Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim edhe me ekspertë të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës po ndërhyjnë nëpër pallate për sigurimin e godinave dhe evitimin e aksidenteve.
Ditën e sotme, ekipi i zjarrfikësve ka qenë tek pallatet e njohura si Shallvaret ku po heqin tjegullat e tullat e oxhaqeve që rrezikonin jetën e kalimtarëve.
Teksa ka postuar videon nga heronjtë e heshtur të kryeqytetit që kanë qenë në gatishmëri 24 orë gjatë këtyre ditëve, kryebashkiaku Veliaj i ka bërë apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues dhe të zbatojnë udhëzimet e uniformave bashkiake.
“Te Shallvaret e vjetra po punohet për të hequr me dorë çdo tjegull e tullë të oxhaqeve të amortizuara dhe për të shmangur çdo rrezik për banorët e kalimtarët poshtë!
Ju lutem respektoni udhëzimet e uniformave bashkiake – siguria e para, pastaj të tjerat”, thekson Veliaj. Në të gjithë lagjet e kryeqytetit po hiqen me kujdes soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti përpara se të rrezikojnë jetën e kalimtareve.
Sa punëtor ky Eri..
Me vrap të mbuloj mutin me shurrë vetëm si të mos i demaskohet lideri shpirtëror i Rilindjes..
Bëj bulevard Rama (Zogun e1) flashback sipas Ramës nuk do prishej për 100vjet as 10 vjet nuk kaluan komplet remont kapital lali…
Ore Erion mos vallë këto Shallvaret u shtuan me dy kate nga sa i kishin bërë rusët gjatë mandateve të kryetarllëkut të bashkisë së kryetarit aktual tendit..
Je bërë komplet si terminator me vrap se mos te demaskohet kryetari…
Api dhe ti show dhe fasada..