Tërmeti na tregoi, se duhet të varrosim mafian e fuqishme të ndërtimit

30 Nëntor 2019, 17:45Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfundimisht MAFIA e ndërtimit. Këtë gjasë ne shqiptarëve na i solli sot vdekja masive dhe tmerri që shkaktoi te të gjithë shqiptarët tërmeti i 26 nëntorit.

Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen se sjellësja e madhe e fatkeqësisë tragjike që ka pllakosur shqiptarët në këto ditë, nuk është më shumë tërmeti, se sa MAFIA e ndërtimit në Shqipëri.

Tërmeti i datës 26 nëntor zbuloi qartë krimin mafioz të ndërtimit në Shqipëri.

Por, çfarë do të bëjë qeveria shqiptare me kryeministrin e saj Edi Rama i cili i ka përkëdhelur në bashkëpunim për 20 vjet rresht këta mafiozë?

Tani që doli Prokuroria e Posaçme dhe po del edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, jemi mu në kohë që shqiptarët të shpëtojnë nga një zgjedhë kriminale që i ka marrë frymën. MAFIA e ndërtimit në mbi 25 vjet rresht, ka blerë politikën dhe të gjitha qeveritë, dhe, si pasojë e këtij krimi të madh, kjo erdhi më në fund dhe shkaktoi edhe tragjedinë e madhe makabër të 26 nëntorit 2019.

Tërmeti i datës 26 nëntor e nxori zbuluar korrupsionin shtetror shqiptar.

Mbi 80 përqind të dëmeve dhe 90 përqind të të vdekurve, janë pasojë direkte e shtetit shqiptar të korruptuar si administratë dhe antishqiptar si politikë, në mbi 25 vjet rresht.

Asnjë kontroll për ndërtimet, dhe një shitje e hapur e lejeve të ndërtimit. Ky ka qenë fenomeni.

Si mund të detajohet kjo bëmë makabër mbi 25 vjeçare?

Në plazhin e Durrësit është ndërtuar jashtë sensit shkencor të studimit të tokës dhe të karakterit sizmik. Po kështu, edhe në Durrës edhe në Tiranë, e kudo.

Në plazhin e Durrësit kanë qenë shkencërisht absolutisht të palejueshme ndërtimet e pallateve mbi 5 kate. Kush i krijoi, dhe kush i konstruktori, e, kush i zbatoi projektet e ndërtesave dymbëdhjetë-katëshe? Të gjithë këta janë individë të inkriminuar, që sot duhet të ndiqen penalisht për krimin që kemi përpara.

Kështu është vepruar në të gjithë Shqipërinë. Një masakër urbane e krijuar me ndihmën e kryeministrave dhe kryetarëve të bashkive.

Edhe korrupsioni me legalizimet, është i njëjti fenomen.

Vdekja masive që ndodhi duhet të japë shtysën drejt shpëtimit nga krimi i madh shtetëror kundër shqiptarëve.

Dhe mos mendoni se mbaron me kaq. Sot duhet të fillojë të zbulohet gjithçka. Dhe këtu duhet të fillojë ndihma e politikës amerikane dhe gjermane.

Tani janë të kapur të gjithë kryeministrat bashkëpunëtorë të MAFIES së ndërtimit. Për këtë jam i sigurt, me siguri profesionale, dhe prandaj që hetimi duhet ta finalizojë.

Kjo do të jetë ndihma më e çmuar që duhet të japë Shtëpia e Bardhë për shqiptarët.

Kryeministrat shqiptarë mbas vitit 1991, si rregull, kanë qenë bashkë, dhe MAFIA e ndërtimit që është dhe 50 përqind e krimit të organizuar, ka qenë klientela direkte e tyre.

Tragjedia aktuale i dha provat. Janë të implikuar të gjithë bashkë si : kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish.

FBI dhe SPAK duhet të shpëtojnë shqiptarët nga kjo zgjedhë e kohës sonë.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni kryeministror shqiptar e ka epiqendrën e vet te MAFIA e ndërtimit. Kjo është aksioma ku duhet të mbështetet së pari hetimi i ngjarjes tragjike aktuale, dhe pastaj, në funksion të reformës në drejtësi, të vijojë hetimi për të gjithë korrupsionin shtetëror dhe krimin e organizuar.

Vetëm fitorja e drejtësisë kundër padrejtësisë që e krijoi këtë gjendje tragjike, do ta zbuste në shpirtin shqiptar këtë dhimbje me përmasa biblike që po kalon sot.

18 komente në “Tërmeti na tregoi, se duhet të varrosim mafian e fuqishme të ndërtimit”

  1. E ke drejt, ne kohen e komandantit qe la partine plot me komisare qe i kemi edhe sot ne krye te vendit, nuk lejoheshin pallate me shume se 5-6 kate ne tirane, jo me ne durres qe ishte toke ranore. Te gjithe kryeministrat prej 91 e deri sot duhet te hetohen per vendimet e Keshillit kombetar te rregullimit te teritorrit qe kane firmosur per ndertimet shumkateshe, duke lejuar te ndertohen pallate deri 15 apo 20 kate, dhe me keq akoma shtesa te pamiratuara, nderkohe qe nuk eshte bere studimi gjeologjik, antisizmik. Mungojne mostrat e betonit deri ne kolaudimin e pallateve, nuk ka te dhena per tensionin siperfaqesor te hekurit deri ne thyerje, nuk ka te dhena per marken e betonit dhe te llacit, si dhe marken e tullave ne shtypje. Eshte nje dosje e zeze qe duhet te hetohet, pasi ne kete sektor eshte bere baderdia jane r ealizuar fitime kolosale sa jane blere edhe ministra, kryeministra dhe deputete , jane sponsorixuar te gjitha fushatat zgjedhore.

    1. Bureto says:

      Sa kate është hotel “Plaza” në qendër të Tiranës? Po ai përballë kishës Ortodoxe? E të tjerë plot si këto. A patën ndonjë gërvishtje? Në botë si në Japoni vend ne sizmicitet të lartë, Kaliforni po ashtu, Manhatan, Hong Kong, Singapor, Emiratet e Bashkuara (Dubai) etj kudo, ndërtohen grataçiela deri 600 e më shumë metra lartësi, prej gati 150 vjetësh, bile edhe në ujë apo rërë. Budallenj e mafiozë janë? Por ka shtet, ka standarde për të gjitha kushtet e mjedisit dhe projektohet konform tyre. Ndaj mos bëni të gjithë specialistin. Edhe në ndërtim, ashtu si në çdo degë të ekonomisë, ka abuzime, mos respektim të standardeve të projektimit dhe sidomos të zbatimit. Por kjo nuk do të thotë se çdo gjë ka qenë dhe është kështu. Tërmeti vërtetoi dhe anën tjetër të medaljes. Tregoi se ra pallati 6 katësh në Durrës tek Stadiumi, por jo ata rreth e rrotull tij. Po ashtu vila 5 katshe e familjes Lala në Kënetë, ndërkohë që ajo përballë saj jo, hotel Mira Mare në Plazh dhe asnjë pranë tij, e kështu ne rradhë. Ndaj hetimi duhet të fillojë menjëherë, së pari me këto raste dhe të ngjajshmit me to, dhe rast konstatimi të abuzimeve në gjithë zinxhirin projektim, përfshirë atë gjeologjik dhe sizmik, ndërtim (zbatim) supervizion, kolaudim dhe deri tek dhënia e lejes, sigurisht që fajtorët duhet të ndëshkohen rëndë; (7-15) vjet burg e ka Kodi Penal. Për më tepër që këto sollën vdekjen e kaq njerëzve. Ligjet ekzistojnë, prokurorija le të veprojë. Bile s’ka pse të presë BKH dhe SPAK. Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

  2. Alban Borshi says:

    Skemat qe po rishfaqen ne mbledhjet e qeverise, per gjoja nxitjen dhe rritjen e shumave te “salidaritetit” e “ndihmes”
    per pasojat nga termeti, shume thjeshte, jane skema grabitjeje te re dhe te shumefishte,
    sepse jane para qe do t’i mungojne fondit te tatimeve, pra fondit publik, Buxhetit qendror dhe atij lokal.
    D.m.th. keto monstra ‘”busnessmen-esh” nuk dine dhe nuk duan te dhurojne qofte edhe nje qindarke
    nga fitimet marramendese ne kurriz te jetes dhe shendetit te mbare shqiptareve (cdo dite imponojne
    ne treg ushqime te dobeta e te skaduara, keshtu shtohen semundjet dhe jepen ilace te dobeta e te skaduara,
    ndotja e qyteteve ne nivele skandaloze, karburante jashte cdo standarti teknik per perdorim civil, me
    rrjedhoje grabitjen e drejtperdrejte jo vetem te pronareve dhe perdoruesve te mjeteve motorike qytetese
    e nderqytetese, degradimi i tyre, mirembajtja e shpeshte ose jo tej normave teknike, etj, etj,, por dhe te shendetit
    te te gjithe shqiptareve, e shume te tjera gjema e tragjedi pafund), por te lidhur ne kordon me vendimmarrjen
    e quajne nje mundesi tjeter te madhe per te ligjeruar grabitjen e shumefishte duke rritur perqindjet e zbritshme
    nga tatimet per ato para qe gjoja po dhurojne.

    1. Toni says:

      Kryemafiozi eshte Edi Rama. Qe ka dhene qindra leje nderitimi jashte normave. Kur ishte kryetar bashkie. Dhe sot po qe eshte kryeminister gjithashtu me Vangjush Dakon dhe bandat e tij. Si kryetar i KKRT-SE se gjithe Shqiperise.

  3. Ajet Delaj says:

    Mafia me e madhe apo krye mafia ne Shqiperi jane trashigimtaret komuniste qe nuk i kane zbritur shqiptareve nga qafa per 75 vjet.
    A nuk thoshin se shkenca e shkencave eshte marksizem leninizmi .
    Perse duhet te jete kryetar i KKRTese Kryeministri kur duhet të jete ministri I ndertimit qe duhet te jete inxhinier e të kete nje staf inxhinieresh të ambjentit, urbaniste gjeodeziste ,sizmologe tej qe duhet të udheheqin krejt procesin e planifikimit e ndertimin ne repupliken e Shqiperise.
    Bashkekombas te nderuar se paku ne dite dhimbje e morti kthjellohuni se kujt ja keni lene ne dore Atdheun token e bekuar padyshim nder me te bukurat e me te pasur qe Zoti ka krijuar ne toke.
    Po ju bie nder mend vetem nje fakt qe jam i sigurte qe do e besoni . Nese Ky termet qe beri hatane ne Shqiperi 6.4 balle do kishte rene ne Japoni jam i sigurte qe as suvate e banesave nuk
    do i kishte gervishtur.
    Të tjerat mesime e analiza ti beje gjithsecili duke pasur para syshe jeten e femijeve e familjareve të tyre.

    1. Alban says:

      O Ajet, ça lidhja ka me komunizmin Saliu dhe Edi? Ta provoje te ndertoje nje mur pa leje ne ate kohe, pa haje burg gjithe jeten. Kurse keta jane bandit. Ku e sheh lidhjen me komunizmin? Ta shajme sa te komunizmin, por kishte rregull, kishte shtet. Shiko sot, rrumpalle.

  4. Ton Calameni Kucove says:

    I PARI ”’ VANGJUSH DAKO ”” SUPER MILIARDER E 20 VJET KRYETAR BASHKIE I DURRESIT SHUME BRUTAL .. I DYTI ”’ EDI RAMA 16 VJET KRYETAR BASHKIE I TIRONES ”’ MILIARDER ME LEKET E EMIGRACIONIT …6 VJET CADRAT NE BULEVARD”’HETONI KETA 2 PERSONA E CDO SHQIPETAR DO FITOJE MBI 3400 EURO PER PERSON.

  5. Ton Calameni Kucove says:

    I PARI ”’ VANGJUSH DAKO ”” SUPER MILIARDER E 20 VJET KRYETAR BASHKIE I DURRESIT SHUME BRUTAL .. I DYTI ”’ EDI RAMA 16 VJET KRYETAR BASHKIE I TIRONES ”’ MILIARDER ME LEKET E EMIGRACIONIT …6 VJET CADRAT NE BULEVARD”’HETONI KETA 2 PERSONA E CDO SHQIPETAR DO FITOJE MBI 3400 EURO PER PERSON. JANE PERSONA ME REPUTACION TE FUQISHEM POR JO SA FUQIA E NJE POPULLI.

    1. Korcari1 says:

      Ok Rama e Dako,po Sala,Meta e Basha nuk quhen,njepartiake njethundrake qe japin opinione njethundrakesh.

  6. Vangjeli says:

    Shqiptari ka nje shprehje z.Ngjala,ku thuhet shprehimisht keshtu “Bath ,bath po nje koqe”!Keshtu eshte edhe puna jote!Ngateron hirren me djathin,jo se Rama nuk ka pergjegjesi,por se ty te ka mbetur ajo thirrja e atij kandidatit per kryetar bashkie ne Berat para dy mandatesh ku bente thirrje :Kush nuk voton per mua e zente kanceri ne fyt!Edhe ti kete kriter ke por me nje ndryshim te vogel kur deklaron qe:Kush nuk me ndigjon mua e zente kanceri ne vesh!Kete qe po bene Rama or Avokt(Avokat eshte nje frut ezotik)duke thirrur per ndihme te gjithe duke marre persiper ate qe per nje vit ti strehoje te gjithe qe kane mbetur pa shtepi ,nuk e ka bere as Enveri kur ndertoi Baçllekun per tre muaj jo me Pallate por me shtepi njekateshe!Ndaj heshtni ne kete moment e nuk na thua ndonje gje per kryetermetin Shqipetar,ideatorin dhe zbatuesin e te gjitha fatkeqesive te pas 90 Berishe, kur konstatove se “ai nuk ka firmosur asnje shkrese” dhe qenkerka i pafajshem kur gjithe familjet kane nga nje plage prej Tij! Ndaj o “avokat” mos na gajas por na thuaj ndonje gje meqenese ti di shume ,kush dhe perse e vuri Sali Krimin ne krye te shtetit Shqipetar per ta shkateruar deri ne kete fare feje!

    1. Bureto says:

      Saktë @Vangjeli! Më lejo vetëm të të bëj një vërejtje për komentin tënd. I ke kërkuar shumë Ngjelës, sa i përket shkuarjes sl tij anës e anës të rolit të Berishls, për situatës e tmerrshme të vitit 1997, në rolin e kryetarit të Komisionit Parlamentar që u ngrit për atë ngjarje. Nuk kishte nevojë për shkresa që Ngjela ta nxirrte Berishën shkaktarin nr.1 të asaj tragjedie kombëtare, ku shteti u shkërmoq, sikur të mos ishte! E heq veten për jurist të madh ai, por ai e di se juristi qysh nga koha e Romës (e drejra romake), nuk gjykon vetëm me fakte, edhe pse ato bënin muuu, por edhe me vokacionin e tij të brendshëm. Pikërisht këtë Ngjela e la të mbytet dhe hartoi një raport jo si jurist por si politikan, në mos për interesat e tij, nuk e di se të kujt. Këtë Ngjela nuk do të na e thotë kurrë dhe do ta marrë me vete në botën e përtejme. Gjynah, kishte rast të mbetej në histori me një akt madhor parlamentar, pavarësisht se si do të rridhnin më tej ngjarjet, dhe si do të ishte fati i tij politik. Të paktën do të na ishin kursyer grushti i shtetit, shtator 1998, Gërdeci mars 2008 dhe 21 janari 2011, si krime shtetërore. Të tjerat, ngaqë janë shumë nuk ka nevojë t’i përsërisim, se ato tashmë nuk ka shqiptar që nuk i di.

  7. Koba says:

    Nuk ka ma drejt.Do te tregoj nje Fakt.Kur ishte Minister i Ndertimit I Ndjeri Olldashi ,me propozim te dhendrushit te Sale Kriminelit u pergatit nje ligj per mos lejimin e ndertimeve ne bregdetin e Jonit brenda distances 100m. nga vija bregore.Po per bregdetin Adriatik as qe nuk behej fjale .Pasi realisht atje sundonte Mafia ,ku pjese e saj e pandare ishin politikane te dy Kraheve .Kjo ngjarje e ben te detyrueshme qe kesaj davaje ti shkohet deri ne FUND dhe pergjegjsit dhe perfituesit te marrin Denimin e merituar.TUNG

    1. plazhisti says:

      Nje nga familjet qe ka zaptuar bregdetin ne Golem eshte familja Kapo e gjyshit te Andush Sali Bushatit!

  8. Lani says:

    Mafia e ndertimit e themeluar nga politikanet,e para gje qe beri ishte shkaterrimi i laboratorit te provimit te cilesise se materialeve te ndertimit.Ne vend te kryeministrit ne rruge duhet te ishin prokuroret per te pare e mbledhur te dhena pse rane ndertesat.

  9. Kombinati says:

    Problemi eshte akoma me i madh se keta ish pushtetare apo pushtetaret e sotem qe jane te lyer totalisht me krimin e ndertimeve pa kriter, dhe duhet te merren masat me te rrepta qe e kthyen vendin ne nje katraure te paimagjinueshem Duhet te nxjerrin ligjin per shembjen dhe rrafshimin e te gjithave objekteve te ndertuara mbas viteve 90 dhe te ndertohen banesa te besushme dhe jo mbi 5 kate me nje plan urban me parametrat qe kerkon ligji i ndertimit Atehere themi se kemi bere shtet

  10. pokeristi says:

    Z.Ngjela!
    Jam plotesisht dakord me shkrimin e mesiperm.
    Por mendoj qe ne keto momente eshte e rendesishme nje mbeshtetje e gjitheaneshme qeverise aktuale,per te realizuar ne menyre emergjente masat ne ndihme te te demtuarve nga vargu i termeteve te ketij muaji.
    Te jemi realiste,te jemi racionale,te jemi solidare.

  11. rexha 10 says:

    MIRE MORE zoti SPATAK,NE ATE VENDE PO FLITET PER MAFIET, PO QEVERITE NUKE KANE EKZISTUAR FARE GJATE KETYRE 30 VJETEVE?
    PERSE NUKE FLITET ME FAKTE,DHE EMRA’?????E FILLUAN ME MAFIEN E KLANDESTINEVE ,KU NJE ZOTE E DINE SE SA JETE KANE HUMBUR.
    PASTAJ KALUAM TEKE MAFIA E ZAPTIMEVE TE TOKES NE BREGDET .PASTAJ NE MAFIEN E LEGALIZIMEVE QE VAZHDON EDHE SOTE TE KESAJ DITE.PASTAJ NE MAFIEN E ARMATIMEVE,KU DHE PLASI GERDECI ,DHE ARMAT SHKUAN NE AFRIKE.PASTAJ MAFIA NE HIDROKARBURE,MAFIA ME
    KONCISIONARET,MAFIA MESE BANDAVE TE DROGES,,MAFIA ME SUBEVENCIONET E SHTETIT PER TE NDIHMUAR AKTIVITETET E BUQESISE,MAFIA NE TURIZEM ,DHE E FUNDIT MAFIA NE NDERTIME. PO MAFIJA E PRERJEVE TE PYJEVE,,MAFIJA E SHKATTRIMIT TE SHTRATEVE TE LUMEJEVE,QE PO SHKATRROJNE KEMBET E URAVE,PO MAFIET E BANKAVE TE NIVELIT TE DYTA,? PERSE DUHET TE PRESIM QE TE MEREN JETE NJERZISH TE PAFAJSHEM ,KU SHEMBEN PALLATE ,APO URA DHE PASTAJ FLASIM PER MAFIET. KETA JANE CA ORDINERE QE PO SHFRYTZOJNE POSTIN QE MARRIN ,DHE DUKE PERFITUAR BEJNE ATE QE RAMA THOTE KCK MCM.NUKE ESHTE E RASTIT QE BEHEN KAQE SHUME LEVIZJESH DUKE FILLUAR NE TE GJITH INSTITUCIONET E SHTETIT. PRANDAJ KETU FILLON MAFIA DHE PERFUNDON NE KRIMINALITET NEPER BAZA. KETE RADHE BENE MIRE QE TI FUSESH TE GJITHE NE NJE THESE KETA QEVERITARE TE 30 VJETEVE TE TRANZICIONIT ,QE PER POPULLIN E VARFER ISHIN 30 VJETE INKUZICION dmth TORTURA GJER NE VDEKJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje