Agron Duka me donacion konkret: Po sjell kontenierë banimi nga Zvicra, kjo për fazën e parë të emergjencës

4 Dhjetor 2019, 18:34Sociale TEMA
Agron Duka me donacion konkret: Po sjell kontenierë banimi nga Zvicra, kjo

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është duke bashkëpunuar me një sipërmarrës shqiptar në Zvicër për të realizuar një projekt madhor në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

Duka thotë se bashkëpunimi ka lindur orët e fundit dhe do të bëjë të mundur donacionin e disa konteinerëve të banimit që mund të strehojnë deri në 100 persona.

Ai thotë se ky lloj donacioni efikas duhet të merret si model për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për ata persona që po kalojnë natën ën qiell të hapur.

Postimi i plotë Dukës:

Procesi i rimëkëmbjes nga tragjedia që goditi vendin tonë, do të jetë i gjatë dhe do të kërkojë gjithë energjitë që shoqëria jonë do të jetë e aftë të prodhojë. 

Ndonëse kriza humanitare tregoi edhe njëherë brishtësinë e institucioneve tona, vala e solidaritetit ishte më e madhe se tërmeti. 

Solidaritet nxori në pah se shqiptarë janë më të mëdhenj se shteti i tyre, se kufijtë që na ndajnë janë thjesht administrativë dhe shpirti që lidhë këtë komunitet ndjehu dhimbjen sikur t’i përkiste një trupi të vetëm.

Nderimet e mia shkojnë te të gjithë ata që në këto ditë të vështira vepruan për të dhënë kontributin e tyre, sipas mundësive të tyre, pavarësisht statusit social, pavarësisht se e kanë bërë përpara apo pas kamerave. 

Nga ky solidarizim duhet të nis edhe ringritja. Ky bashkëpunim vëllazëror midis shqiptarëve duhet të jetë tulla e parë për të ngritur jo vetëm banesat, por edhe shtetin që ra bashkë me ato.

Si të gjithë ju kam dhënë kontributin tim, pa bujë dhe zhurmë, për të lehtësuar sado pak gjendjen e emergjencës, dhe do të vijoj ta bëj derisa komuniteti ynë të ketë nevojë. 

Në këtë kontekst, dëshiroj të veçoj vetëm një bashkëpunim që ka lindur orët e fundit, për të cilin mendoj se do të duhet të jetë edhe një nga rrugët që duhen ndjekur për të zgjidhur fazën tranzitore të strehimit. 

Bëhet fjalë për ndihmën që ofron miku im Kole Gjokaj, sipërmarrës shqiptar që zhvillon aktivitetin e tij në Zvicër, në bashkëpunim me të cilin do të vendosim në dispozicion të institucioneve vendase kontenierë banimi, të cilat mund të strehoin deri në 100 persona. 

Një donacion që vlen për fazën e parë të emergjencës, por që do të uroja të merrej si model për t’i dhënë një strehë atyre që këtë dimër rrezikojnë ta kalojnë në qiell të hapur.

Kjo fatkeqësi, që midis të tjerash na hapi sytë mbi situatën reale të vendit tonë, sidomos në zonat rurale, njëkohësisht na dha aftësinë për të parë qartë sa të fortë jemi kur bashkohemi dhe bashkëpunojmë. 

Të qëndrojmë kështu, dhe me ketë vetëdije ta ndërtojmë të ardhmen së bashku.

1 komente në “Agron Duka me donacion konkret: Po sjell kontenierë banimi nga Zvicra, kjo për fazën e parë të emergjencës”

  1. Jimi says:

    Ne thame shyqyr qe i shporrem kjoskat, ky do t’na e mbushi Durresin perseri me araba!? Prandaj eshte detyre e qeverise qe ti bashkrendoje te gjithe operacionet me te gjithe donatoret vendas dhe te huaj. Ajo duhet te ndaloje ndaloje ne menyre kategorike cdo aventure te ketyre birbove, te cilet nen petkun e solidaritetit dhe te mungeses se bashkrendimit te veprimeve me qeverine, kerkojne te bejne veprime te cilave nuk u dihet qellimi i vertet! Cadrat e emergjences kane nje funksion te perkohshem, pas ketij funksioni ato lehtesisht cmontohen dhe ato qe nuk jane demtuar magazinohen per rastet e kesaj natyre. Ambjenti nuk ndotet nga mbetjet industriale. Ka menduar ky birbo, qe keto konteinere qe kerkon t’na i bej “peshqesh”, ku do te degdisen mbas emergjences? Me krijohet pershtypja se keto konteinere qe per mua jane mbetje te rrezikshme, ketij “Dukes se krimit”,ne bashkpunim me ndonje tjeter “Duke krimi” te pertej detit, u intereson qe ti shkulin prej aty ku jane, jo vetem pa kosto por edhe t’ua dime per nder qe po na i sjellin!? Duka i krimit, i pasuruar ne menyre kriminale, me gjakun e djersen e ketij populli, eshte rasti qe te tregosh nje fare pendese, duke i kthyer ne forme donacioni solidariteti nje pjese te asaj pasurie te vene ne menyre kriminale. Ti vetem kete mund te besh, ne te kundert hesht dhe mos e trash zullumin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje