Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me NATO-n, pavarësisht sjelljes së saj të vrazhdë, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin, në momentin e një samiti të Aleancës Atlantike që shënon 70-vjetorin e saj.
“Ne e kemi shprehur disa herë vullnetin tonë për të bashkëpunuar me NATO-n, mbi kërcënimet reale si terrorizmi ndërkombëtar, konfliktet e armatosura lokale dhe rrezikun e përhapjes së armëve të shkatërrimit masiv”, deklaroi presidenti rus, i cituar nga agjencitë e lajmeve.
NATO nuk e konsideron Rusinë si armike, por do të kundërpërgjigjet nëse kjo e fundit sulmon Poloninë dhe vendet balltike, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për të përditshmen polake, “Rzeczypospolita”.
“Nëpërmjet një pranie të madhe të forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet balltike ne i dërgojmë një sinjal të fortë Rusisë. Nëse ka një sulm kundër Polonisë dhe vendeve balltike, është e gjithë aleanca që do të përgjigjet”, deklaroi Jens Stoltenberg, ndërkohë që samiti i 70-vjetorit të NATO-s hapet në Londër.
“Ne nuk e përcaktojmë Rusinë në këtë mënyrë, si armik të NATO-s. Ne thjesht do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme. Ne duhet të jemi të sigurt që ajo që kemi parë në Ukrainë, një pushtim i Rusisë kundër fqinjit të tij, të mos ndodhë kundër një anëtari të NATO-s”, shtoi ai në një intervistë të dhënë gjithashtu për të përditshmet gjermane “Süddeutsche Zeitung”, spanjolle “El Pais”, italiane, “Il Sole 24 Ore”, greke “Kathimerini” dhe daneze “Jylland-Posten”.
Të jemi realistë! Russia është një shtet që i respekton marveshjet dy palshe dhe ndërkombëtare. Psh… Marveshja e Jaltes nuk është respektuar nga vendet perëndimore.. Mbas shpërbërjes se Traktatit të Varshaves cili është qëllimi i ekzistencës së NATO? Flasin për pushtimin e Krimese, e cila ka qenë historikisht pjesë e Rusisë dhe zonë influence e saj. Po të informohemi pak më shumë duke lexuar dhe nga medjat dhe portalet Ruse do të kuptojme shumë gjëra që nuk i dimë. Mbas ndërhyrjes Ruse në Krimea janë zbuluar disa aparatura përgjimi të instaluara në shkolla dhe kopshte të cilat ndodheshin përballë bazës së marinës Ruse dhe shume te tjera. Cili ka qenë qëllimi i tyre kush i instaloi?Çfarë po bën NATO dhe BE për okupacionin e Turqisë në Qipro? Çfarë po bën NATO për agresionin dhe provokimet e Turqisë kundra Greqisë dhe Qipros në Mesdhe dhe Egje? Me teper rrezikon Greqia dhe Qipro nga Turqia se sa vendet Balltike dhe Polonia nga Rusia. Rusia ka bëre shumë përpjekje për tu afruar Europes, sigurisht për qëllimet e saj strategjike, por gjithmonë është refuzuar nga perëndimorët. Në vitin 2008 ishin gati për të firmosur marveshje me BE për lëvizjen e shtetasve pa viza e cila nuk u realizua kurrë. Europa nuk ka për të humbur asgjë përkundrazi do të fitojë shumë nga bashkëpunimi me Rusinë. Vendet Ballkanike do të marrin zhvillim ekonomik nga lëvizja e pjesës jugore të Rusisë drejt Europes jugore. Sot funksionon linjë Tragetesh Rusi-Turqi (Trapezunda) nuk do të humbnim gjë po të ishte edhe në Varna (Bullgarisë), rrugët janë gati Egnatia shkon nga Bullgaria, Turqia, në Gumenice si edhe degzimi për Vlorë, Durrës që edhe ato janë gati. Europa duhet që të kuptojë një gjë se Rusinë e kemi fqinj, Moska nga vendi me i largët i Europes është 4 orë me avion ndërsa Uashingtoni është 10 orë kjo i thotë të gjitha.