Tashmë që lëkundjet sizmike janë minimizuar, është koha e ekspertëve për të përcaktuar shkaqet e dëmtimit, apo edhe shembjes totale të banesave në Durrës.
Inxhinierve shqiptare iu jane bashkuar sot edhe disa eksperte nga Izraeli.
Mbetet ndërkohë aktual debati nëse shkalla e shkatërrimit është prej tërmetit apo cilësisë së ndërtimeve.
Ndërsa grupet mikse të inxhinierëve shqiptarë dhe të huaj vazhdojnë inspektimet e godinave, dhjetëra banorë të Durrësit mbeten ende me sytë drejt pallateve të dëmtuar, me dilemën nëse mund të hyjnë në shtëpitë e tyre apo jo.