shtangisti i deshtuar per ta parandaluar e ndaluar kete termet apo krra… krra….. ku… ku!?
Askush, asnjehere nuk ka mundur e as nuk mundet te parandaloje termetin… por secili e te gjithe kemi detyrim njerezor te shprehim solidaritetin dhe forcojme unitetin e jo te bejme Pejgamerin as Profetin!
Vraponi burra s’ka kohe me prite!
Cdo sekonde shpeton nje jete nen germadha!
Asgje tjeter nuk ka vleren e nje jete te shpetuar !
From: Alban Dega
Date: November 26, 2019 at 11:15:46
Këta politikanët shqiptarë janë për të varur në litar nga A-Zh e ju mbroni njërin apo tjetrin. Mirë që nuk ka politikanë njerëz humanë Shqipëria e kemi kanibalë, kafshë, barbarë , zuzarë e kusarë në vend të politikanëve , po ju jeni të verbuar pas partive se ju hedhin ndonjë kockë???
Sizmologu grek tha do bjeri tërmet i fuqishëm (e përsëriti apo nuk e përsëriti Meta) dhe kjo gjë ndodhi tani e humbën jetën e u plagosën njerëz të pafajshëm. Çfarë karin keni që llomotisni ??
Do mbroni këta politikanë që nuk e lëvizën bythën as për të mbledhur pesë batanije apo të krijonin një komitet emergjencash??
Do mbroni këta politikanë barbarë që as një qen nuk kishin për të gjetur të mbijetuarit apo viktimat në gërmadha e nuk kishin pajisje të veçanta për shpëtimet.
Do mbroni këta kusarë politikanë ndërkohë që shumë njerëz vdiqën kotë duke pritur me dhjetra orë që të shpëtoheshin.
Këta zuzarë politikanë që dhanë lejet të ndërtohej kudo , pa kriter e pa cilësi që nga brezi i rërës , te këneta e te fushat pjellore të Myzeqesë e gjithë Shqipërisë??? Në burg të parët për këtë fatkeqësi kombëtare duhet të shkojnë Nano, Berisha, Meta,Rama, Basha, Gjushi
Pastaj me radhë të tjerët dhe gjithë projektuesit , inxhinierët e zbatuesit e këtyre objekteve të ndërtuara me babëzi dhe pa rregulla…..
Pa humanizëm.
Duheshin marre masa. Meta ka bere cka bere me pare(se dhe Edi nuk ka qene me i mire ne rini) po paralajmeroi te merreshin masa, se paku te kishte ndonje mjet per kerkim shpetim apo edhe ndonje qen te stervitur per keto raste, se keto sekonda te humbura kot me shume mundesi kane qene fatale per mbi gjysmen e viktimave. Tani rilindja bo foto me fatkeqet dhe ju vjedh fondet e ndihmat qe duhet te ishin per to. Keto rilindas nuk kane shpirt bashke me delet qe i mbeshtesin, nuk e di se si ju duken gjerat normale keto 4 vitet e fundit te kesaj keqqeverisje.