Inxhinieri hungarez: Hetoni materialet e ndërtimit

5 Dhjetor 2019, 20:15Sociale TEMA

Konstatimi i dëmeve në banesa referuar kërkesave të bëra nga qytetarët e Tiranës ka vijuar edhe këtë të enjte.

Sipas Robertit, inxhinierit nga Hungaria që udhëheq një nga grupet e inspektimit, ky bllok banesash në Njësinë Nr 5 nuk paraqet rrezik për banorët.

“Rastet e inspektuara në Tiranë nuk flasin për situatë të rënduar të dëmeve. Kryesisht ne arrijmë të shohim plasaritjet jo-strukturore që nuk e rëndojnë kapacitetin e godinës. 

Patjetër që duhen bërë inspektime të mëtejshme, por plasaritjet e vogla disa milimetra nuk paraqesin rrezik”.

Sipas inxhinierit, pas kontrollit paraprak që është ai vizual, e quan me rëndësi të bëhen verifikime edhe më specifike mbi historikun e godinës.

“Fillimisht ne duam të kuptojmë cila është ngarkesa e strukturës dhe për këtë mjafton një inxhinier me përvojë. Më tej duhet investiguar për materialin e përdorur për ndërtim dhe ka mjete specifike sesi kjo kryhet, por që në këtë fazë ne po merremi vetëm me dëmtimet e strukturës në tërësi”.

Akt konstatimet e hartuara në terren nga grupet e inspektimit shkojnë fillimisht në Bashkinë e Tiranës, e më pas bëhet certifikimi i tyre nga Instituti i Ndërtimit.

Nëse gjatë kontrollit vizual vërehen dëme strukturore të godinës kryhet një tjetër kontroll teknik nga inxhinierët e këtij Instituti, për të dalë në një rezultat përfundimtar për ndërhyrjen ose jo në të.

3 komente në “Inxhinieri hungarez: Hetoni materialet e ndërtimit”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Shumë i zgjuar ing hungarez. .materialet në Shqipëri janë skandaloze,vetëm cilësi të dobëta gjen në treg ,shteti inegzistent të kontrollojë …më ka bërë përshtypje disa herë rresht unë vij në Shqipëri 1 herë apo dy herë në vit,shikoja që babai im shpesh herë blinte llampa sepse i digjeshin kisha blerë edhe unë dhe aty vura re që llambat digjeshin brënda 24 orëve,u habita. .vite ky muhabet po nuk mbarokan ato llambat jo cilësore që gjendeshin në treg? skarcitetet e evropës mblidhen në Shqipëri dhe shiten pasi zotërinjtë ministra e kanë bërë minopol dhe nuk e kanë lënë tregtinë të lirë ku të bëhet konkurencë e ndershme por e kanë monopolizuar që mos të kesh shans tjetër por të blesh atë që gjen në treg. ..shteti shqiptar ka forcuar doganën në interesin e ti(monopolizimi )j ku unë si emigrant nuk mund të dërgoj në Shqipëri çfarë të dua sepse më vë taksa të larta duke më treguar :hajde blije tek unë se e gjen më lirë. ..kam një përvojë të hidhur me doganën e kakavijës që kur e kujtoj më vjen për të vjellë, më bllokuan një air condition dhe më kërkuan që të paguaj një shumë shumë të madhe për çdoganim. .kanë kaluar nja 5-6 vjet që atëherë por kur e kujtoj rrëqethem. .dogana vërtetë është fuqizuar por për interes të monopolit dhe jo të qytetarit pra sa futesh në Kakavijë e kupton kurthin e shtetit mafioz, unë po sjell shembuj nga vetja ime me sende të vogla elektro shtëpiake ku nuk gjen dot anën por ja imagjinoni dikë që do të sjelli në Shqipëri materiale ndërtimi si hekur çimento hidrosanitare etj etj a i sjellë dot ?nuk ma do mëndja se ajo dogana do tju rrjepi të gjallë që të mos vejë mëndja që ti blesh gjërat në greqi apo Itali por ti blesh tek dyqani i x biznesii që është i lidhur me ministrin. .dua të them që shteti duke mos lejuar tregtinë e lirë dhe të ndershme bën si ti dojë qejfi duke e kthyer Shqipërinë në një aputhiq të madh skarcitetesh. ..po shkruaj edhe një diçka tjetër që më qëndron në grykë. ..vëllai im ka një biznes të vogël në Tiranë. ..më bëri përshtypje që e pashë vëllanë që për çdo gjë që shiste priste kuponin tatimor (biletën çfarë e quani ju aty. .) e pyes vëllanë dhe i them :bravo qenkeni ndërgjegjësuar tani këtu në Shqipëri? vëllai më përgjegjet dhe ma këput shpirtin :jo mor vlla jo e pres sepse jam i detyruar sepse ai konkurrenti im atje më tej mi dërgon menjëherë ata langaraqët e policisë financiare dhe po më kapën me parregullsinë më të vogël më mbyllën biznesin ndërsa konkurrenti im me “miq” në bashki mund të shesi gjithë kohën pa taksa dhe nuk ka problem. ..më erdhi kaq keq kur më tregonte realitetin aty në Shqipëri Sa nuk e imagjinoni dot. ..biznesi i vëllait tim është një biznes i vogël familjar sa për të jetuar imagjinoni sikur të duash të krijosh një biznes më të madh në Shqipëri. ..të çveshin lakuriq dhe të marrin shpirtin…prandaj edhe e urrej atë ‘rilindasin’tuaj që kërkon të bëjë “shtet”sepse më drejtohet mua vëllait tim tjetrit e tjetrit dhe na vë lakun në fyt për të paguar detyrimet ndërsa nga krahu tjetër biznesi i x ministri apo x personi i lidhur ‘me lart’ lulëzon me këto mënyra. ..edo të kripsha trutë që kërkon të bësh shtet. .

  2. Kuq e zi says:

    Mos ….
    Vetem cimenton mos hetoni se kemi 20 vjet qe e mbajme sketerre pronarin e saj dhe ska lezet ta zbulojme tash

  3. Rezorsi says:

    Shume drejtë. Te kontrollohen jo vetëm ato qe kane rene po të kontrollohen të gjitha apartamentet ose pallatet dhe atje ku nuk ka pasur lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri. Shumë nga këto pallate janë dorëzuar pa mbaruar nga padrone jo te ndershem. Që janë marrë me drogë ryshfete dallavere e deri burgaxhij. Që per te mos paguar taksat e shtetit I bënin pallatet me lloj lloj materiali dhe pastaj I linin ashtu grexo pa pllaka ashensor duke paguar nën dorë kryetarët e bashkive që janë protagonistët kryesorë të kësaj tragjedie. Këta duhet të hetohen të parët që janë bere milioner. Mjafton të shikoni vendet bregdetare të jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje