Një kronikë mesjetare tregon se çfarë ndodhi në një tërmet, të cilit ne nuk ia dimë magnitudën, por që tmerri i të cilit bëhet më i kuptueshëm, vetëm nëse ke përjetuar tërmetin e 26 nëntorit.
Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.3 ishte një nga më të fortët që ka goditur Shqipërinë përgjatë historisë së njohur të vendit. Kjo do të thotë, për aq kohë sa tërmetet maten në mënyrë shkencore, ose pak a shumë që nga fillimi i shekullit të njëzetë.
Enciklopedia shqiptare e vitit 1985 përshkruan edhe disa tërmete të tjerë të fortë. Një tërmet i qershorit 1905 në qytetin e Shkodrës vlerësohet se kishte magnitudë 6.6 dhe intensitet në epiqendër 9 ballë. Ai u shoqërua me mbi 600 pasgoditje që vijuan deri në korrik të vitit 1906.
Për tërmetet më të hershme, ne na duhet të mbështetemi te përshkrimet e dhëna nga kronikanët e kohës për të marrë me mend afërsisht se çfarë ka ndodhur. Një i tillë ishte përshkrimi i kronikanit bizantin George Pachymeres, sjellë për lexuesin shqiptar fillimisht nga studiuesi Robert Elsie në faqen albanianhistory.net
Robert Elsie shkruan:
Historiani dhe studiuesi George Pachymeres (1242-afërsisht 1310) lindi në Nikea dhe mbajti poste të larta në Kostandinopojë. Libri i tij “Historia” mbulon sundimet e Mikailit të VIII Paleologut (1261-1282) dhe Andronikut II (1282-1328) dhe përbën burimin kryesor për këtë periudhë. Në këtë libër gjendet edhe një përshkrim prekës i një tërmeti të tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit. Historiani francez, Alain Ducellier jep korrikun e vitit 1267 si datë për këtë ngjarje tragjike.
Teksti i Pachymeres
Pas një periudhe kohore, një ngjarje e dhimbshme dhe e vajtueshme ndodhi në Durrës. Gjatë muajit korrik, zhurma të pazakonta e bënë tokën të dridhej vazhdimisht, zhurma që ne normalisht i quajmë ofshama. Ato paralajmëruan për diçka rrënqethëse që do të ndodhte.
Një ditë, zhurma ishte më e madhe dhe më e gjatë se sa kishte ndodhur më parë. Frika që rrëmbeu disa nga njerëzit i detyroi ata të kërkonin strehë jashtë qytetit, për shkak se kishin frikë se gjërat do të bëheshin edhe më keq.
Nata ra mbi ofshamën shurdhuese të ditës së mëparshme dhe bashkë me të, një tërmet i fortë ndodhi, më i dhunshëm se çdo tërmet tjetër për aq sa mbahej mend.
Nuk ishte, siç dikush mund ta përshkruajë atë, një dridhje e tokës që lëviz tërthor, por më shumë një valëzim i stërmadh dhe i përsëritur, i tillë që brenda njëçasti, i gjithë qyteti u kthye përmbys dhe u rrafshua.
Shtëpitë dhe ndërtesat e larta që nuk mbijetuan as edhe një sekondë, u lëshuan dhe rrëzuan, duke varrosur banorët brenda tyre. Sepse nuk kishte ku njerëzit të shpëtonin, për shkak se ndërtesat ishin ngritur njëra ngjitur me tjetrën.
Në të vërtetë, shumë më i madh ishte shansi i mbijetesës për ata që qëndruan brenda se sa për ata që vrapuan për të dalë nga shtëpitë që kishin shpëtuar pjesërisht.
Asnjë nga ndërtesat nuk mbijetoi e paprekur. Ato u rrëzuan mbi njëra-tjetrën, çdo ndërtesë që ndodhi të kishte shpëtuar nga fati i shkatërrimit, u rrëzua nga kolapsi i të tjerave.
Katastrofa ishte tepër e papritur dhe shumë mbytëse për të lejuar ndonjë që të mbijetonte duke ikur.
Për shumë njerëz, kjo ishte si një ëndërr; ata nuk e morën vesh kurrë se nëçfarë ngjarjeje vdiqën. Fëmijë të vegjël dhe foshnja, duke mos kuptuar çfarë ndodhi, u varrosën në rrënoja.
Shamata dhe trazirat ishin të tilla që të mbijetuarit, pasi e gjetën veten nga një dallgë shkumëzuese e detit, e imagjinuan këtë jo vetëm si fillimi i më shumë vuajtjeve, por më tepër, si fundi i botës.
Për shkak se qyteti ishte në breg të detit dhe tërmeti i tmerrshëm ndodhi kaq papritur, ata që e gjetën veten jashtë, të cilët praktikisht ishin shurdhuar, përballur me një potere të tillë nga zhurma e shtëpive që binin mbi njëra-tjetrën, nuk menduan gjë tjetër veçse për shkatërrimin e të gjithë universit.
Tërmeti zgjati për ca kohë derisa asgjë nuk mbeti më këmbë. Çdo gjë brenda qytetit ishte rrëzuar dhe kishte zënë banorët brenda, me përjashtim vetëm të Akropolit që qëndroi më këmbë dhe i mbijetoi tërmetit.
Kur dita zbardhi, banorët e zonave përreth vrapuan për në qytet menjëherë dhe filluan të gërmojnë, duke përdorur çdo gjë që mund të kapnin: kazma, cfurk dhe çdo lloj vegle tjetër që mund të gjenin.
Me të katra ata filluan të gërmojnë, duke u përpjekur natyrisht të shpëtonin çdo viktimë të pafat që mund të ishte ende gjallë, por për më shumë, duke u përpjekur për të kapur çfarëdolloj pasurie që ata mund të nxirrnin nga rrënojat. Siç ndodhi, me të vdekurit vdiqën edhe trashëgimtarët dhe nuk kishte kush të kërkonte pronën.
Kështu, pasi gërmuan nëpër rrënoja për shumë ditë dhe, me cfurkë dhe drapër, pasi morën një të korrë me ar, shqiptarët dhe të tjerët që jetonin përreth eventualisht e braktisën këtë qytet të lashtë në vetminë e vet, një qytet që tashmë vështirë se njihet, numëruar mes qyteteve ekzistuese jo për shkak se ekziston, por vetëm për shkak të emrit, Peshkopi i tij, Nicetas, i cili kishte qenë atje në këtë kohë, mbijetoi, megjithëse ai kishte plagët e katastrofës në të gjithë trupin e tij.
Pasi pa një katastrofë të tillë, të cilën askush nuk e kishte menduar kurrë si të mundshme, atë e zuri paniku dhe u arratis, duke e lënë metropolin jo vetëm pa personin e tij por gjithashtu edhe pa banorët, pa shkëlqimin e ndërtesave të saj dhe pa lulëzimin e mëparshëm.(BIRN)
perralla per femije 5 vjeç
Nuk e di etnine e banoreve te qytetit po ata rreth fshatrave qe vrapuan per ti grabitur te vdekurit kam frike se ishin pellazget e sotem muhamed hasan hysen.
E o rot k..i 300 eurosh…at pereth ishin Shqiptare sipas teje dhe brenda ne qytet ishin te gjithe Greke hahahahah. Sa rrrroooot mund te jesh. Aty ne Athine brenda ishin gjysem shqiptare edhe ti kokrocke na tregone ne ne zemer te shqiperise kishte nje qytet vetem me greke hahahahah o zot na shpeto nga kta tipa si ti se nga greket mbrohemi vete
O h.armand,Muhamedi,Hasani,ahyseni dhe e
tëre shqiptarët në botë,mamanë dhe pse jo nëse
ke grua e motër!!!!!!!!!!!?.
Po pse o Luli nxiton me kaq mendjelehtesi te gjykosh nje pershkrim te vitit 1267, ku mesazhi eshte percjelle dhe na jep te kuptojme per nje termet te tmerrshem ne ate kohe. Po pse cfare prisje te digjoje per Rihter e levizje pllakash tektonike kur shkalla e njohjes se botes ka qene e ulet dhe per shkak te kesaj gjerat percilleshin me nje misticizem per shkak te pamundesise se shpjegimit te fenomeneve? Nuk eshte perralle. Ka ndodhur dhe ka qene shkaterrimtar. Mus beni kritizerin e semure.
Po pse o Luli nxiton me kaq mendjelehtesi te gjykosh nje pershkrim te vitit 1267, ku mesazhi eshte percjelle dhe na jep te kuptojme per nje termet te tmerrshem ne ate kohe. Po pse cfare prisje te digjoje per Rihter e levizje pllakash tektonike kur shkalla e njohjes se botes ka qene e ulet dhe per shkak te kesaj gjerat percilleshin me nje misticizem per shkak te pamundesise se shpjegimit te fenomeneve? Nuk eshte perralle. Ka ndodhur dhe ka qene shkaterrimtar. Mos beni kritizerin e semure.
ne vitin 1267 feja muslimane nuk kishte lindur akoma !!!!
Qe ka dal deti kjo dihet kur amfiteatri u zbulua nga vitet 1960 i mbuluar teresisht nga balta ku nuk dukej asgje me pas u zbulua e u vetmja per te nxjer amfiteatri antik!
Budallo-dinakët turkoshakë kapen mat me fjalët që shtojnë sipas oreksit të tyre: Në vitin 1267, nuk egzistonte fjala “SHQIPTAR”, që sigurisht në shkrimin e historianit, e shtojnë “pa të keq” shahinët mëditës të Meros (ndoshta me porosinë e vetë Mero-“patriotit” …???!!!) Kuptohet që komenti nuk do të botohet, sepse “djeg”…, por mua më mjafton që “miqtë” e mi do ta lexojnë…
More hoxhë ahmandi apo ahmaku, kur erdhi turku në ballkan? Je në kohën e bizantit apo flet mllefshëm se të janë shuar të gjitha ndjenjat njerëzore. Shaj sa të duash, fol për serbin grekun tyrkun shqiptarin, shaj ose lavdëroi, por mundohu të jesh pak i vërtetë,; ndryshe edhe ata?? që të paguajnë do të tërhiqen, sepse je jashtë perimetrave kohorë. Por ti vazhdo se injoranti nuk fajsohet, sepse aq di, aq thotë.
Drinzi Bardhi