Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë është ndalur edhe tek prishja e objekteve, të cilat janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.
Shefi i qeverisë u shpreh se kjo situatë ka krijuar edhe keqkuptime, duke qenë se është përfolur se prishja e objekteve zhduk edhe gjurmët me shkeljet në ndërtim.
Por sipas Ramës kjo nuk do të thotë asgjë dhe se të gjithë do të dalin para përgjegjësisë.
“Do i kërkoja zv ministrit të mos vonojë, prishjet duhen të bëhen non stop, nuk ka asgjë për tu menduar.
Bëhet inventari i familjeve që janë pronarë dhe prishen.
Këtu hapet edhe një keqkuptim lidhur me punën paralele që po zhvillohet me hetimet dhe me nxjerrjen e përgjegjësive dhe vendosjen para përgjegjësisë, godinat janë produkt i shkeljeve dhe policia me prokurorinë vahzdojnë punën dhe do ketë rezultat.
Do shkojnë në gjykatë dhe KÇK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos së vet, kap ca të kapësh.
Ne nuk do i japim KCK mundësinë të shqyejë ndonjë cop tjetër, por do bëjmë cmos që të gjithë referimet të jenë të kopsitura nga ana e drejtësisë. Kjo kërkon pak kohë, por edhe durim”, tha Rama.
Po pse kur behet aksident ne rrug e lejn makinen me blloku trafikun sa te mbaroj gjyqi i shoferit?!!!
Nuk e dija dhe nuk kam par makina te prishura nga aksidentet ne mes te rrugeve!