Nga Këneta, kryeministri Edi Rama ka sjellë një tjetër shembull, sipas së cilit është tregues se si keqinformimi nga ana e mediave ka sjellë pasoja shumë të rënda.
Bëhet fjalë për lajmin se spitali i Durrësit ka marrë dëmtime të forta e për pasojë rrezikon të shembet.
I gjendur përballë kësaj situate, një prej familjarëve ka nxjerrë babanë nga spitalit pavarësisht insistimit të mjekëve.
Siç tregon kreu i qeverisë, ai ka ndërruar jetë rrugës. “Kriminel” i quan Rama dhe jo media.
“Gjithë kjo histori është historia e mediave. Marrim babanë nga krevati duke iu rezistuar mjekëve mos lëvizni, se dëgjojnë se po shemben spitali i Durrësit, dhe u vdes babai rrugës.
Në vend që të mendojnë dy herë kur të flasin, që t’i lënë për një fazë të dytë, por non stop nëpër portale, TV. Kriminelë.
Kjo është historia”. Mos shihni TV, shihni radion më mirë“, tha Rama gjatë vizitës së tij në pasditen e kësaj të hëne nga Këneta.
Ju gazetaret keni vetem te drejte, ju keni vetem liri dhe jo pergjegjesi. Ju mund te sulmoni kedo dhe nuk mbani pergjegjesi. Ju i dini te gjitha. Ju jeni specialista profesionista te te gjithe profesioneve. Ju jeni te pafre te flsini e te shfqani çdo gje qe iu teket. Ju nuk doni te kete shtet por kaos per lajme.
Shume te drejte keni
Po te shohesh arkivat e disa tv sidomos e new 24 shikoje ca gazeturecja qe megjithse grupi i shpetimit shqiptare kishin shpeguar shume jete njerezore nga germadhat menjehere md ardhjen e grupeve te shpetimit te huajve filkuan qe grupet shqiptare po kerkonin kuturu jo atje ku kishte njerez e bla bla bla
Nje pjese e madhe e raportuesve te terrenit jane injorante pa nje ngritje profesionale por me nje mikrofon ne dore nxjerrin cfare tu vij nga b….