Një ironi fati me gjasë do çojë që një prej simboleve të Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Godina 15 në Qytetin Studenti, të rrafshohet.
Kjo u kumtua nga vetë kryebashkiaku Veliaj në një prej mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
“Kemi marrë tre akt konstatime nga Instituti i Ndërtimit, të cilat dëshmojnë se godinat 15, 18 dhe 19, në Qytetin Studenti janë të dëmtuara përtej ç’mund të riparohet, kanë dëmtime në strukturë.
Janë tre godina të cilat nuk banohen nga studente, tejet të amortizuara, të zaptuara në vitin 1991″, tha Veliaj.
Po çfarë përfaqëson Godina 15? “Atë natë fjeta te godina 15 dhe të nesërmen në mëngjes me Azemin zbritëm poshtë te Gramozi”, rrëfen Arben Imami mbi themelimin e PD-së atë Dhjetor ’90.
Zyrtarisht, selia e parë e PD-së mbahet shtëpia e të ndjerit Gramoz Pashko, por gazetarja e profilit memuaristik Luljeta Progni, autore e librit “Pardesytë e Bardha”, një përmbledhje me intervista të protagonistëve kryesorë të atij Dhjetori dhe themelimit të PD-së, bie dakort që dhe Godina 15 mund të cilësohet si seli e parë e demokratëve. Sipas tij, fara u partisë së re anti-komuniste, u hodh pikërisht aty.
Po pse aty? Godina 15 nuk ishte si gjithë të tjerat. Aty qenë akomoduar përgjithësisht studentë që u kishte dalë e drejta e studimit me vonesë, për shkak të njollave në biografi. E kjo, pasi pati një tolerim ndaj tyre në fund të viteve ’90. Tjetra: ishte pikërisht kjo godinë ku më së shumti fikeshin dritat, e ku së më shumti viheshin në prizë furnelat për ngrohje. Siç dihet, piskamat e para rebeluese te Qytetit Studenti kanë patur shkaqe sociale – mungesë dritash e ngrohjeje – për të gjeneruar më pas në klithmina politike, të tipit “Liri-Demokraci”.
Te 15-ta, siç kujtojnë ish-studentë të atyshëm, kryheshin herëpas’here kontrolle nga drejtoria për posedimin e furnelave për ngrohje, pasi konsideroheshin dhe si shkak i rënies së automatit nga mbingarkesa. E pos kësaj, aty janë nuhatur dhe zërat e parë të një shpërthimi anti-komunist.
E sot, po në dhjetor, në ditët kur përkujtohet Dhjetori ’90, Godinën 15 e pret shembja. Nga dëmtimet e tërmetit. E duhet ditur se nuk po shembet një godinë por një simbol; pse jo, selia e parë e PD-së. (tesheshi)
zaptimi i godines 15 nga nomadet vs romani “gjethurinat” i Gabriel.G Markes
Po shembet nje simbol ” toke e objekt i xanun” i rrumpallhanes berishisto-pdiste,tani me leket e popullit paguani dhe qerate uzurpatorve.
Godinën 15 ne me sarkazëm e quanim “shtëpia ku lindi partia”. Kjo për të ironizuar me shtëpinë tjetër ku lindi partia tjetër, ajo komuniste.
Në ato ditët e para të jetës së PD aty ishin dhe zyrat jozyrtare të PD-së. Vajta çoç i bëra një pyetje një studenti para një makine shkrimi. Ai m’u përgjigj “s’ia kemi arritur akoma Amerikës.” Menjëherë më erdhi ndërmend shprehja e zhubravitur prej 45 vjet përdorimi “s’ia kemi arritur akoma komunizmit”. Të dyja shprehjet në mënyrën e vetë simbolizonin bollëkun që ndodhej diku në horizont dhe që një ditë do arrihej. Pastaj do jetonim të gjithë të lumtur.
ne 8 dhjetor 90..kam qene me sherbim ushtarak tek godina 15..ne ate kohe benim 24 ore sherbim ne vit..isha student i ekonomikut.ajo godine eshte historike…gjynaf