Ministrja Shahini sqaron rifillimin e shkollave

30 Nëntor 2019, 16:36Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një lidhje direkte në Top Talk ka folur për pezullimin e procesit mësimor si pasojë e tërmeteve, ndërsa shtoi se janë bërë përpjekje për të identifikuar objektet shkollore që kanë dëmtime.

” Kemi bërë përpjekje për të identifikuar objektet shkollore që kanë dëmtime. Jemi duke përfunduar analizën e
gjithë akt-konstatimeve që na kanë ardhur. Për datën e fillimit të shkollës do të kem një konferencë për shtyp ku do të jap informacion.

Në Durrës kemi numrin më të madh të shkollave të dëmtuara. Po përgatisim planin e zhvendosjes së nxënësve,aty ku janë dëmtuar shkollat. Së dyti po përgatisim një ambient të ngrohtë me metoda trajtimi psikologjik. Jemi duke përmbyllur edhe pjesën e
shkollave private, ato publike janë inspektuar. Do të bëjmë transportin e fëmijëve nga vendet ku janë strehuar, drejt shkollave

Pasdite do të kenë edhe mësuesit ndihmës si edhe psikologët. Unë mendoj që shkollat duhet të hapen dhe të rifillojë shkolla. Për një vendim më konkret do të dalim nesër në një deklaratë”,l tha ajo në Top Talk.

2 komente në “Ministrja Shahini sqaron rifillimin e shkollave”

  1. BE '25 says:

    Ne shqip e dha njoftimin apo ne Koqevarce?

  2. Beni says:

    Rri aman ti se me keto psigologet e ndritet ju.
    Duhet te kete cdo shkolle psikolog dhe a i ke pare cfare llumi keni fut per psikologer ju! Komplet copat e militanteve e qe as e dine pse jane aty.
    Ju jeni ca plera qe vetem beni gam gam ne televizor dhe asgje tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje