FOTOT/ “Është pak mbipeshë”. Momenti kur Aureli heq kapelën për të respektuar Ronaldon dhe Buffon

6 Dhjetor 2019, 22:14Sociale TEMA
FOTOT/ “Është pak mbipeshë”. Momenti kur Aureli heq

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, fëmijët që ia dolën të shpëtojnë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit pasi u hodhën nga dritarja, kanë marrë këtë mbrëmje surprizën e jetës.

Ata kanë lënë spitalin dhe janë takuar në Itali me Cristiano Ronaldon, sulmuesin e Juventuesit dhe Gianluigi Buffon, portierin e njohur italian.

Kryeministri Edi Rama i ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.

“Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, thotë kreu i qeverisë.

Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.

Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”, tha Rama.

Luan futboll? Pyesin Aurelin, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po

Edi Rama: Është pak mbipeshë.

Cristiano Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar djemve bluzat me emrin e tyre në të cilat kanë lënë autograf me emrin e fëmijëve.

1 komente në “FOTOT/ “Është pak mbipeshë”. Momenti kur Aureli heq kapelën për të respektuar Ronaldon dhe Buffon”

  1. Syrja Ramizi says:

    Lojtar te medhenj dhe me zemer te madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje