Ndihmës së jashtëzakonshme që i është ofruar Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të 26 nëntorit përpos shteteve mike, individëve e organizatave, i është bashkuar edhe bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama.
Ajo është angazhuar si vullnetare e cila ka patur eksperiencë në menaxhimin e krizës humanitare gjatë luftës në Kosovë.
Zonja Rama është ofruar si vullnetare në asistimin e një grupi ekspertësh të huaj kryesisht nga USAID, të cilët kanë eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore.
Pikërisht kjo strukturë ka ndihmuar jo vetëm për hartimin e një formulari tip i standardizuar me modele europiane, që po përdoret për evidentimit e të gjitha dëmeve në të 3 qarqet, Tiranë, Durrës e Lezhë, por dhe me metodologjinë që po përdoret për matjet në strukturat e ndërtesave, shkruan Tv Klan.
Rama ishte e rezervuar të fliste për kontributin e saj, por shpjegon ndihmën që kanë dhënë ekspertët e huaj në këto ditë të pazakonta për Shqipërinë.
Kjo smer fonde nga buxheti por nga inst financ nderkombetare dmth borxhet e shqiotareve qe do paguhen nder vite. Super femer.
Znj. Rama shto kontributin me ca milion Euro , me ngushullime e me bisedime e me bashkime nuk kane nevoje ata njrez te terrorizuar.
Si kshilltare e pare e bshkeshortit regulloni qeverine e adoloshentve se eshete per faqe te zeze. Keni marre ne dore te perzeni gjith potencialet e shqiperise nga vendi dhe te qeverisni me ministra qe beni reklamen e botox ne cdo dalje.