Nga Artur Ajazi
E ndërsa qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë janë non-stop 24 orë në këmbë, në lëvizje, në vendet ku po kryhet procesi transparent i verifikimeve të çdo pallati, banese dhe objekti tjetër, e vetmja forcë politike dhe i vetmi kryetar që merret me “plane me 5 dhe 3 pika” është Lulzim Basha dhe Partia e tij Demokratike.
Duke ja kaluar edhe Doktorit kësaj here, zoti Basha ka dalë paksa në terren, ka prekur nga afër dëmet katastrofike të tërmetit në disa zona të preferuara prej tij, dhe nuk ka harruar të shpallë edhe kësaj here “planin me 3 pika” të ish-opozitës për ngjarjen e fundit.
Duke mos pranuar të ulet në tavolinën e duhur për të nisur bashkëbisedimin dhe bashkëpunimin me qeverinë dhe kryeministrin Rama, duke mos pranuar të jetë ai, ose personat e caktuar nga ai, në tavolinën e përbashkët edhe me partnerët ndërkombëtarë, duket se Lulzim Basha kërkon ti luten “aman o Lul hajde”.
Oj PD pika-pika, “kur nuk je në paqe, si mund të jesh në luftë” thotë një fjalë e urtë.
Dhe fakti është se kjo opozitë qysh ditën e parë të postërmetit, ishte aq e paditura dhe aq e painformuara, sa shpalli dhe “fajtorin”, që na ishte qeveria dhe Rama.
Në momentet më tragjike, kjo opozitë bëhet edhe më qesharake, në momentet më delikate kjo opozitë bëhet edhe më e largët, më e huaj se çdo gjë tjetër për fatet e vendit dhe shqiptarëve. Si mundet, të mungosh dhe të refuzosh ftesën e një kryeministri kur ndodh një fatkeqësi kombëtare, si mundet të merresh me llogje Kavaje, të hartosh plane dhe “projekte me 3 pika” në këmbim të afrimitetit dhe bashkëpunimit?
Oj PD-ja pika -pika. Edhe pse gjithë bota ka kthyer sytë, mëndjet dhe zemrat nga Shqipëria prej 10 ditësh, po ndihmon dhe po premton kontribute të çmuara materiale dhe monetare për kapërcimin e dëmeve dhe rehabilitimin e situatës pas tërmetit, duket se e vetmja grimcë e vogël, në këtë Shqipëri të Madhe që merret me “projekte me 3 pika” nga godina e SHQUP-it, për gjoja “rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti” është PD-ja e Doktorit dhe Lulzimit.
Të vetmen gjë, të cilën Lulzim Basha e di ta bëjë mirë në kohë krizash, është qëndrimi larg “davasë”, duke preferuar të japë nga larg, në distancë “këshilla, orientime, sygjerime”. Por pas nuk mbeten edhe “specialistët” e tij, ata që mbahen si “kokat e ndritura të PD”, të cilët 24 orë pas qametit, dilnin dhe deklaronin se “fajin për tërmetin e ka Rama”.
Madje ata kërkonin ato ditë të afronin “asistencë teknike nga SHQUP-i duke sygjeruar “afrimin e 500 inxhinerëve për daljen në terren”. Kur nuk di, të falet, por kur hiqesh si i ditur, natyrisht duket sikur tallet. Këtë kanë bërë gjithë këto ditë shqupistët dhe “specialistët” e PD. Mirë që nuk ndihmonin, mirë që nuk afroheshin, nuk bashkëpunonin, dhe nuk pranonin të uleshin në tavolinën e madhe për vendin, por sulmonin, akuzonin, dhe denigronin çdo përpjekje, çdo ndjesi, dhe çdo kontribut që vinte dhe bëhej pjesë e solidaritetit mbarë shqipëtar dhe botëror.
Oj PD-ja pika-pika, si nuk folët njëherë mbarë, si nuk treguat njëherë të vetme, se jeni me shqiptarët, se jeni për zhvillimin, si nuk ngjallët njëherë të vetme shpresë tek njerëzit edhe në ditë fatkeqësish, dhe të gjitha këto nuk harrohen lehtë.
Harto plane dhe projekte me 3 pika Lulzim, se Shqipëria nuk do të ecë më kurrë në rrugën tuaj, thuaja edhe Doktorit këtë.
Po qe ka te drejte Ajazı. I ka thene te gjıtha. E turpshme te bezh mıtıng me fatkeqesıne. Sadızem. Por nje vrases ı 21 janarıt nuk dı te beje tjeter pune.
Luli ge shof “termetin” qe ka rene ne PD. Po vazhdoj “Jo” ketu e “Jo” atje, zor se ngrihet dhe behet PD. Sepse rrotull po vjen edhe SPAKU!
Po leri o ç’i dhjet një mut ata legena!
Me kë meresh dhe ti!
Ore mire te tera i morem vesh , por nje gje nuk arrije ta kuptoj!? Pasi babai i shkuli veshin, Lulja u fut perseri ne brazde! Ai ne shetitj e tije te fundit deklaroi,se ne kemi ne gadishmeri ushtrine tone prej 500 inxhinieresh, se keta kane edhe ushtri, komandant i te ciles eshte dora vete Lulja dhe ne rast rreziku, ata vetem asaj i binden !? Sipas informacioneve qe here, pas here vijne nga terreni, qeveria ka angazhuar edhe ajo “ushtrine” e saje te inxhiniereve, qe sipas gjasave edhe pse se thote numrin, pa tjeter qe duhet te jete me e madhe se ajo ushtria e Lules. Tani Lulja me ushtri, po qeveria, pa tjeter me ushtri , ka njeri te me thoje, se sa eshte egzakt numri i kesaj ushtrie te inxhiniereve te bashkkuar ?
Cfare te ka bere PD-ja ty o idiot?
PD por sillet me shume pergjegjesi dhe nuk po pengon.
Keni 6 vjet qe qeverisni,akoma PD-ja ja u ka fajin?
Kesaj i thone dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete,dhe aq me keq kur PD nuk ma as bisht
Oj PD-eja , Pika , Pika
Burra te nershem me gra e Qika
Djem azgana te gjith petrita
Gjithmone vere e kurr ska dimen
Model shkodra e ka Jozefinen
Nere e vlere qe i rrite shqipnise
trup malesorja bash e Malesise
Bac Salihu ngat dragobise
Bajram currin qe e saijdise !
Nere e vlere ia rrite shqipnise
Se nale fjalen tue kerkue hajrin
Nip kosove e ka Lul shqiptarin
PD ja eshte me ne krye njerëz që kanë deklaruar që mund të vrasin jo një, dy, katër, por edhe qindra shqiptarë po qe nevoja. Tashti ata po sillen vërdallë si cakej që si t’a shfrytëzojnë këtë situatë për interesat e tyre. Prisni se deri tani kanë bërë thjesht studim. Do nxjerrin patjeter një kleçkë, një tragjedi , një arkivol që t’a përplasin pastaj tek dera e kryeministrisë si arsye e fortë për te bërë shurrën tek dera dhe për të kërkuar dorëheqjen. Jepuni ca ditë. E kanë bosht ideologjik kanibalizmin. Prisni edhe pak. Mos u zhgënjeni nga hutimi. Në fund të fundit, PD është partia e kësaj begatie ndërtimesh cilësore.
E keqja absolute,maloku sali,shpreson te vazhdojne termetet qe te rrezohet qeveria.
Heshtja dhe mosangazhimi ne asnje ndihme zbulon qellimet e tij te zeza.
Sa per situaten mere ata qe u demtuan pa ansíe faj.
Per ndertuesit,zaptuesit,vjedhesit,ky duhet te behet nje mesim ,se nese
padrejtesine nuk e denon gjykata e korruptuar,e denon zoti i drejte.