Rama: Jemi në konflikt të hapur me Metën, por mirëpresim bashkëpunimin për tërmetin

2 Dhjetor 2019, 18:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht se qeveria aktualisht është në konflikt të hapur me presidentin, sërish falënderon dhe është në krah të të gjithë atyre që ndihmojnë njerëzit në nevojë në këto ditë të vështira.

Rama u shpreh se mbështesin çdo iniciativë ndihme ndaj njerëzve në nevojë si të presidentit Meta, ashtu edhe të kreut të opozitës Basha.

Me presidentin e Republikës jemi në konflikt të hapur. Kemi një konflikt instituticional ekstrem. Kemi një komision të ngritur për ta sharkuar.

Presidenti i Republikës sot na thërret dhe ne çfarë do bëjmë do themi nuk vijmë, jo. 

Shkuam aty dhe kemi diskutuar sikur nuk ka ndodhur asgjë. 

Sepse realisht ajo që ka ndodhur nuk është asgjë në raport me atë që i ka ndodhur të gjithëve. 

Kushdo që do japë kontribut është i mirë se ardhur dhe ne duhet ta përqafojmë. Kështu e mendoj unë. 

Të bësh kalkulime, po shkova atje ky do ma bëjë siç ma bëri këto janë gjëra që nuk më interesojnë.

Kjo sepse kjo është një tragjedi që ka prekur të gjithë njerëzit. 

Pavarësisht se jemi në konflikt me presidentin, ne prapë bashkëpunojmë me këdo që është me njerëzit në këto momente të vështira”, deklaroi Rama.

2 komente në “Rama: Jemi në konflikt të hapur me Metën, por mirëpresim bashkëpunimin për tërmetin”

  1. BE '25 says:

    Ju te dy te takoheni koke me koke ne ndonje hotel te ri ne reren e Durresit dhe ne mezi presim qe te ndodhe nje dite takimi i mirepritur nga gjithe Shqiptaret per te miren e Shqiperise.

  2. Logan says:

    Lere propoganden dhe fjalet se vete je ti ai qe je shprehur qe Meta si ‘Prisiden,e ka humbur ate post, pra si pas zotrote ai ne eshte me president I shqiperise dhe ti sot I pergjigjes kerkeses se ti sot.
    Sot tregove vertete se ti je me ta dhe si ta. Meereen populli me ju Kurva meshkuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje