Në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme u bë sot dorëzimi i detyrës tek kryeprokurori ri i Pergjithshem Olsian Çela.
E pranishme ishte edhe Arta Marku e cila ne fjalen e saj para se t’i linte stafetën Çelës, tha:
“Jam munduar qe prej dites se pare te punoj me perkushtim e integritet ashtu sic duhet të bëjë cdo zyrtar i këtij shteti.
Dua të falenderoj prokurorët qe gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e sfidave në këto 2 vite ndihma juaj më ka dhënë një ekseriencë të shkëlqyer.
Falenderoj përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius më kanë mbështetur ne cdo iniciative.
Falenderim të vecanteë për median, hapësirën që më keni përkushtuar qoftë kur keni qenë dashamirës apo edhe më pak roli juaj na bën më të përgjegjshëm.
Urime Kryeprokurorit, kam besim që Prokuroria do ecë përpara në përmbushjen e misionit të saj kushtetues jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shokut tim të klasës e jam e sigurt që do kaloni shumë mirë me të”, deklaroi Arta Marku.
Nga ana tjetër, Kryeprokurori i ri tha se Marku punoi në një kohë të vështirë për organin e akuzës dhe sistemin e Drejtësisë.
“Ndoshta është hera e parë që kalon detyra. Transparenca është mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve dhe te publiku. Falenderoj dhe vlerësoj Markun për këtë punë në këto dy vite, në një fazë tranzicioni, ku vendi është përballur me mjaft probleme të mëdha. Ajo ka bërë më të mirën e mundshme.
Tani hyjmë në një fazë të re, ku po ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore, kjo kërkon një angazhim të ri dhe konceptim të ri si duhet të funksionojë ky organ. Kemi kapacitetet për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së BE, rezultatet e punës sonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme.
Në këto kushte, unë mendoj se ka tashmë ka mundësi që Kryeprokurori mund të japë kontribut për t’u dhënë jetë ideve të reja. Sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor.
Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete. Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit presin.
Do të gjejmë të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. Cdo gjë nuk shkon, vaj ndryshimet gjithmonë janë pozitive. Vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë” tha kryeprokurori i ri Olsian Çela.
Çela kandidonte së bashku me Fatjona Memçajn dhe Arta Markun. Kjo e fundit mori të enjten nga Kuvendi vetëm 11 vota pro. (TemA)
Arta do mbahet mend jo si kukull por si Adriatiku pre Puke….
=
MErakun me tmadh kisha se mos i priste gershetat Pukjanja dhe si burrneshe ajo i qendroi besnike jo vetem flokeve te gjata por dhe pantallonave.
Vertete me vjen jo mire qe largohet Z.Marku, nje juriste e ardhur nga shtresa e te
persekutuarve. Perse keshtu ne nje shoqeri qe me veshtirsi po mbyll
plaget e se kaluares !?