“Toyota yaris”, Apeli i Krimeve të Rënda publikon vendimin: Rikthim në burg për biznesmenin Mollaymeri dhe tre të pandehurit e tjerë

3 Dhjetor 2019, 17:30Kronika TEMA

Gjykata e Apelit për Krimet eRënda ka vendosur të rikthejë në burg katër personat e ndaluar për çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit.

Ndonëse Gykata e Krimeve të Rënda i liroi ata me masën e ‘arrestit shtëpie’, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, është Apeli i kësaj gjykate që ka kërkuar ndryshimin e masës duke caktuar ‘arrest me burg’.

Vendimi i trupit gjykues është marrë më datë 27 nëntor, dhe është ekzekutuar më pas nga policia.

Të dyshuar janë Edi Lika dhe djali i tij, Klevi Lika, shoferi Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri.

Kujtojmë që në shtator të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Por, sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, hetimet për dosjen “Toyota Yaris” ishin të mangëta, ndaj e ktheu sërish këtë dosje në Prokurori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje