Tragjedia në Thumanë, zv.ministri i Mbrojtjes hedh akuza të forta: Isha atje, ato viktima fatkeqe i vrau tërmeti në bashkëpunim me papërgjegjshmërinë njerëzore

6 Dhjetor 2019, 12:18Sociale TEMA

Pasi kanë kaluar ditë nga tragjedia që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka deklaruar se është njohur nga afër me situatën në Thumanë që pasi ndodhi tërmeti dhe tregon detaje të gjendjes së mjerueshme.

I ndodhur atë ditë në vendndgjarje, Koçi ka rrëfyer se është dëshmitar se ekipet shqiptare të kërkim shpëtimit kanë rrezikuar edhe jetën për të nxjerrë sa më shumë njerëz të gjallë nën rrënoja.

Por nga ana tjetër, Koçi ngre akuza mbi ndërtimin dhe strukturën e objekteve, shumë prej të cilave u shembën dhe morën jetë njerëzish.

Ai është i gatshëm të dëshmojë parakujdo që i kërkohet ndërtimet që vetëm brenda rregullave dhe satndarteve nuk ishin.

Sipas tij prokuroria ka qënë atje dhe ka marrë të gjitha provat e nevojshme për të gjetur fajtorët sepse njerëzit nuk i ka vrau tërmeti por bashkëpunimi i tij me papërgjegjshmërinë njerëzore.

“Kam qene ne Thumane qysh ne oret e para te mengjesit te dates 26 Nentor.

Jam deshmitar jo vetem i perpjekjeve vetemohuese te ekipeve tona te shpetim kerkimit, por edhe i pamjes se rrenojave te pallateve te shkermoqura nga termeti.

Deshmoj para kujtdo se tullat silikate ne pirgun vrases ishin te pastra nga cdo grimce ish llaci.

Dukej qartazi se materiali lidhes thuajse nuk egzistonte. Copa llaci nuk dukeshin gjekundi. Kishte vetem rere dhe pluhur krahas tullave te cilat dukej sikur sapo kishin dale nga fabrika.

Pjeset e derrmuara te trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxire nga lageshtira dhe mosha.

Prokuroria ishte aty gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit.

Ne gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore.

Duhet te gjithe ti veme gishtin kokes!

Ligjvenes, shtetare, ekzekutive, specialiste, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyres, notere, qytetare! Prokurore, gjykates! Te gjithe!”, shkruan Koçi.

3 komente në “Tragjedia në Thumanë, zv.ministri i Mbrojtjes hedh akuza të forta: Isha atje, ato viktima fatkeqe i vrau tërmeti në bashkëpunim me papërgjegjshmërinë njerëzore”

  1. Kalec Dega says:

    Shume akuze e forte …per humor ne Tema, lol!

  2. Meti says:

    Po mire pra, kur ishte prokuroria aty, ti ca mutin ke atehere qe na jepke kete “mendimin tend”. Mos je gje inxhiner ndertimi zotrote.
    Apo e ke mendim me porosi nga rama? Mos je duke bere presion? Se duket sikur po ju djeg shume kjo pune!
    Na e keni care trapin sa ska ku te veje ju te rilindjes. Jeni bo nje mut si ata te pd para jush.

  3. Free says:

    O debil me zile…termeti nuk vret por jane ndertesat qe vrasin. Sorollopi yt kur ishte ne pozite flinte gjume dite e nate dhe sot predikon drejtesi dhe standarte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje